SHËNIME NGA MALËSIA E GJAKOVËS

NDUE DEDAJ           Jemi nisur drejt Tropojës, për të kundruar pikturën e saj të vjeshtës, nga më befasueset. Harmonia dhe shkrirja e qytetit të Bajram Currit, luginës së Valbonës, fshatrave në gji të Alpeve me vjeshtën, krijon një pamje eposi, me ngjyrat e kësaj kohe. Takohemi me njerëz të njohur e të panjohur, gjithnjë duke…

Ermira Mitre ( Poezi per konkursin )

NË MUAJIN MARS Në Mars, vështroni si ç’bëhet dimri, si bymehet brumi i tokës, nga Venusi, si ënjten sythet, në çdo frymëmarrje, si ndizet syri, nga ylber zambakësh. Në Mars, vështroni si zhvishet dimri, si heq pallton, kapuçët, dorashkat, si hijeshohet Toka, me bluza petalesh, si harbohet e kuqja, dashuri tulipanësh, kordelja e verdhë, xhelozi…

Julia Gjika ( Nga poezite per konkursin )

DAFINA Unë jam e gjitha, shekujt i lashë të ikin një nga një. Herë si retë e bardha, të panumurta, herë të hirta. Ngarkuar me furtuna, me stinë të begata. Jeta ime ishte e pasur, përderisa isha e lirë. Vrapoja e lumtur nëpër pyje të virgjër, anës lumenjve që më gëzonin shpirtin. Më quajtën hyjneshë…

Violeta Kadriu- Podujeve ( Poezi per konkursin )

PERQAFOM, I DASHUR!… Të lutem, i dashur, sonte përqafom fort përqafom fort e me zjarrë, si të ishte përqafimi ynë i mbramë, mu sikur atëherë, mu sikur atë natë kur për herë të parë u përqafuam me sy në momentin që u pamë e zemrat tona i ngujuam me dry e më kurrë s” u…

Ilir Shaqiri ( fragment poeme, per konkurs)

ILIR SHAQIRI, PRISHTINE JETËDHËNËSJA IME I Erdhe një mëngjes tetori, 1939,  teksa fryma e pa përgjumur e mosnënshtrimeve shekullore përditësohej kodrinave të buta të Vitakut nga siluetat e kudondodhshme hijemëdha të Omerit të vogël, tek ngrinte dylbitë andej nga vjen oshtima s’e kishte do haqe të pambyllura me krajlin.  Gratë lanin tirq galana në lumë…

Zef Pergega ( poezi per konkursin )

ANA TJETER E TE NJEJTES ANE  Ana tjeter e te njejtes ane Cel berllok qe ne berthame Ana tjeter e te njejtes ane I hap nuk rrin ne kambe Asnjehere s’i kreh floket Me bisht te gjarperit i perzien kohet Me rryp te kalines e terheq Ne unaze te dores mban nje fytyre dreq Ana…