Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Porosia e fundit e Mitrush Kutelit
Në letërn e fundit që Mitrush Kuteli i shkruante gruas së tij, Efterpisë, lidhur me fëmijët dhe dorëshkrimet, që do të linte të papërfunduara, po publikojmë, vetëm një fragment, që ka të bëj me talentin dhe kulturen. Nëqoftëse nuk do të kenë formimin e mjaftueshëm kulturor,- porosit Kuteli, -le të mos merren me to. Pra, në plan të parë të çdo krijuesi duhet të jetë niveli i mjaftueshëm kulturor, për t’u marrë me lëtërsi.
“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.
Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike-ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, -dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjerprinjtë. Të vrasin shokët, se ju bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!”
“Unë krenohem me librat që kam lexuar,
e jo me ata që kam shkruar”
Thoshte Borgësi.
Kur takon njerzit e “letrave” të prezentohen se ka shkruar 29 “vepra”.!
E lemë në një anë ktë rast…- Armiku i pyllit.
Unë besoj se ka letersi të mirë.
Vetë koha është e imazhit.
E jo e thelbit.
E lexova me interes diskutimin mbi letersine shqipe dhe gjendjen ne te cilin ajo ndodhet. Fatkeqesisht nuk ka si te jete ndryshe per dy arsye primare krahas zhvillimeve ekonomike-sociale: shtrydhja dhe marrja e frymes nga çensurat komuniste, ngritja ne pedestal e mediokreve qe i thurrnin lavde pushtet dhe tani ne 30 vitet venia e te tera vlerave ne pazar. Pra ne komunizem te ndrydhnin krakun ndersa tani trompetohet kush paguan . Vuuu vleresimet, kritikat, botimet se duam apo s’duam eshte lufte per ekzistene duke e filluar qe nga shtypshkronjat qe e quajne veten shtepi botuese e gjer te akademiket te cileve nuk u del rroga. Nje shoqeri e ç’ekujlibruar, nuk ka sesi te mos pasqyrohet kjo dhe ne botime. Etja per te botuar dhe te zënurit nje status. Por a nuk ju kujtojne fare keto lavdira e botime nje nga dramat e Balzakut? A nuk eshte e gjitha nje dejavu ne pasqyren e kohes. Pas luftes se dyte botrore a nuk u botuan me shume libra se kurre? A ishin tere ato tonelata cilesore?
Letersia shqiptare per mendimin tim eshte po aq e rrezikuar sa letersia ne mbare boten perendimore. Jo me larg se ne dhjetorin qe kaloi, perfundova nje klase letersie bashkohore ne proze ne Universitetin Simon Frazer, ne Brirish Columbia, Kanada dhe nje vit me pare te poezise bashkohore. Poezia bashkohore eshte kthyer ne proze qe nuk eshte aspak proze poetike te paktën dhe ne shume zhanra te tjera qe jane krejt abstrakte qe s’lidhen kurkund me ate çka eshte poezia ne thelb. Fallciteti ka arritur kulmin per shkak te “pranimit” te ideve dhe mjaft te jesh ne ato kanale qe ata duan te trompetojne si anti imperializm, anti racial, transxhender axhenda…
Ndoshta lexuesve u duken broçkulla keto qe une them, por beni humultimet tuaja duke filluar me çfare lexojne sot shkollat e mesme ne Kanada e Amerike. Duket sikur po ju lexoj lajmet e zeza, apokalipsin: po vdes letersia.
Ne fakt them jo. Letersia shqipe nuk po vdes. Ka akoma letersi te mire dhe te mirefillte, mjaft ta kerkoni ate nen tere kete zhurme e duhme pluhuri, larg pompozitetit fals, brenda dhe jashte kufijve. Nese nje grup akademikësh do te mernin mundimin ta filtronin tere kete letersi te prodhuar keto 30 vite, me seriozitet e pa larje nderesh e qokash, jam e bindur se letersia shqipe do te kishte vertete vepra me te cilat mund te nderohej.
…mendoj qe , nuk eshte letersia shqipe ne “rrezik”, por separi mungesa e nje institucioni te mirfillte i kritikes artistike , se dyti mungesa e nje seleksionimi nga shtepite botuese per botimet e reja ( kushdo mund te botoje cfaredolloj ” krijimi) , se treti , kontratat me shtepite botuese dhe autoreve , ( kontrata qe fyejne krijuesit) , se katerti , librarite dhe shperndarja e librit , dhe se pesti ( nuk dua te zgjatem per mungesen e orientimit dhe propagandimin e librit nga intitucionet perkatese ) , dhe me i rendesishmi qe eshte lexuesi , qe po i largohet gjithnje e me shume librit…..
Ka krijues qe e masin veten me numrin e librave qè botojnë.
Shtëpitë e pafundme botuese e vrasin cilesine e letërsisë.
E kam lexuar diku këtë që po e shkruaj më poshtë :
Kur një njeri lexon dy libra dhe shkruan është plagjiator, kur lexon njëqint libra dhe shkruan është krijues, kur lexon njëmijë libra dhe shkruan është gjeni.
Aristoteli e përcakton qartë, poezija në vetvehte është emitim.
Talenti lindë. Po nuk u kultivu; vdes.
Poetet e mirë, bëhen të tillë, se kan zgjedh të lexojnë letersi të mirë.
E mbështes idenë tane, Prengë.
Fillimisht asht n’rrezik Gegnishtja.. Duke qan e rrezikume kjo gjuhe e madhe., normal qe edhe letersia do vuj pasojat..
Kur krejt vendi asht ne rrezik nga shpopullimi, kur numri i shkollave zvogelohet çdo vit sepse po zvogelohet numri i nxanesve, natyrisht edhe letersia asht ne rrezik ekzistence ma se pare e lene ma per nga cilesia. Keshtu si ia kane nise keta qe drejtojne vendin do vije dita qe Shqipnia me pase ma shume shkrimtare se lexues…
Pershëndetje, Pjetër!
Tek të gjitha ato pyetje që ju bëni, jashtë kontekstit të tyre, do të veçoja letërsinë për fëmijë.
Shumë pak autorë i përkushtohen asaj, përveç teksteve shkollore, të cilat janë burime të ardhurash për të interesuarit.
Sot e kemi më të lehtë të përkthejmë nga letërsia e huaj për fëmijë, se sa të shkruajmë letërsi shqipe, nga autorë shqiptarë.
Në këtë mënyrë, qysh nga fëmijëria, kemi tendencën të rrisim fëmijë me modele dhe personazhe të huaj, dhe në të ardhmen ata të qëmtojnë tek letërsia e huaj duke I besuar asaja më shumë se letërsia shqipe.
Në këtë mënyrë ne modifikojmë tek ata, realitetin, shijet estetike, morale, edukative dhe tradicionale.
Ftoj, pra, të gjithë autorët të shkruajnë shqip për vogëlushët, ftoj shtëpitë botuese të sjellin sa më pak nga letërsia e huaj për ta!
Letërsia shqipe është në rrezik total, ngaqë mungon kritika esenciale, objektiviteti në gjykim dhe vlerësim, dhe përzgjedhja e veprave me mik, po ashtu publikimi i tyre në media po me mik!
Poezine nuk mund ta beje dokushdo, nese te shkruash proze don mend e kalem, te shkruesh poezi, don dhe frymzim, me pak rrjeshta, por poeti mbasi t’i zgjedhe,i gdhend ato, dashurohet me shtatzanine e rrjeshtave, e natyrshem kush i lexon do te thote marshallah! Rruget e thurjes se poezise jane te shkurtera, por, qe te mbijetoje ajo, zgjat sa nje tunel i pafund! Urime!