O’Henry, pseudonim i William Sydney Porter (1862-1910) ishte një shkrimtar amerikan i famshëm për tregimet e shkurtra që romantizuan njerëzit e zakonshëm, veçanërisht banorët e qytetit të Nju Jorkut. Tregimet e tij shprehin efektin e rastësisë në karaterin e njeriut përmes humorit, të zymtë apo ironik, dhe shpesh kanë përfundime surprizuese, një mjet letrar për të cilin ai është ndoshta shkrimtari më i famshëm.
O’Henry ishte gjithashtu një aventurier i madh. Në vitin 1882 ai iku në Teksas ku punoi në një fermë, në një zyrë hipoteke dhe në një sportel banke në Ostin, kryeqyteti i Teksasit. Ai u martua me Athol Estes më 1887 dhe më 1894 nisi një gazetë të përjavshme humori të quajtue The Rolling Stone. Kur kjo sipërmarrje dështoi, ai u punësua te gazeta Houston Post si gazetar dhe me raste, si karikaturist.
Më 1896 ai u akuzua për përvetësim parash të një banke. Miqtë e ndihmuan të arratiset për në Honduras. Ai u detyrua të kthehet në Ostin kur mësoi se bashkëshortja kishte një sëmundje të rëndë. Ai u dënua u burgos në Ohajo. Në burg ai punoi si farmacist i turnit të natës ndërsa vijoi të shkruante për të fituar para për të mbështetur vajzën, Margaret. Tregimet e tij nga jugu i Shteteve të Bashkuaa dhe Amerika Qendrore e bënë atë menjëherë popullor me lexuesit e revistave. Ai mbajti pseudonimin O. Henri pasi doli nga burgu.
Ai ka popullarizuar shprehjen Republika e Bananes.
Heronjtë e tregimeve të O. Henrit janë të papunët, vagabondët, endacakët, fermerët, nëpunësit e vegjël të administratës, policët, artistë të talentuar por të pafat etj. Nëpërmjet protagonistëve, lexuesi përjeton shtypjen e qytetit të madh si Nju Jorku, shfrytëzimin e përditshëm dhe dëshirën për t’i ikurbanditizmit në një lidhje romantike ose aventurë. Ai solli në letërsi edhe zhargonet e endacakëve dhe të pastrehëve pa i banalizuar ato me anë të shprehjeve paksa ekzotike si “tempull i stomakut” për restorantin. Një nga temat që rivjen në krijimtarinë e tij është batakçiu i vogël që bën çmos t’ua hedhë të tjerëve e në shumicën e rasteve e pëson vetë, siç ndodh tek “Etika e Derrkucëve”, “Fëmijët në Xhungël”. Me anë të ironisë, shkrimtari shfaq mirëdashje por është realist. Ndërsa fshikullon vanitetin, mburrjen, filantropinë borgjeze, me atë mënyrën e tij në dukje të shkujdesur, në thelb është prozator i pakompromis i humanizmit, dhembshurisë dhe dëshpërimit njerëzor, si te “Dhuratat e Magëve”, “Pianoja” e gjetkë.
O’Henri vdiq në moshën 47 vjeçare por krijoi një trashëgimi të hatashme letrare me 600 tregime të shkurtëra veç poezive dhe punimeve të tjera. Jeta e tij personale ishte një përzierje aventurash, dhimbjesh e kërkimesh. O. Henri është pseudonimi letrar i autorit William Sidney Porter, lindur në qytetin Grinsobro të Karolinës Veriore më 1862. Bir i një mjeku, ai mbeti jetim nga nëna në moshën tre vjeçare, dhe e la shkollën në moshën 15 vjeçare. Pesë vjet me radhë punoi në farmacinë e xhaxhait të vet. Për arsye se nuk po i ecte shëndeti u shpërngul në Teksas, ku u punësua si ndihmës në punë bujqësore, postier, llogaritar dhe pastaj si sekretar në një zyrë tokash. Më 1887 u martua e fillon të dërgojë skica të shkurtra në gazeta, nga të cilat nuk siguroi as emër, as të holla. Më 1894 bëhet botues e pronar i një reviste letrare “Rolling Stone” në Austin, Teksas, ku boton satira, pjesë humoristike dhe burleske, si edhe skica e ilustrime të tija. Veç talentit për të vizatuar, O. Henri ishte instrumentist dhe pjesëtar i korit të kishës. Ai u padit dhe u dënua për përvetësimin e një shume të hollash gjatë kohës kur kishte punuar si nëpunës banke. Çështja e fajësisë ose e pafajësisë së tij nuk arriti të sqarohej kurrë plotësisht. Për të shmangur dënimin, Porteri u arratis në Honduras për gjashtë muaj, ku krijoi shprehjen “Banana Republic” dhe mësoi pak spanjisht e gjermanisht. O. Henri u kthye vetë në Amerikë dhe iu dorëzua autoriteteve për të kryer dënimin me pesë vjet burg, që caktoi gjykata. Në Kolumbus, Ohajo, ai është i burgosur shembullor dhe meqë ishte farmacist i licensuar punoi me mjekët në spitalin e burgut. Për të ndihmuar bijën e tij të vetme fillon të shkruajë duke përdorur disa pseudonime. Kur mbaroi tregimin “Dhuratat e Magëve” nënshkruan pseudonimin me të cilin do të hynte në letërsinë amerikane dhe botërore. Në një intervistë me gazetën Nju Jork Tajms ai tregon me humor historinë e përzgjedhjes së këtij pseudonimi fatbardhë. O. Henri nuk është autori i parë që shkruan apo nis të shkruajë kryevepra nga qelia e burgut. Servantesi dhe Dostojevski janë të paktën dy nga shkrimtarët e mëdhenj që kanë punuar me krijimet e tyre më të njohura gjatë kohës kur ishin të burgosur. Pasi lirohet nga burgu dy vjet përpara kohe për sjellje të mirë, krijimtaria e tij letrare është vërtet e hovshme. Ai shpërngulet në Nju Jork ose siç e quan ai Bagdad në Subwaypër të qenë pranë botuesve dhe shkruan një tregim në javë për gati tri vjet për revistën New York Sunday Magazine.