NJE POEZI NGA E REJA PRANVERA QERIMI

NJE POEZI NGA E REJA PRANVERA QERIMI

Pak radhë për Pranverën

U lind pas Luftës me 22.03 2001 ne Ferizaj
Shkollën fillore e ka përfunduar në “Deshmoret e Koshares”,dhe atë të mesme në Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj me vlerësimin shkelqyeshëm. Ka përfunduar studimet bachelor, me status të rregullt në Universitetin e Prishtines, në kuader të Fakultetit Filologjik, në departamentin Letërsi Shqipe e regjistruar për herë të parë në vitin 2018/2019. Perveç profesionit, merret edhe me poezi, të cilat janë botuar në revista te ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime. Ajo që të befason, është fryma patriotike e një te reje vetëm 22 vjeçare, dhe vlerësimi që ka ajo për historinë e Kosoves, duke shprehur qartazi edhe komente politike me nje frymë letrare të dallueshme.

 

E SHTRIRË NË DALLGË


Gjumi u mundua, mendimet
e hidhura me m’i flak,
ato nuk hoqen dorë
u kapen në valle me ëndërrat .

Mendova se me gjumë
do ta braktisja realitetin,
nuk doli ashtu
me besimin se, po t’i mbyll sytë
do të ndryshoj diçka,
prapë gabova!

Mbas një dite të lodhshme
e të etur për dituri
hodha sytë në çdo hapsirë.
që më shihnin sytë.

Kosova, ngjason
si një varkë,
që çdo ditë i thyhet
nga një dërrasë
e fillon me i hy uji .

Dhe prapë ajo vazhdon
si nusja në traditat e shqiptarëve
tuj kujtu se është më e bukura
e ngre kryet përpjetë,
vetëm pse ka vendosur
fustanin e bardhë
e brenda faqen e zezë.

Ashtu edhe Kosoves
flamuri i valon sa fryen era,
por nuk shikon se do të bie në fund
e do ta marrë rrjedha .

Nuk shikon rininë si po i iken
nga pëllëmba dorës,
nuk e shikon se retë e zeza
e kanë rrethu.


Shumë shpejt mbi kokë
ujin kanë për me ia l’shu.
Nuk shikon dërrasat me ia ndrru,
po kokëfortë vendos me lundru.

Me njerëzit që nuk din not,
nuk din në cilin kënd
m’u drejtu.

Shkurt e shqip, harten nuk
dijnë me lexu
tuj u mbajt
se Evropa ka me i pranu.

Ushtarët e lindur
nga nënat shqiptare
i mori dheu,
këta të fundit
po i vret vet atdheu!

Ferizaj, gusht 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *