Nga Valentin Lumaj/Michigan
Të shtunën me 18 Shkurt, në sallën moderne të Qendres Kulturore Nënë Tereza, u festua 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Kosova në bashkëpunim më Këshillin e Kishës Zoja Pajtore.
Pregatitjet për këtë festë dukshëm kanë qenë të gjithanshme, që nga dekorimi, programi i pasur artistik, të ftuarit e nderit dhe ushqimet tradicionale shqiptare. Moren pjesë rreth 400 persona. Spikatën të ftuarit e nderit nga shteti amerikan; mori pjesë perfaqësuesi i Senatorit Gary Peters Mr. Michael Schmid, përfaqësuesi i Kongresistes Lisa McClain, Mr. Alex Aprile, nga kleri Katolik moren pjesë Dom Fran Kola, i cili shërben në një famulli në Gjilan, Dom Fred Kalaj, dhe dom Giovani Kokona, të dy famullitare i Kishës së Shën Palit dhe i zoti shtëpisë i përndershmi Dom Ndue Gjergji.
Ligjëruesi i nderit ishte ftuar nga Kosova prof. dr. Lush Culaj. Gjithashtu ishin ftuar me kohë dhe morën pjesë përfaqësuesit e shoqatave atdhetare, përfaqësues të mediave lokale shqiptare, vizive dhe të shkuara në Michigan.
Gjithashtu moren pjese perfaqesues i kompanise Coca-Cola, Joshua Bennett, dhe perfaqesuesi i Leonard’s Sirup, Lucas Iskra
Mbrëmja fesive u moderua nga artistja e njohur Joli Paparisto dhe Mentor Nrejaj.
Festa filloi me nje paradë flamurit Amerikan, flamurit Shqiptar dhe flamurit të Kosovës, e cila u shoqërua nga hymnet kombëtare Amerikan dhe Shqiptar, të kënduara nga këngëtarja Ledi Paparisto. Parada e flamujve u aktrua nga grupi i valles “Illyrians” të Kishës Zoja Pajtore të cilët mbas paradës performuan një valle patriotike nën shoqërimin më tupan nga Arsid Ceka.
Darka u hap nga tre famullitarët Dom Ndue Gjergji, Dom Fred Kalaj dhe Dom Fran Kola, të cilët në përshëndetjet e tyrë uruan pavarësinë e Kosovës dhe bekuan Darkën.
Më pas përshëndeti perfaqësuesi i senatorit Peters, Michael Schmid, i cili i dorëzoi kryetarit të Shoqatës Kosova Gjergj Qeta një Certifikatë Mirenjohjeje. Zoti Qeta, në fjalën e tij solli në kujtesë luftën dhe përpjekjet e popullit shqipar të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Mbas përshendetjes së përfaqesuesit të Kongresistes Lisa McClain, Alex Aprile, fjalën e rastit e mori prof. dr. Lush Culaj, i cili mbajti ligjëratën e tij mbi rëndësinë historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia vazhdoi me dy valle të grupit “Illyrians”, që tërhoqën vemendjen e të pranishmëve, jo vetëm me pregatitjen profesionale, por edhe me veshjet e mrekullueshme kombëtare shqiptare.
Në vazhdim përshëndetën përfaqësuesit e shoqatave atdhetare në Michigan, respektivisht: Ndrek Gjolaj për shoqatën Malësia e Madhe, Vilson Sinishtaj për Shoqatën Jehona e Malësisë, Fran Nucullaj për shoqatën Koja, Ndue Ftoni për shoqatën Dukagjini, Lindon Lajcaj për shoqatën Rapsha në Mërgim, Albert Arapaj për shoqatën Mirdita, Mark Gjokaj për keshillin Gjergj Fishta dhe Valentin Lumaj për shoqatën Kastrati. Ata në pershendetjet e tyre përcollën urimet e tyre për pavarsinë e Kosovës dhe folën për në figurën dhe rolin e jashtëzakonshëm që luajti dr. Ibrahim Rugova, dhe heroi Adem Jashari, dhe thurën lavde për heronjt e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Në vazhdim kënduan këngë patriotikë këngëtarët më të rinj të komunitetit, Valon Gjolaj dhe Albana Gojçaj.
Mbrëmja vazhdoi në një atmosferë gëzimi dhe harmonie. Ushqimet dhe shërbimi professional ishin nën kujdesin e menaxherit të sallës së Qendrës Kulturore, Ndrec Merditaj
Pjesa e dytë e mbrëmjes o plotësua nga grupi Artistik me këngëtaret e mirenjohur Albina Ndrejaj dhe Zef Duhanaj në shoqërimin profesional te muzikantit Elvis Tërshana.
Darka vazhdoi me një atmosferë gëzimi, ku pjesëmarrësit kërcyen dhe u argëtuan deri në orët e vona.
Shoqata Kosova dhe Dom Ndue Gjergji falenderojne dhe jane mirenjohes Keshillit te Kishes Zoja Pajtore dhe te gjithe donatoret dhe vullnetaret qe bene te mundur realizimin e kesaj feste madheshtore.