NATA E LAHUTARIT

NATA E LAHUTARIT

Pjeter Jaku

Në sallën kryesore të aktiviteteve kulturore, në Kishës së Shën Palit, me daten 28 mars 2026, nga ora 7;00 pm deri rreth ores 11 pm, u organizua “Nata e lahutarit” nën kujdesin e Shoqatës “ Malësia e Madhe”, një shoqatë e krijuar para 24 vjetësh. Ishte një nga aktivitetet ma spikatëse, organizuar ndonjëhere në këtë qendër, tashmë të njohur patriotike dhe kulturore. Ishte menduar e organizuar deri në detaje. Lahuta, tashmë si një objekt kulturoro- historik, kishte hyrë në fondin e artë të UNESCO-s, nga fundi i vitit të shkuar dhe, për këtë rast, me shumë vend, Shoqata kishte thirrur këtë mbrëmjë lahutarësh. Moderator i kësaj nate ishte Arben Lucgjonaj, sekretar i Shoqatës, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Shoqatës Tony Gojçaj, i cili solli në vëmendje të pranishmëve rëndësinë që ka pasur ky instrument historik, që i ka shoqruar malësorët në shekuj, si dhe mir njohjen e veçantë të atyre lahutarëve qe ka njohur e njeh Malësia dhe mbarë trevat shqiptare, që e kanë përdorur. Folësi i rastit, Profesori dhe shkrimtari nga Malësia, Fran Camaj foli për rëndësinë historike të lahutës, si dhe ndërtimin e saj si vegël tingëlluese në shoqërimin e Eposit Historik Shqiptar. Në përshëndetjen e tij, Famullitari i Kishës Katolike të Shën Palit, Dom Fred Kalaj vuri në dukje historinë më shumë se 2800 vjeçare të kësaj vegle, dhe rëndësinë që ka ruajtja dhe vazhdimi i kësaj tradite nga brezat e rinj.

Pjesëmarrësit e lahutarëve në këtë eveniment ishin; Tome Gjergj Gjurashaj, melodi me lahutë, Gjon Marashi Perkaj, këngë e improvizuar,Luigj Vaseli Gjonaj, Mark Nua Gjonaj, Marjan Leka Ivezaj, i lindur e rritur në Amerikë, Lucë Pjetri Gojçaj dhe Gjon Lulgjuraj , këngëtar i njohur nga komuniteti.

Në mbyllje të aktivitetit, Kryeatri i Shoqatës lexoi mirënjohjët që u ishin akorduar lahutarve, jo vetëm të pranishëm, por edhe atyre që kanë qënë të pjesemarres në të gjitha aktivitetet e mëparshme, si: Tomë Gjergji Gjurashaj, Gjon Marashi Perkaj, Luigj Vaseli Gjonaj, Mark Ndue Gjonaj, Lucë Tushi Gojçaj, Marjan Leka Ivezaj, Gjon Lulgjuraj, Kolë Toma Dedvukaj, Ndue Nika Lulgjuraj, Kolë Preloci Lulgjuraj, Gjergj Kola Gjelaj, Mark Kola Gjelaj, Rrok Zefi Lulgjuraj, Shtjefen Rroku Lulgjuraj dhe Prek Shkreli.

*Fotot e aktivitetit i realizoi Rush Dragu, pronar i Albdreams TV, i cili transmeton në paketën shqiptare TV ALB të New York, në kanalin 288.

Në mbarim të aktivitetit ishte përgaditur një darkë falas nga Dino’s Catering & BBQ.vcf

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *