VJESHTE – Poezi nga Pjeter Jaku

VJESHTE

Pemët kanë prekë tokën ngarku me fruta

Shtatorit, të gjitha bluzat i bien të ngushta

Zjarrin e gushtit e lanë të prushitur në gusht

Ndërmjet dy stinëve flet  hana e pushtë!

Vijnë dasmat ma vonë, kur rrushi bahët raki

Kur nanat, për kecat s’kanë ma qumësht

Dhandrrat vishen me vjeshtë dhe ambëlsi

Orët e freskëta ua mathin nuseve këpucët!

Një udhëtim i randuar nga pesha e vjeshtës

Që mbledh të korrat e mbjell grunin e ri

Deri në dimën, në stinën e ftohtë të dehjes

Do dojsha stinë të kishte veç dy!

Në stinën e luleve të isha përherë me ty

E t’u bajshaa vesa e netëve të serta

Tuj  mbjellë  mengjeseve filiza të rinj

Me shijen  e rritjes së dihatjeve të blerta!

Ditë  të mjegullta si male me stoli

Ecin rënduar me kambë e kry në shi!

23 tetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *