Revista “ KUVENDI”, këtë vit, nuk do t’i organizoi “ Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë”, edhe pse për 22 vjet i ka realizuar, duke ba të mundur takimin e përvitshëm të shumë krijuesve, të cilët e meritojnë një festë në vit!
Vitin që shkoi, në tetor 2021, në kuadër të këtyre ditëve, festuam 150 vjetorin e Lindjes së FISHTËS, me një pjesëmarrje dhe manifestim model dhe, po në këtë aktivitet u aprovua përgaditja e një antologjije letrare për vitin 2022.
Për kushtet e mosrealizimit ende të Antologjisë, e cila është në fazën ë përzgjedhjes, për pamundësi të komisionit, Ditët e Letërsisë së këti viti nuk mund te realizohen.
Pikërisht për këtë, “Kuvendi”, këtë vit nuk mund të realizoi, as konkursin e përvitshëm të letërsisë së krijuar e publikuar nga tetori 2021 deri në tetotirn 2022.
Jemi plotësisht të bindur se “ pushimi” i këti viti, do të shërbej edhe për të korigjuar aktivitetin, si një institucion që është zhvilluar pa ndërprerë 22 vjet.
Revista “KUVENDI”, gjithësesi nuk do t’i ndërpres aktivitete e saj letrare, që nga 2 Nëndori i këti viti me një mbrëmje përkujtimore të poetit dhe prozatorit të talentuar, që vjen nga përsekucioni i pashembullt komunist, Bilal Xhaferri.
Jeni të lutur të dërgoni materialin tuaj përfaqësues për Antologjinë pranë Komisionit , jo më shumë se tri poezi!
Materialet do të përzgjidhen për nivelin cilësor.
Mund t’i dergoni në e- mailet: revistakuvendi@hotmail.com & revistakuvendi@gmail.com deri në fund të Janarit 2023!
Këshilli Botues i Revistes “ KUVENDI”
Komisioni përgaditor i Antologjisë:
Elinda Marku, kryetare
Nexhip Ejupi
Emrije Krosi
Jozef Radi
Arta Simoni