Rumsfeld dhe Annette Lantos, e veja e kongresmenit Tom Latosh – Kryetaria i Fondacionit Lantos për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësisë, do të kryesojnë një listë të folësve përpara të ftuarve që janë nga Kongresi,por edhe nga trupi diplomatik i vendeve të huaja, akreditur në Washington në ceremoninë që organizohet për çdo vjet pranë permendores së Memorialit Viktimat e KOMUNIZMIT.
Medalja e Lirisë Truman-Reagan e cila është vendosur nga Fondacioni i Memorialit i viktimave të komunizmit, të cilën kësaj radhe e merr ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld – është dhënë, më parë për individët të cilët janë dalluar në kundërshtimin që i kanë bër ata sipas mënyrës së tyre, komunizmit dhe tiranisë. Njëra prej tyre ishte Familja Lantosh përkatësisht e veja Annette, e cila e pati pranuar këtë medalje katër vejt më parë në vitin 2008. Ajo e mori medaljen e Lirisë Truman-Reagan në emër të burrit të saj, të ndjerit Kongresistë Tom Lantos. Marrësit të tjera të mëparshme të kësaj medalje prestigjoze, kan qenë edhe lideri historik polak Lech Valesa, ai çek Vaslav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali II, William F. Buckley Jr, senatorin Henry “Scoop” Xhekson, senatori i ndjerë Jesse Helms, senatori Joseph Lieberman dhe Kryetari i grupit parlamentar të pakicës në Senat, Steny Hoyer.
Tre folës të nderuar dhe personalitete që do të flasin në këtë ceremoni të përvjetëshme, mbi të keqen e komunizmit, traumat, si në kaluarën dhe tek e tashmja, e të miliona njerëzve të përvuajtur nga komunizmi janë:
Anhthu Lu, një anëtare kjo e Bordit të viktimave të komunizmit Memorial Foundation, e cila u arratis prej regjimit brutal komunist të vendit të saj, si një nga pjestaret e të ashtuquajturës ” Vietnames Boat People”. Zonja Lu do të flasi për përvojën e saj të fëmijërisë dhe të dhjetra e mijërave bashkëvujtësve të saj të cilët humbën jetën duke u përpjekur për të shpëtuar me ikjen prej vendit të tyre nëpërmjet detit me varka. Lu gjithashtu do të prezantojë një ekspozitë të veçantë në pavionet e muzeumit Memorial of Victims of Communism duke e demaskuar kështu me prova të rënda atë regjim.
Ceremonia e 12 Qershorit shënon përvjetorin e pestë të ngritjes së Memorialit të Viktimave të KOMUNIZMIT
Zoti Lee Edwards, që ëshjtë Kryetari i Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, ka deklaruar se ngritja e këtij Fondacioni dhe e Permendores së Memorialit të Viktimave të KOMUNIZMIT është fruti i mbështetjes së bërë nga disa prej anëtarëve të Kongresit dhe të kontributit të disa trupave diplomatike, të ish vendeve komuniste, gjatë ceremonive të kaluara, e cila ka qenë “fenomenale”. Më shumë se dhjetra vende nga kombet dhe popujt e botës, që kanë qenë të përfaqësuar gjatë ngjarjeve të kaluara vjetore. në nderim dhe përkujtimoret që janë organizuar në 12 Qershor të më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit, i falmnderohemi tha ai.
Në fund të njoftimit theksohet se Ambasadorët dhe diplomatët nga vendet ish-komuniste, së bashku me disa nga udhëheqësit amerikan dhe grupe të shumta përfaqësues (të arratisur) këta nga disa prej vendeve ende – komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, pritet të marrin pjesë këtë vit, pra të martën në Washington në 12 Qershor 2012 .
Më tej ceket se pas ceremonisë, do të bëhet edhe hapja e ekspozitës së ardhshme virtuale Gulag-ët e cila do të jetë për Muzeun Global për Komunizmit në internet, dhe ku do të paraqitet gjatë një dreke në Fondacionin Heritage pranë Memorialit të Viktimave të KOMUNIZMIT, me anë të fotove origjinale dhe sekuencave filmike vuajtja e madhe që kaloi kjo shtresë gjatë sundimit komunistë në Europën juglindore .
Foundacioni i Memorialit të Viktimave të KOMUNIZMIT, thotë se është i përkushtuar fuqimisht për të edukuar në këtë kohë këtë brez dhe brezat e ardhshëm rreth filozofisë së keqe, të historisë dhe trashëgiminë që la regjimi i egër komunistë në botë, kudo tek këta popuj që e hoqën gjëmën e madhe që u solli komunizmi vendeve të tyre.