PER MOSKUPTIMIN E KEQKUPTIMEVE!

Pjetër Jaku

Që të mos keqkuptohemi duhet të shprehemi qartë! Kjo nuk është një aksiomë e panjohur, por jo rrallë ndodh të keqkuptohemi.

Keqkuptimet vijnë nga komunikimi i përditshëm dhe në raste të rralla. Në shumë raste, keqkuptimet ndodhin nga njerëz me prirje paragjykuese, në disa raste kanë të bëjnë me një sëmundje psikologjike kundërshtuese me bashkëbiseduesin, mos pranimi i mendimit të tjetrit, për ti dhënë vetes vlerat, që të tjerët nuk i dallojnë te ai, pra një farë fasade që i vesh njohurive të tij, njeriu që nuk gabon kurrë! Keqkuptimi ka të bëjë edhe me mënyrën e interpretimit. Në marrëveshje me njëri – tjetrin , në biseda të rëndomta, njeriu rrallë matet me detaje, para se të shprehet, kur  nuk ka  ç’i duhet gjuha diplomatike e nënkuptimeve të mundshme të tekstit, ndaj i kalon duke mos u ndalur hollësisht tek teksti. Po te ruheshim aq shumë se mos gabojmë, nuk do e kishimi komunikimin që kemi sot.

Edhe në gjuhën e të komunikuarit me  gjeste e sy, me gjuhen trupore “ bodylanguage”, nuk ka pasë keqkuptime, sa ka në kohën tonë moderne, ku spjegimet janë qindra herë më të mundëshme.

A kanë të bëjnë gjinia dhe historitë përsonale te keqkuptimet? Në kohën e sotme, gjinitë pak po dallojnë, që kur stilisti Paul Poiret futi moden e pantollonave tek femrat (1911), duke heq fustanin e gjatë me pala. Në vitet e sotme femrat vishen gati si burrat, sidomos zyrtaret. Pra, gjinia përjashtohet, ndërsa njohjet qëndrojnë. Dy të njohur, të cilët kanë komunikuar shpesh me njëri-tjetrin, nuk kanë pse keqkuptohen, edhe nëse ndonjërit i rreshqet dora ose gjuha para mendimit. Ata njihen aq sa për të mos u keqkuptuar!

Llojet e keqkuptimeve ( pendulum ) vijnë që në kohet kur ka filluar shoqëria njerëzore. Që në kohë të lashta dhe në ato të mëvonshme, homerike, keqkuptimet kanë ndodhur, mësëshumëti nga komplekset e njeriut, që është vatra kryesore e këtij fenomeni, si dhe nga deshira për të ndërtuar keqkuptime, të leverdisëshme, në raste luftrash e konflikte nacionale, që u duhej veç një shkëndij për të plasur.

Populli ka një thënie brilante për këtë fenomen: “ Gjuha të mbyt, argumenti të shpëton!”

Shembuj të tillë ka plot në jetën e përditëshme, në të gjitha sferat e saj. Kekuptimet e paparamenduara, klasifikohen si keqkuptime të thjeshta, që në anglisht thuhen” a simple misunderstanding.”

Në të gjitha rastet, presupozohet se bashkëbiseduesi i njeh tiparet dhe karakterin e anës tjetër!

15 gusht 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *