NJË “MUKJE” E RE DHE BETEJA PËR DEKADËN E KATËRT

Fier, më 17 gusht

PENG TË KATOVICËS

Nga MAILINDA ZENELI

“Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare! Sot pushteti juaj i quejtun popullor asht në robëni të Beligradit politikisht dhe ekonomikisht”- shkruan në letrën drejtuar diktatorit, pak ditë para pushkatimit, nacionalisti antikomunist Edip Tërshana.

80 vite të mundur prej komunizmit dhe komunistëve! 80 vite të sunduar prej racës sonë, pjesës që na tradhëton dhe sakrifikon pa mëshirë. Kemi hyrë në dekadën e katërt post diktaturë, të mbetur ende peng i tradhëtisë. I njëjti skenar “grindjesh” e marrëveshjesh për sundim. As në horizontin më periferik të politikës nuk duken gjurmë nacionalistësh antikomunistë, që t’i japin fund lojës së shpifur e të dalë boje të Katovicës, që na e mban fundshpinën në humnerë.

A është sot, Nacionalizmi si antikomunizëm, drejt shuarjes së plotë të tij? A ka mundësi, që në realitetin e sotëm globalist, Nacionalizmi të konsiderohet një relike e vjetër, jo funksionale?

Koha që jetojmë vuan diktatin okult të Globalizmit komunist si regjim. Një realitet toksik e pushtet vrastar para të cilit duhet “të mos fshehim më kokën në rërë”.

“Globalistët kanë humbur “durimin”! Duke parë që imponimi i Rendit të Ri është vonuar për shkak të ngurrimit të Trump për të zbatuar politikat e tyre supranacionale, ata vendosën të marrin vetë SHBA në “duart e tyre” … Ta marrin pa pyetur askënd … As edhe Amerikanët. Duke “shfaqur” një plak, Biden, në prag të Alzheimerit, për ta kontrolluar atë plotësisht dhe për të imponuar Rendin e Ri Botëror Zionist. Prapa Biden fshihet një “konklavë” globaliste, e cila aspiron të marrë përsipër të gjitha funksionet vitale të Amerikës, e cila ushtron imperializmin global!”, – shkruan Ron Paul, kongresmeni amerikan republikan i mbi dy dekadave, si dhe dy herë kandidat për President.

“Sot ka dy Amerika, njëra e patriotëve dhe tjetra e globalistëve”,- pohon kongresmeni.

Nacionalizmi dhe Sovranizmi është në përplasje të ashpër me komunizmin dhe internacionalizmin globalist, që po i imponohet gjithnjë e më dhunshëm botës.

Dkumentet historike flasin për lidhjen e drejtpërdrejtë mes Katovicës polake të ’87 (me autorësi zionistët globalistë) dhe Katovicës së Ramiz Alisë. Këtë lidhje okulte e mbështet në pohimet e veta edhe Servet Pëllumbi, ndërsa vë në dukje se, Lëvizja Studentore, si dhe PD-ja, kontrolloheshin gati tërësisht nga Ramiz Alia, nën mbikqyrjen e të dërguarve (globalistë) të SHBA-së.

Te Katovica e ka burimin dhe njohja e hershme e Berishës me Soros. Te Katovica buron përpjekja e tij e sukseshme për t’iu dorëzuar pushtet të “djathtë” sigurimsave të diktaturës dhe bijëve të tyre, nga Katovica buron projekti impenjativ i Berishës për të penguar me të gjitha mjetet integrimin e të burgosurve dhe të përndjekurve antikomunistë në rradhët e PD-së. Te Katovica dhe Shërbimet Sekrete serbo-greke, i ka rrënjët pushteti i mbi tri dekadave i treshes: Berisha, Meta dhe Rama, autorë të drejtpërdrejtë të falimentimit dhe shpopullimit të sotëm të vendit.

NJË “MUKJE” E RE DHE BETEJA PËR DEKADËN E KATËRT

Koha nxori në sipërfaqe të vërtetën dramatike të gjenocidit komunist gjysmë shekullor, si një projekt sllav, specifikisht serb, i inkurajuar prej indiferencës përbuzëse të Perëndimit, veçanërisht Anglisë, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por përgjegjësia reale e dorëzimit të vendit në duart e komunizmit dhe vasalitetit asimilues sllav, bie tërësisht mbi Nacionalizmin Shqiptar.

Dështimi i Mukjes prej grushtit të hekurt komunist, tregoi sa lehtësisht e thyeshme ishte rezistenca e Nacionalizmit Shqiptar, një formacion i pagrupuar, i copëzuar, me ndasi të forta krahinore, fetare, kulturale e gjithfarë arsyesh jo thelbësore.

Edhe pse një nga faqet më të ndritura, nga më epiket në histori, rezistenca e Nacionalizmit Shqiptar, veçanërisht atij të Veriut, Mirditës dhe Dibrës, por edhe Dukatit dhe Lazaratit, e kishte të parashkruar “fatin” e dështimit tragjik.

“Sot thuhet gjithçka për pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto?” – shkruan nga burgu Nacionalisti i pushkatuar Edip Tërshana.

Për gjatë tri dekadave të pluralizmit, Establishmenti ynë komunist grumbullon dhe derdh energjinë e një shoqërie të tërë në betejën e vet ciklike për pushtet, një pushtet i kriminalizuar, me lidhje pazaresh e tradhëtie ndaj vendit (shitja e detit dhe jo vetëm, nga Berisha dhe Rama).

Ideali Kombëtar për Establishmentin Politik të Katovicës nuk ekziston as formalisht. Tashmë iu ka ardhur koha, tokave, plazheve, pyjeve, gjithçka po nxirret në ankand në një ritëm të paparë. Pasuritë nën dhe mbi tokësore kanë dekada që i janë dorëzuar Sorosit dhe mafjes politike të Katovicës, që tashmë janë shndërruar jo thjesht në kapitalistë, por në oligarkë të gjithëpushtetshëm, që kontrollojnë dhe diktojnë gjithçka në këtë vend të falimentuar, që pritet t’u falet fqinjëve tanë.

Tri dekada shkretëtirë! A ekzistojnë ende Nacionalistët e ndershëm e patriotë, me zemër dhe gjak shqiptari?! Sigurisht që janë! Madje jo pak! Por fatkeqësisht vuajnë të njejtin problem të vjetër, janë të përçarë, zemërthyer, shumë prej tyre të izoluar dhe në luftë për mbijetesë.

“Qeveritë totalitare nuk do të mund të ekzistonin nëse nuk do të shkatërronin lidhjen njerëzore, që çon në veprime të guximshme kundër shtypjes. Shkatërimin e lidhjes njerëzore tiranitë e bëjnë përmes instalimit të IZOLIMIT.” Hannah Arendt

Ka ardhur koha që Nacionalistët tanë të organizojnë një “Mukje” të re, ku të marrin përsipër largimin e Establishmentit komunist të Katovicës, të ndalin shpopullimin dhe falimentimin e vendit. “Mukja” e re, së pari, nxjerr nga izolimi dhe bashkon nacionalistët drejt projekteve të reja politike në shërbim të Idealit Kombëtar. Pjesë e “Mukjes” së re, padyshim që duhet të jetë dhe diaspora.

Fatmirësisht, ka ende mjaft emra patriotësh nacionalistë, që jo vetëm në rrënjët e familjeve, por edhe në jetët e veta, janë të pandotur nga pushteti 30 vjeçar i Katovicës, të cilët munden dhe duhet të marrin përgjegjësi dhe detyra historike.

Edhe pse është përgjegjësi dhe burim komentesh, nuk do ngurroja të përmendja emra nacionalistësh, të cilët në vlerësimin tim, meritojnë plotësisht emrin dhe misionin e Nacionalistit modern Shqiptar:

Fatmir Merkoçi, Ibsen Elezi, Nebil Çika, Jozef Radi, i biri i Lazër Radit (i burgosur politik, publicist, poet dhe përkthyes), Shpend Sollaku Noe, Ergen Alia, nipi i Halil Aliajt (nacionalisti dhe antikomunisti, koloneli dibran), Mira Dine, Pjetër Jaku etj.

Janë të shumtë shqiptarët atdhetarë, nacionalistë bashkëkohor, të aftë për të ngritur dhe realizuar projekte të reja politike në mbrojtje të Idealit Kombëtar.

Dekada e katërt e pluralizmit shënoi një hov të ri sulmi të Katovicës për t’u ricikluar sërish në pushtet. Protestat (jo mitingjet e partive-biznes të Establishmentit) mbarëpopullore, të drejtuara nga nacionalistët tanë, do duhet të detyrojnë politikën të bëjë dekomunistizimin dhe dekriminalizimin e politikës, rruga e vetme e çlirimit të vendit nga projekti vrasës i Katovicës.

Siç na mëson edhe Katovica, pushteti nuk dhurohet (dhe më mirë kështu!), por fitohet në betejat politike, në të cilat Nacionalizmi Progresiv Shqiptar do duhet të organizohet, të rrisë kohezionin e rradhëve të veta drejt krijimit të një grupimi të ri politik, rreth të cilit do duhet të tërheq masën e madhe të nacionalistëve shqiptarë, të cilët kanë dekada në pritje dëshpërimi.

“Apatia është virtyti i fundit i një shoqërie që po vdes”, – thotë Aristoteli.

Ne jemi një komb e popull vital, që e duam jetën dhe e meritojmë atë, ndaj të bashkuar rreth Nacionalizmit tonë, do duhet ta nxjerrim vendin nga pushteti i vdekjes drejt të cilit na mban forcërisht projekti i Katovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *