PSE S’I MBAJNE DEKORATAT, DEKORATAXHINJTE!?

Nga Pjetër Jaku

“ Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.”

Hajnrih Hajne

Komuniteti shqiptar i Amerikes, ka në mesin e tij shumë shqiptarë të dekoruar, nga dy shtetet shqiptare; Shqipëria dhe Kosova. Cilin nga këta “ Kalorës” të dekoruar i keni parë në ndonjë festë kombëtare t’i kenë vënë dekoratat në xhaketat e tyre? Mua s’më ka rastis të shoh ndonjë, veç Mjeshtrit Paul Palushi. E pra, kam pasë shumë raste të marrë pjesë në përkujtime të Pavarësisë e festa të tjera më rëndësi patriotike kombëtare, por kurrë nuk kam parë një “patriot të shquar” të dekoruar, që ta ketë  shenjën vlerësuese të vepirimtarisë së tij të “madhore”. Nuk e kuptoj, pse lodhet Presidenti i Republikes të mbajë një thjes me dekorata, nga Shqipëria në Amerikë, kur poseduesit e tyre nuk kanë për t’i ekspozuar kurrë. Në komunitetin shqiptar të Detroitit kemi “ kalorës” të para 20 viteve, qe asnjëherë s’i kane ekspozuar simbolet e tyre!

Pse ndodh kjo?

Secilit do t’i vinte turp ta mbante medaljen publikisht, në një prani masive, ku ka shumë të tjerë, që do e meritonin para tyre. Cili prej “patriotëve” të dekoruar në Detroit, ta zëmë, do ta mbante dekoraten në gjoks në një sallë, ku të pranishëm janë Vasel Ujkaj, Julian Qefa, Pjetër Ivezaj, Gjevalin Gegaj, Gjeto Ivezaj, Kujtim Qafa, Gjergj Ivezaj, Ruzhdi Gjokaj, Historiani Sherif Gjokaj, Mark Prelë Gjokaj, apo në ato salla ku më parë ishin pjesëmarrës të ndjerët Gjon Lulgjuraj, Bajram Çunmulaj, Baba Rexhepi, Imam Vehbi Ismaili etj…

Jepen dekorata, deri “ Mjeshter i Madh”, qe veç duarve ose kembeve, nivelin intelektual e kanë në shkallën më të ultë. Prej mjeshtrit të madh , duhet të mësoi dikush. Mjeshtri duhet të ketë nxjerrë, të paktën një brez mjeshtrish të vegjël, duhte të ketë shkollën e tij të profesionit, në fushën për të cilën dekorohet. Mjeshtri të Madh, duhet t’i thotë dikush “ Profesor”!

 Dekorohen nga Presidenti Ilir Meta, në Qershor të këtij viti, në New York, afro 40 vet, ku te merituarit mga ta nuk mund të jenë as 10 përsona. Po 30 të tjerë, disa dekorohen përsë dyti, disa nuk kanë as meriten minimale për një vlerësim të tillë. Ka nga ata, që mburren me veprimet e tyre negative, si fjala vjen, djeg’jen e Kanunit të Lekë Dukagjinit, publikisht në një nga rrugët e Tiranës, ose ushtarak e sigurimsa me të kaluar të panjohur, të propozuar nga niveli i tyre, ku ndoshta edhe fshihet listimit ndonjë shpërblim “ I merituar” për propozuesit, ose dekoratëdhënësit, sidomos ndonjë këshilltar i Presidentit! E, në fund të fundit, kujt po i shërbëjnë këto lloj vlerësimesh pa asnjë vlerë!

Dekoratat nuk jepen për veprimtari të pabëra, siç mund të flitet, për stimul të veprimtarisë në të arthmen, por vlerësim i aktivitetit të bërë. Dekoratat nuk mund të jenë nxitje për të arthmen, por vlerësim për të shkuaren!

Komuniteti shqiptar, sidomos në Detroit e New York, do të bjerë në vështirësi të gjëj tribunë për t’i vendosur gjithë këta “ Kalorës” të Skenderbeut e Flamurit, në raste festash kombëtare e përkujtimesh, jo të rralla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *