PSE HESHT GAZETA “DIELLI”?

Nga Pjetër Jaku, Detroit

Problemet nuk mbyllen, nëse nuk happen!

Ka një denoncim publik nga Dega e Vatres Manhatan dhe tri kërkesa për Kryesinë Qendrore të Vatrës. Po bëhet një javë dhe asnjë rresht në Gazetën e Vatrës. A duhej që kjo gazetë, si pronë e vatranëve, pra edhe e Degës Manhatan, si një nga degët kryesore të saj, të shkruante rreth debatit me fjalë fyese të nënkryetarit, të zbardhej? Mendoj, se secili vatran, do ta kërkonte këtë dhe nuk do të ishte aspak në dëm të Vatrës. Në dëm të një grupi shoqëror, partiak ose shkencor, do të ishte mbyllja e debateve që, njësoj do të mësoheshin! Asnjë plagë nuk shërohet, duke e izoluar! Mjaft u izoluam për gjysëm shekulli! Edhe pse shqiptarët nuk janë aty ku duhet të ishin, dhe aty ku e meritojnë, në tridhjet vitet pas komunizmit, gjithësesi janë më mirë e më  të lirë!

Po të mos flisnim, asnjëri prej nesh nuk do të njihej!

Të shprehurit të njeh! Dhe, pikërisht kjo ka ndodh prej vitesh në Vatër. Prej shtatë vitesh lëngon nga e njëjta sëmundje, sharlatanizmi për të ndikuar në gjithëçka të kësaj organizate e një përsoni, që vetëm lëvdon veten, kur duhej të ulte kokën e të dëgjonte të tjerët. Cili prej Jush i ka dëgjuar ndonjëherë, nga të tjerët, lëvdatat e tij hiperbolike e krejt të pavërteta? As prej Kolec Ndojes, që ai e përmend, kur i duhet! Ju duhet ta kishit kuptuar, që kur u ngrit si gjeli, në Kuvendin e 2015-tës. Ju duhet ta kishit kuptuar, që kur bëri lëmsh Kuvendin e 2017-tës dhe solli kryetar birin e Prokurorit Komunist, pa qënë kurrë në Vatër. Ju duhet ta kishit kuptuar, kur fyu nacionalistët patriotë, Dr. Gjon Buçaj dhe Zef Përndocaj, nga më kontribuesit në Vatër, prej gjysëm shekulli, e ju përsëri heshtët! Ju po e kuptoni tani, si hidhet e përdridhet, kur i cenohen interesat, dhe kur sheh se po rreshqet në humnerë dita ditës, nga vatranë që janë më të zot se ai e, sidomos Valentin Lumaj, Çezar Ndreu, Lekë Mirakaj, Ervin Dine e shumë e shumë të tjerë që ngurrojnë të dalin hapur. Cila është ajo Vatër që e mban në gjirin e saj një klloun të tillë, të fyej antarët që janë nderi i kësaj organizate?

“ Në qoftë se nuk mund të kafshosh, mos i nxirr dhëmbët!”-thotë populli. Por, ky përson, që kurrë nuk është votuar, veç manipulimeve e prapaskenave, po e kafshon Vatrën me dhëmbë infektues që, po të vazhdoi gjatë, do e rrëzoi në lëngime të gjata. Dikush, me të padrejtë mund të thotë: Ç’të duhet ty me Vatrën? Mua nuk më është dashur kurrë përsonalisht dhe nuk ka për të mu dashur, por e kam njohur Vatrën, pa ardhur në Amerikë, e njoh historinë e saj dhe më vjen keq të kaloi sëmundje të rënda. E, për më tepër, deri në shtator të këtij viti jam anëtar i saj, edhe pse nuk don kryesia! Shërojeni sa nuk është vonë!

Kur agresori bën viktimen!

Pas denoncimit dhe kërkesave për Kryesinë, të Degës së Manhatan, që mban datën 19 korrik 2022, sipas një mikut tim, mësova reagimin e nënkryetarit. Duke parë se po bëhën shumë e po i prishen raportet, me një lloj megallomanie të pashoqe, bën viktimen, sikur ai ka gjithëmonë të drejtë.

Këtë nuk e shan askush, por sëmundja e tij, të vërteten ia kthen në sharje. Ai nuk është kurrë në nivelin e atyre që përmend, as afër tyre. Ai kurrë nuk ka qënë në asnjë nivel drejtues, qoftë edhe kryetar seksioni, për asgjë nuk është votuar asnjëherë. Ai nuk ka qënë në asnjë  detyrë të emruar,  në nivel lokal e qendror. Nuk ka përfaqësuar askënd dhe asgjë! Ju e besoni gënjeshtren se ka qënë përfaqësues i opozites ne OSBE!? Nuk kishte Opozita përsonalitete të nivelit evropian, po gjeti këtë hajdut ta përfaqësonte? Medaljen “ Pishtar i Demokracisë”  e kishte vëllai, e jo ky! Në webin e Presidences askund nuk figuron emri i tij! E shihni si shantazhon në përgjigjen pa argument. “ Ai që më akuzoi u përjashtu me vota unanime”. Cili ishte ai, përveç imagjinates së tij? E shihni si vetëmburret, si brumbulli që e rrokullis një mizë. “ Më njeh gjithë Shqipëria”! Ka rrezik se njeh as Lagjja e tij, veçëse për hajdut profesionist e jo i dënuar njëherë, por dy! Gjithçka mund të shpifet, por hajnia në çdo regjim mbështetet në  fakte! E kujt i bënte dëm ky far gjeniu, që donin ta fusnin në burg?!! Përse nuk mori pafajësinë, nëse nuk ishin të vërteta, dy dënimet e tij? Si mbiu i pambishmi ne komunitetin tonë, fara e helmët, qe kurrën e kurrës nuk ka qënë farë?! E, pra le të  pretendoni, ta mbani në ballë këtë ” rrënjëdalë”?!

Kryesia mbetet në dilemë, kë të heq, nënkryetarin apo Degën e Manhatanit!? Dega është një kockë shumë ma e fortë se nënkryetari hajdut e kontrabandist!

Tanimë, heshtja është agonia para vdekjes!

Michigan, 23 korrik 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *