Nuk është vonë të shkruash për Dr.GJON BUÇAJ

Pjetër Jaku

Nuk mund të mjaftohem me një ngushëllim, për largimin e Dr. Gjonit nga jeta fizike! E kam njohur vonë dhe nuk mund të thëm i bindur se e njoha, aq sa duhej për t’u njohur një njeri. Për këtë ka disa lloj njerëzish. Njerëz që njihen me një të parë dhe, njerëz që nuk mund t’i njohësh kurrë. Gjoni ishte nga të parët! Duke mos besuar  të mospasja e njerëzve negative, i besonte gjithëkuj, ashtu si i prezantoheshin ata, pa u lodhur të pyes e të marrë të dhana. Kisha degjuar e lexuar për Doktor Gjonin, por për herë të parë e takova në dhjetorin e vitit 2010 në New York. Kishim udhëtuar një fundjavë për një aktivitet, me të ndjerin Zef Lleshi dhe, veç aktivitetit unë kisha udhëtuar  edhe me një qëllim tjetër; të takoja drejtues të Vatrës e të bisedoja për ta krijuar Degën e Detroitit, pas shumë vitesh të dalë nga funksioni. Kishte pasë disa përpjekje në Detroit për ta ringjallur, por pa sukeses. Mesa mbaj mend, zyrat e Vatrës ishin në një godinë disa katëshe në Bronx, ku kishte Selinë dhe LDK-ja, pasi Shtëpia e Vatrës po bëhëj rikonstruksion. U ngjita te Zyra me rugovistin nga Kosova Pashk Paloka e të ndjerin Zef Lleshi, i cili nuk e deshironte Vatrën, për disa arsye, sipas tij të justifikueshme. Në takimin, rreth  njëorësh, biseduam në lidhje me njohjen që kisha për Vatrën dhe, deshiren për ta ringjallur Degën e Detroitit, pasi njihesha me disa vatranë model, që mbanin lidhjen direkt me Qendren, në mungesë të Degës. Po në këtë takim, i deklarova Doktor Gjoni dhe të pranishmëve të tjerë, se nuk doja asnjëherë, asnjë lloj posti në këtë organizatë historike, veç të qënit anëtar i saj. Rrethanat erdhën dhe Dega e Detroitit u krijua e, pa deshiren time u zgjodha nënkryetar, por kjo është një histori e thënë e që do të thuhet më qartë, në ditarin që do ta publikoj së shpejti.

Nga e majta ne te djathtë: Zef Perndocaj, Pashk Paloka, Pjeter Jaku, Dr. Gjon Buçaj dhe Marjan Cubi

Deri një javë para se Doktori të ndrronte jetë kemi biseduar, edhe pse që nga shkurti e kishte të vështirë, ndaj dhe flisnim rrallë. Ai ishte njeriu që i shkonte gjuha paralel, ose ngjitur me mendimin. Ai ishte për një mirësi ideale, që nuk mund të arrihej kurrë, e besonte në arritjen e qëllimit. Unë, së shpejti do e kemë në dorë librin e Tij, të cilin, mesa mora vesh, e kishte parë të botuar, një ditë para se të jepte frymën e fundit. Ndjehem keq, kur lexoj përkushtime nga përsona, që vetëm pak vite më parë e akuzuan dhe, që janë deshtak të lindur e pa përsonalitet në asnjë fushë, mashtrues, hajdutë e sharlatanë model!

I ndjeri dhe i miri Gjon, pushofsh në paqë dhe i ndritsh nga qiell të afërmit që le pas!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *