Freski Shqiptare nën tingujt klasikë të trashëgimisë botërore në “The FORUM THEATRE”, Jacksonville, Florida, USA

(Mbresa dhe Emocione në Koncertin me Muzikë Klasike të Artistëve të Mirënjohur shqiptaro-amerikanë, Mira-Fatmira Kamberi-Malolli, Raimond Malolli dhe Marsel Malolli)

Shkruar nga Raimonda MOISIU

Muzika është atributi më i rëndësishëm kulturor, artistik e social, e cila përmes tingujve përcjell paqe, qetësi, hare dhe harmoni, muzika është pjesë e jetës sonë që me lindjen e njerëzimit.

Turneu i Suksesshëm i Artistëve të Mirënjohur shqiptaro-amerikanë- MIRA-Fatmira Kamberi Malolli në piano, Maestro Prof. Raimond Malolli -flautist dhe Marsel Malolli violoncelist- thënë ndryshe “The Malolli Masterpiece” -(Familja e Artistëve-MALOLLI)- bëri ndalesën e rradhës kësaj here në “The FORUM THEATRE” GRAND LIVING at TAMAYA 3270 TAMAYA BLVD JACKSONVILLE, Florida, USA.

Qindra amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë mbushën sallën e koncerteve të  “The FORUM THEATRE” që ndoqën Koncertin e këtyre Perlave të Muzikës Klasike nën performancën e shkëlqyer, energjike, magjike dhe të mrekullueshëme, të Solistit –flautist, virtuozit, Maestro Prof. Raimond Malolli, interpretimin unik në paino të një programi të larmishëm, të mrekullueshëm dhe mbreselënës të komopzitores dhe pianistes së njohur brenda e jashtë Shqipërisë, Mira-Fatmira Kamberi Malolli dhe e violoncelistit të talentuar, të shkëlqyer dhe mjaft i suksesshëm, i njohur tashmë në mbarë SHBA- ës, Marsel Malolli, të cilët zgjuan emocione të vecanta dhe të papërshkruara për publikun artdashës amerikan për muzikën klasike.

Për familjen e Artistëve “The Malolli Masterpiece” muzika klasike ka zënë gjithmonë një vend jetësor në zhvillimin e kulturave në të përditshmen njerëzore, e konsideruar kjo si një nga format më të mahnitëshme të artit e çdo kulture, në kohë dhe në hapësirë. Të ndikuar nga natyra instinktive e qenieve njerëzore për ta dashuruar muzikën, Artistët e “The Malolli Masterpiece” janë tashmë të njohur ndërkombëtarisht edhe në shtetet respektive të Amerikës, në Diasporën Shqiptare dhe në Europë. Me interpretimin e tyre artistik dhe virtuoz, plot talent dhe emocion, të sukseshëm dhe të papërsëritshëm në interpretimin e trashëgimisë së kryeveprave klasike nga; J.S.Bach, Frederik Chopin, Franz Doppler, Johan Straus, Johannes Brahms, Luigi Boccherini, Francesko Tosti, Ludvig Van Beethoven, Grigoras Dinicu, Pietro Morlacchi, Dimitri Schostakovich dhe me kompozime të njohura shqiptare të bazuara në traditën dhe folkun e muzikës popullore, artistët shqiptaro-amerikanë “The Malolli Masterpiece” elektrizuan skenën dhe audiencën duke përcjellë freski shqiptare me tingujt klasikë të trashëgimisë botërore në  “The Forum Theatre” të Grand Living dhe u mirëpritën me ovacione e duartrokitje të stuhishme deri edhe në thirrjet “Bravo” nga pjesëmarrësit në sallë.

Gjithsecili prej Artistëve në mërgim përpiqet me të gjitha mënyrat forcën e shpirtit shqiptar, qytetar e njerëzor, për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare në gamën e gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në tokën amerikane. Përformanca e shkëlqyer e Artistes shqiptaro-amerikane Mira-Fatmira Kamberi Malolli, e cila interpretoi në piano pjesë muzikore të kompozuara prej vetë asaj të bazuara fort në muzikën dhe tonalitetet folklorike burimore popullore shqiptare, ishte nder dhe vlerësim të dëgjoje ato perla të muzikës popullore shqiptare që u pëlqyen dhe u duartrokitën aq fort, madje edhe u vallëzuan nga publiku amerikan.  Përmes koncerteve të tyre anembanë Amerikës, artistët e “The Malolli Materpiece” luajnë një rol të vecantë harmonizues dhe përcjellin njohuritë, talentin dhe eksperiencat e tyre muzikore mes kulturave ekzistuese sipas trashëgimisë së tyre muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke na zbuluar kështu dukuritë, elementet muzikore dhe ngjashmëritë e tyre me ndikimet, idetë, përpjekjet, sukseset dhe se si dashuria dhe vlerësimi për muzikën është konstante gjatë gjithë historisë ndër kulturat që i përkasin muzikës.

“The Malolli Masterpiece” është një nga Familjet e Artistëve të jashtëzakonshëm të kohës -për vitet që shkuan dhe do të mbetet e tillë për vitet që do të vijnë!

Maestro Prof. Raimondi, Mira, Marsel Malolli dhe Belina Malolli- Larsen qëndrojnë në krye të evidentimit e reflektimit të vlerave si Ambasadorë të Artit e Muzikës Klasike në Amerikë, dëshmia e përsosur për të treguar jo vetëm vlerat kombëtare dhe identitetin e trashëgimisë të artit klasik botëror dhe shqiptar, porse edhe vlerësimin e muzikës klasike ndër kohëra. Këta janë Artistët e Familjes “The Malolli Masterpiece”, ata janë pionierët e Artit dhe Muzikës që kanë fituar respektin, vlerësimin dhe popullaritetin për talentin, pasionin e magjishëm dhe të mrekullueshëm falë kontributit të tyre të jashtëzakonshëm artistik në stilin klasik dhe modern të muzikës duke ofruar argëtim dhe frymëzim, paqe dhe harmoni për shpirtin e mijëra njerësve, duke i ndihmuar ata sadopak të largohen nga streset e mosmarrëveshjet e ditës për sa kohë që njerëzit ekzistojnë në këtë botë të bukur dhe dëshirojnë të argëtohen dhe të zbaviten  plot gjallëri përmes muzikës.

Mira –Fatmira, Marsel, Beilna  & Maestro Prof. Raimond Malolli kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë dukshëm plot mjeshtëri artistike dhe dinjitoze se dijnë të bëjnë art, muzikë dhe historinë e artit nëpërmjet marrëdhënies së tyre të jashtëzakonëshme, teksa përballojnë njëri-tjetrin dhe plotësojnë njëri-tjetrin në sajë të kombinimit të pasionit e krijimtarisë muzikore, artit e talentit, dashurisë njerëzore që i karakterizon dhe qëndrojnë në krye të binomit njerëzor: Artist & Njeri!

Mira-Fatmira Kamberi Malolli dhe Maestro Prof. Raimond Malolli janë Artistët e mirënjohur shqiptaro-amerikan, që i përkasin gjeneratës së artë të Tiranës dhe Korcës, mbarë Amerikës dhe Diasporës shqiptare, kulturës amerikane dhe muzikës shqiptare në tërësi, i përkasin asaj gjenerate që ka prodhuar art dhe artistë ndër kohëra, dhe mbi të gjitha janë po ata Aritstë Modestë që pëlqejnë Olimpin e heshjtes së Lavdisë. Pothuajse i sheh gjithmonë bashkë, që në lidhjen e tyre të dashurisë, të fortë dhe të maturuar, madje si familje në turneun e koncerteve në Shqipëri, Europë, dhe në Amerikë deri më sot. Familja “The Malolli Masterpiece” i përket elitës së qytetarisë shqiptare dhe asaj shqiptaro-amerikane, intelektualë dinjitozë, të mëncur, të maturuar artistikisht dhe të suksesshëm, patriotë modestë përtej modestisë, të pabujshëm, dhe pavetmburrje, me pasionin, talentin dhe ndjenjat e dashurisë për artin dhe muzikën, ata janë “heronjtë misionarë” të trashëgimisë së Kryeveprave klasike muzikore,  -janë Perlat e Muzikës Klasike që vazhdojnë pa u ndalur turin e tyre në Tokën e Bekuar të Amerikës.

Përtej Koncertit

Ky Koncert mblodhi së bashku jo vetëm muzikantë, artistë dhe intelektualë të njohur amerikanë edhe shqiptarë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Jacksonville, Florida, porse erdhën edhe Aktorët e Njohur të Teatrit të Korcës, – Petraq Marjani, Gjergji Melo me bashkëshorten, Klarita, Botuesi dhe Publicisti i njohur Pjerin Logoreci me bashkëshorten, Fati. Të jetosh larg atdheut, –jo vetëm të shton mallin për gjithëcka që mbart toka mëmë, porse është edhe ajo dashuria pa kushte dhe marrëdhënia e fortë emocionale që e ka emrin Atdhedashuri mes Artistëve që shprehet në muzikë, art dhe kulturë. Artistët për artistët dhe në cast u improvizua një minikoncert me serenatat korcare dhe me këngët e kompozuara nga kompozitorja dhe pianistja tashmë e njohur ndërkombëtarisht, Mira-Fatmira Kamberi Malolli, kënduam dhe kërcuam së bashku me stafin amerikan të “The FORUM THEATRE”.

Kjo është magjia e tingujve muzikorë, magjia e botës hyjnore të artit e cila bashkon kulturat pa dallim feje dhe race, dhe përcjell mesazhin më jetësor, njerëzor, fisnik, intelektual dhe demokratik. Artistët për Artistët që i thonë;” Jo Racizmit”dhe janë po Artistët e cdo kulture e ngjyre, që përdorin artin dhe talentin e tyre si urë komunikimi vizual në dialogim me fjalën e shkruar dhe me tingujt muzikorë me qëllim që vetë mesazhi të përcohet te njerëzit e të gjitha moshave, karaktereve dhe kulturave të ndryshme. Njerëzit e letrave, të muzikës dhe të botës së artit gjejnë shtigje nëpërmjet letërsisë, muzikës, pikturës, etj, falë aftësive dhe kontributit të tyre, ata japin më shumë nga vetja, i bëjnë thirrje botës të mendojë më ndryshe, për jetën dhe optimizmi, se e ardhmja ekziston dhe i përket paqes, shpresës dhe dashurisë njerëzore.

E gjithë Familja “The Malolli Masterpiece”-Artistë!

Familja e Artistëve Malolli përbëhet nga Maestro Prof. Raimond Malolli, Solist-Flautist, Mira-Fatmir Kamberi Malolli, kompozitore dhe pianist, të dy mjaft e njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, Marsel Malolli, violoncelist dhe Belina Malolli-Larsen pianiste, flautiste dhe balet klasik-modern, dhe pjesëmarrëse në American Idol.

Prej vitesh e gjithë Familja “The Malolli Masterpiece” kanë kontribuar së bashku me dinjitet e sukses në shumë evenimente dhe koncerte si Solista, dhe si anëtarë të Kuartetit “Malolli”. Edhe Belina Malolli-Larsen sikundër edhe vëllai i saj, Marseli, kanë kryer studimet në Departamentin e Artit, për Communication Studies, në California State University, Northridge, në Los Angelos, California. Belina Malolli –Larsen ka ecur në gjurmët e prindërve dhe vëllait të saj dhe sot ajo është një Artiste tejet e talentuar si Koreografe, Danciere në Ballet Klasik & Modern, Profesore Baleti, si edhe në Flaut & Piano. Artistja Belina Malolli –Larsen është e martuar, ka një fëmijë dhe aktualisht merret vecse me mësimdhënie dhe në rritjen e fëmijës së mitur.

Familjen e Artistëve Malolli i sheh përherë bashkë të japin koncerte si Solist dhe  në grup sikundër, “muzikë dhome”, “Kuartet”, ose “Trio” familjare”, dhe vetë dashamirësit dhe artdashësit amerikanë i kanë pagëzuar; “The Malolli Masterpiece”.

Koncertet e Familjes “The Malolli Masterpiece”, ndiqen me dashuri dhe interes të jashtëzakonshëm nga shumë artdashës të moshave të ndryshme që kanë impaktin dashamirës, mbresëlënës dhe interesant jo vetëm për muzikën e zgjedhur klasike të trashëgimisë botërore, por edhe për nivelin magjik dhe të mrekullueshëm si Solistë dhe instrumentistë me në krye Liderin e “The Malolli Masterpiece”, virtuozin flautist, Maestro Prof. Raimond Malolli.

Familja “The Malolli Masterpiece”- shquhen edhe për shpirtin e tyre filantropist.

Përvecse kontributit dhe rolit të madh të “The Malolli Materpiece” në fushën e muzikës klasike, dhe shpalosjes së profesionalizmit të vërtetë në interpretimin e kryeveprave klasike dhe kompozimin e veprave muzikore, falë talentit të tyre artistik, si Solista dhe akademikë të nderuar këtu në USA, Artistët e Familjes “The MalolIi Masterpiece” shquhen edhe për shpirtin e tyre filantropist, dashamirësinë për njerëzit, dhe dëshirën humane për të ndihmuar komunitetin e njerëzve në nevojë. Familja “The Malolli Masterpiece” është e angazhuar në shumë aktivitete bamirësie, shoqërore dhe artistike, dhe gjithcka që ata bëjnë, e bëjnë në heshtje, me përkushtim, dinjitet, dhe shpirt.  Secili prej pjestarëve të Familjes “The Malolli Masterpiece” janë vlerësuar me “Official Citation” nga Temecula City, California, për talentin dhe muzikën dhe përformancën e ndjeshme –homazh, historike dhe magjike që ata dhanë në Ceremoninë Dedikuese të Përkujtimores së 11 Shtatorit (September 11-th Remembrance & Dedication Ceremony), 2002, në respekt të viktimave që humbën jetën në dy kullat, në New York City. Gjithashtu, 4-shja e “The Malolli Masterpieece”, janë nismëtarët e krijimit të Orkestrës së parë Sinfonike në Temecula City, California (“Hope Orchestra, in Hope Lutheran Church), me Dirigjent Orkestre, Maestro Prof. Raimond Malolli. Orkestra performoi me sukses në koncerte të ndryshme, dhe realizoi me nivel të lartë, interpretimin e plotë të dy kryeveprave të Broadway Show “Fiddle on the Roof”, dhe “The Music Man”. Kjo Orkester funksionoi për gati katër vite, deri sa “The Malolli Masterpiece” lëvizi për të jetuar në Los Angeles, California. Edhe aty në Los Angeles, për rreth dy dekada, Artistët shqiptarë patën një aktivitet të jashtëzakonshëm professional dhe artistic si dhe vazhduan të ndihmojnë me koncerte bamirësie, vecmas në spitalet për fëmijë dhe të rritur, dhe në ato spitale ku gjenden paciente me sëmundjë të pashërueshme, në shkollat, universitete, dhe në qendrat e të moshuarve në Ditën e Falenderimeve; madje ata kanë qenë së bashku me artistë të shquar të Hollywood-it, me një nga yjet e filmit amerikan, Anthony Hopkins; në koncertin kushtuar Fondacionit “Breast Cancer – Susan Komen”, dhe u nderuan me ” Crystal Sponsor 2002”; në koncertet sponsorizuese të South East European Film Festival, Hollywood, LA, California, gjithashtu edhe në  evenimente të rëndësishme në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në USA. Ata kanë qenë të ftuar-nderi dhe kanë performuar me koncertin e tyre, në hapjen e Ceremonisë së Jubileut të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Los Angeles, CA, 2012; në Koncertin e madh në bashkëpunim me artistë amerikanë që u zhvillua në ditën e ndarjes së cmimeve Oskar; në koncertin në prag të dhënies së lajmit të shumëpritur të Pavarësisë së Kosovës, në Old Town Temecula Community Theater, Shkurt, 2008, etj.

Kush është Cifti i Artistëve të Famshëm Shqiptaro-Amerikanë  “The Malolli Masterpiece”

Biografia e Flautistit Virtuoz, Maestro Prof. Raimond Malolli.

Flautisti Virtuoz me famë kombëtare e ndërkombëtare Maestro Prof. Raimond Malolli ka lindur më 10 Janar, 1955 në qytetin e Korcës.  Muzika ka qenë një pasion i hershëm i Raimond-it qëkurse ai ishte ende i vogël dhe ka filluar të merrej me muzikë në moshën gjashtë vjeçare, dhe vazhdoi për tetë vjet me mësimet e violinës derisa flauti u bë instrumenti i tij magjik më i preferuar, dhe në vitin 1970-ë nisi të marrë mësimet e para për flaut prej Profesorit mjaft të njohur, Isuf Spahiu, i cili ishte diplomuar në Akademinë Qendrore të Arteve të Pragës. Mbasi diplomohet si Solist-Flautist në Institutin e Arteve, Tiranë, ish-student i Profesorit të njohur Gjovalin Shestani, edhe ky i diplomuar në Konservatorin  “Çajkovski” të Moskës.

Solisti-Flautist, Virtuozi Maestro Prof. Raimond Malolli ka mbaruar studimet pas-universitare në flaut, muzikë dhe filozofi. Ai ka qenë i emëruar si “Prime Professor” i Flautit dhe i Muzikës së Dhomës në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë, Shqipëri, dhe “Prime Profesor” i Flautit dhe Muzikës së Dhomës në Konservatorin Nacional në Chalandri dhe Ano Patisia të Athinës, Greqi. Ai ka shkruar punime dhe vepra shkencore, ka organizuar seminare për specialitetin e flautist-it dhe ka dhënë master –klas për këtë instrument.

Ka qenë për shumë vite Kryetar dhe Anëtar Jurie për konkurset kombëtare dhe pranimet e studenteve në ILA.  Artsti Virtuoz Maestro Prof. Raimonda Malolli ka interpretuar si Solist -Flautist me orkestra të mëdha simfonike të Radio-Televizioni, Operas dhe Baletit, të Institutit të lartë të Arteve, ne Shqipëri, L’orchestre des Jeuses de toute l’Europe, i ftuar nga Fondacioni “Jahudi Menyhin”, në Francë, Kretë-Greqi dhe Filarmonisë së Orkestrës të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Gjithashtu Prof.Malolli ka qenë Solist Flautist Kryesor për shumë grupe të Muzikës së Dhomës duke performuar në shumë vende Europiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Solist-Flautisti Maestro Raimond Malolli ka bërë regjistrime të shumta për Radio-Televizionin Shqiptar në Festivale dhe Koncerte televizive; incizime për kolona zanore filmash të rregjistrime nga kompania Kinostudio “Shqipëria e Re”, regjistrime për CD-në hit “Nga Azia në Evropë” të realizuara nga FM Records në Athinë, Greqi; dhe aktualisht në SHBA. Gjithashtu, artisti Malolli ka performuar në kanalet televizive kryesore në vende të ndryshme europiane në Shqipëri (TVSH), Greqi (EPT-3, MEGA CHANNEL), Francë dhe Itali (RAI) dhe SHBA-es. Artikuj nga gazeta të ndryshme si “Zëri i Popullit”, “Drita”, “Perpara”, “Bashkimi”, greke “Rizospastis”, “Efimeris”, franceze “Saumur”, amerikane “The Press”. -Enterprise”, “Californian”, “Fallbrook/Bonsall Village News”, të Kalifornisë, “Illyria”, Dielli të Nju Jorkut dhe Kuvendi e Michiganit, Detroit kanë shkruar gjerësisht për suksesin e Artistit shqiptar me famë botërore Maestro Prof. Raimond Malolli. Solist Flautisti i njohur Shqiptar, Maestro Prof. Raimonda Malolli është vlerësuar me Medaljen “Naim Frashëri”, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i cili është ekuivalent me Medaljen e Nderit të Presidentit, dhënë në SHBA; Cmimin e Festivalit Verdi në Qipro; “Crystal Sponsor 2002” nga Susan G. Komen’s “Breast Cancer Foundation Race for the Cure of the Inland Empire” nga qyteti i Temecula për Ditën e Përkujtimit të 11 Shtatorit”, dhe si një Dirigjent i madh për performancat e tij të Orkestrës në Show-t Madhështore të Broadway-it si; “Fiddler on the Roof” dhe “The Music Man”.

Ai ka bashkëpunuar edhe si solist me dirigjentë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si edhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Solisti-Flauist Maestro Prof. Raimond Malolli ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin e flauti-it; që nga muzika paraklasike, barok, klasike, bizantine, romantike, moderne, bashkëkohore, folklorike, pop, xhaz klasik dhe bluz.

    Ai ka qenë një anëtar i respektuar i organizatave kryesore artistike profesionale si; Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës Bashkëkohore-Seksioni Shqiptar, Shoqata Helenike e Kompozitorë dhe Artistëve të Greqisë, A.F.M Local-47 Hollywood “Professional Musicians” të SHBA-së dhe Kanadasë, etj.

Solist- Flautisti me famë botërore Maestro Prof. Raimond Malolli është nominuar si një nga flautistët më të mirë dhe të jashtëzakonshëm të kohës sonë. Cilësia dhe lirika e jashtëzakonshme e tonalitetit të Maestro Malolli, është e kombinuar me aftësinë e tij të virtytshme teknike dhe muzikale, e cila lë çdo dëgjues që ka privilegjin ta dëgjojë, të mahnitur nga gjenialiteti i tij. Në vitin 2001-ë Artisti Shqiptar Raimond Malolli emigroi në Kaliforni të SHBA-ës së bashku me familjen. Aktualisht jeton dhe performon në Florida, USA.

Biografia e Kompozitores dhe Pianistes së Mirënjohur Mira-Fatmira Kamberi Malolli

Kompozitorja dhe Pianastja e njohur Mira-Fatmira Kamberi Malolli ka lindur në Tiranë më 28 Shtator 1956-ë. Mësimet e para për piano i fillon qysh në moshën 6 vjecare në shkollën më të mirë artistike të kohës në sistemin rus dhe frances, e njohur ndryshe Liceu Artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Po aty mbaron arësimin e herëshëm dhe të mesëm dhe më pas vazhdon studimet në Institutin e lartë të Arteve sot Universiteti i Arteve dhe ka pasur fatin e madh të ishte studente e kompozitorëve të shquar shqiptarë sikundër Tonin Harapi dhe Cesk Zadeja, ish-studentë të kompozitorit me famë botërore D. Shostakovich në Akademinë e Arteve “Cajkovski” të Moskës. Përvecse e diplomuar në piano, Mira-Fatmira Kamberi Malolli është diplomuar edhe në kompozim dhe ka kryer disa studime pas-universitare në Filozofi, Pedagogji dhe Psikologji. 

Mira-Fatmira Kamberi Malolli ka qenë një nga Pedagoget më të mira në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe Konservatorin Kombëtar të Greqisë dhe në Santa Monica College, Pierce College, se edhe në të tjera akademi muzikore te Kalifornisë në USA. Gjithashtu artistja shqiptare ka dhënë mësim në vende të ndryshme të Evropës dhe ka qenë organizatore e koncerteve të mëdha muzikore në Shqipëri dhe Greqi, dhe në vitin 1999-ë ka qenë një nga Organizatoret dhe Perfmormueset Artistike së bashku me familjen e Koncertit Madhështor,  “Artistët Shqiptarë urojnë Paqen në Ballkan dhe në mbarë Botën”. Artistja Shqiptare ka realizuar kompozime për teatër, kolona zanore filmash, orkestra simfonike, instrumente solo, vokale, Muzikë Dhome dhe balet. Repertori i saj është mjaft i pasur ku përfshin pjesë nga muzika paraklasike, barok, klasike, romantike, moderne dhe bashkëkohore. Mira-Fatmira Kamberi Malolli është vlerësuar me shumë Cmime për Piano, Kompozime në Festivale Kombëtare, Ndërkombëtare dhe Kompozime të vecanta Muzikore. Disa nga Cmimet e saj të shumta në SHBA-ës përfshijnë: “Crystal Sponsor 2002” nga Susan G. Komen’s “Breast Cancer Foundation Race for the Cure of the inland Empire” i qytetit të Temecula-s në Ditën Përkujtimore të 11 Shtatorit; dhe është vlerësuar si një nga pianistet për interpretimet më të mira të orkestrës në eventet madhështore të Broadway-it si “Fiddler on the Roof” dhe “The Music Man”.

  Artistja Shqiptare Mira –Fatmira Kamberi Malolli ka realizuar koncerte televizive në TVSH, KLAN TV dhe në Greqi ANT-1, MEGA CHANNEL), si dhe në stacione radiofonike ne vende te ndryshme te Europes dhe Amerike. . Gjithashtu, për Artisten Shqiptare është shkruar në shtypin shqiptar sikundër në gazetat si  “Drita”, “Përpara”, “Zëri i Popullit”, në gazetat greke “Eleutherotipia”, në gazetat amerikane”The Press-Enterprise”, “Californian”, shqiptaro-amerikane, “”Fallbrook”. /Bonsall Village Neës” të Kalifornisë, “Illyria”, “Dielli” të Nju Jorkut dhe “Kuvendi” në Detroit Michigan. 

Pianistja dhe Kompozitorja e njohur shqiptare Mira- Fatmira Kamberi Malolli ka bashkëpunuar me “Vaganova Balet System” ruse dhe bullgare, dhe me Akademinë Mbretërore të Kërcimit të Anglisë, Orkestrën Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar, Orkestrën Simfonike të Operas dhe Baletit, Orkestrën Simfonike të Akademisë së Arteve, Orkestrën Filarmonike të Athinës etj. Gjithashtu, Artistja shqiptare ka pasur një bashkëpunim dinjitoz dhe të suksesshëm me regjisorë dhe artistë shume të njohur brenda e jashtë Shqipërisë.

Artistja Mira- Fatmira Kamberi-Malolli është Anëtare e nderuar eorganizatave artistike kryesore profesionale sikundër Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, , Shoqatata Ndërkombëtare e Muzikës Bashkëkohore-Seksioni Shqiptar, Shoqata e Artistëve dhe Kompozitorëve Helenë, A.F.M Local-47 Hollywood “Professional Musicians” të SHBA-ës dhe Kanadasë.

  Artistja e njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht Mira-Fatmira Kamberi-Malolli shquhet për fantazinë, talentin e jashtëzakonshëm dhe botën e saj të pasur shpirtërore, dhe për më tepër për modestinë dhe vullnetin e mirë që e shfaq atë si Artiste dhe Njeri.

Artistja Shqiptare përherë kujton me nostalgji, respekt, mirënjoje e nderim, mësueset e pianos; Nora Nace, Elsa Veizi dhe Nora Cashku, të e kanë pergatitur bukur e profesionalisht në instrumentin e pianos.

Artistja Shqiptare, Mira-Fatmira Kamberi Malolli në vitin 2001-ë emigroi në Kaliforni të SHBA-ës së bashku me familjen, dhe aktualisht jeton dhe performon në Florida, USA.

Biografia e Marsel Malolli, Violoncelist 

Marsel Malolli, është një violonçelist i formuar në mënyrë klasike, i cili ka përformuar me shumë artistë të zhanreve të ndryshme muzikore, orkestra dhome dhe simfonike, dhe aktualisht performon si solist në koncerte me prindërit e tij në SHBA -ës. Ai është vlerësuar me disa Cmime muzikore dhe në vitin 2001 mori një Bursë të plotë nga Universiteti Qendror i Washington State për të studiuar performancën e Violonçelit. Më pas u diplomua në Studimet e Komunikimit nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Northridge, Los Angelos. Violoncelisti i njohur Marsel Malolli, aktualisht jeton dhe performon në Florida, USA.

Biografia e Belina Malolli-Larsen

Belina Malolli-Larsen ka kryer studimet në Departamentin e Artit, për Communication Studies, në California State University, Northridge, në Los Angelos, California.

Belina Malolli –Larsen është vajza e ciftit të Artistëve të Famshëm Shqiptaro-Amerikanë  “The Malolli Masterpiece”. Belina ështëpianiste, flautiste dhe balet klasik-modern, dhe ka qenë pjesëmarrëse në American Idol.

Artistja Belina Malolli –Larsen ka ecur në gjurmët e prindërve dhe vellait të saj dhe sot ajo është një Artiste tejet e talentuar si Koreografe, Danciere në Ballet Klasik & Modern, Profesore Baleti, si edhe në Flaut & Piano. Ajo është e martuar me amerikan dhe cifti kanë një fëmijë. Artistja aktualisht merret vecse me mësimdhënie dhe në rritjen e fëmijës së mitur.

 Raimonda MOISIU

Author /Freelancer

Jacksonville/Florida/USA 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *