POEZI NGA ZEF PERGEGA

POEZI NGA ZEF PERGEGA

ME FRYMEN E ARDHJES QE PO VJEN

Me frymen e shenjte te Ardhjes, qe po vjen
Ma dergo pak energji, o diell
Ta mberrij padurimin e adrres se tokes qe djeg
Me nje grusht Dhe
ti mbush duart e, kryet ta mbeshtes!
Si Odise Iidhur per direk
Rropatem ne kurbet tash 25 vjet!
Dymbedhjete anijet e gjemimit te pamate
Prej njeres pres, pllumbin e bardhe
Ta shoh pa u tretuar edhe njehere ate breg
vala ma mori ne zbatice emrin, qe ne djep!
Jam biri yt
Prej majes se Kunores
Femije- doren mbi vetull
te percillja me perden e muzgut
Atje ku shkon çdo nate…
Vrapoja maje thepave
Te çelja dritaret, per te pritur syarte!
Çka ti baj andrres, o diell
Rrenojen e lotit qe dhemb
Me fal pak zjarr
Mjalti blu ne gjoksin tim, te marre emrin tend!

UNE DHE KULLA

Kulla ime ne mengen i pyllit te Kunores
Gurit te themelit, lumi ia lau fytyren
Rrenjet e lisit e mbeshtollen si nje sy qielli
Tymi i bardhe si re perendie rrokte perendimin!
Kur u ktheva, traret kishin zhveshur kemishat e kraharorit
Me to lidhnin plaget e mushkerive
Nga djegia e mallit si nje krisme pushke
Mendonin njerezit, kur ua kishin kthyer shpinen!
Dora e huaj, idhte ta kruan kryet
Hijeve te diellit…i pa kaluar
Me oren e fatit, epitaf i humbur
Me emrin e djepit, te nderruar!
Gjetem ate çka gjeten traret
Shamine e te vdekurit lidh fytyren
Tue e vorrue krenarine tone
Se nuk e folem shqipen!
Me zjarrin e hakmarrjes
Ne mes gishtave te zakonit
Te gjithe krushq te pare…mendje mbrashte
Une dhe kulla
Dy gjysem hana te humbura!

SI TE DAL NE DRITE

Ne vend te hojeve te mjalta
…ne shpirtin tim
mbush ne kater anet me gjemba
…nje tradofil prej tyre s’po lind!
Faren e paster te yjeve e mbolla
…breda vetes
neper dege te pemes se saj me u ngjit
…nga gropa e thelle me dal per pakez drite!
Eci me shkopin e thyer te vetmise
…nje kapote e te shhkures me mban sy shkyem
si nje Sokrat para gjyqit te madh
qe perendite i quante era e njerezit dordoleca
andrra me rend drejt çerdheve te zogjeve
… te pa djaj!
Syte i mbaj ritmit te valeve te detit
ku ne gracke bien muzat e mia
lumi i gjakut rrjedh ne veten e pare
kohet si te shkuara, sot e ne te ardhmen
…si dy binjake identike ngjajne!
Si nje shpirt i guximshem i Prometeut
vetem nje shkemb dua te mbetem ashtDheut!

PATRIOTIZEM…

Edhe me vdek me krye ne sahan
Thone kan ra ne lufte per vatan!
Grada te nalta sa preken qiellin
Hije te zeza na zune diellin!
Kalerojne me te madhe si kapote heroi
Se gervishen lirine e tjetrit me thonj!
Dalin ne podiume e mbajne ligjerata
Keto mi ka than nana e mi ka lan amanet baba!
Pice of shit-a si jarga!
xhaketa te shituna me dekorata

ETJE MENDJEMADHESIE

Gjithe jeten nje dore e shtrime
ne çanten time
…liria therrime
kurre buke e pjekme
nen zjarr kakie!
ne anderr nga me te amblat
me ngjiti fluturim deri ne krye
me 33 thikat e Brutit
si shkalle lartesie
pas shpines se mikut
thelle ne asht pabesie
mberrita deri ne tavan te qiellit
si miza i shkilja
me thundra sojin e njeriut
sa ngrita syte e thashe
jam i gjithepushteshmi
nje marimange para meje
thurur kishte rrjeten
leng filloi te me hidhte
si vaj te nxehte luledielli
mendjemadhesine te ma digjte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *