GJITHE KETO DITE KAM MENDUAR: KAH IKU FRROKU!?

ZEF PERGEGA

Gjithe keto dite pas ngjarjeve te vrullshme kam menduar nga iku Frroku?! Si njeri me origjine te vjeter nga muri i Sarajave te Oroshit, kurre nuk kam dashur te perplasem me aksidentalistin Frrok Cupi. Kam nje dyzine letrash neper gjykata te Tiranes tek ajo me e thjeshta e deri tek me e larta pse dy miridore une para tij e ai mbas meje u be drejtor, na u dha rasti ne punonim vetem jave apo muaj ne ATSH. Bese preri dhe manipulatori me i madh qe ka njoh historia te pakten e shtypit shqiptar. Une nuk kam perfituar asnje faculete balli per detyren qe kam patur ne ATSH dhe ne gazeten “Koha Jone” Kam folur pak per kete ceshtje dhe nuk ndjehem mire nese shfrytezoj rastin te them gjera personale, por ne fakt jane shume te rendesishme per te verteten e mbi te gjitha, kur ligesia si zift don te njollose cdo pllake mermeri qe reflekton! Njerezit preferojne te heshtin…edhe une po ashtu, por jo gjithmone se heshtja eshte nje shigjete qe ta shpon shpirtin dhe ndergjegjen…Lexova kete material pasi mendova se Frroku u largue ne shkurret e thinjura te mendimeve te veta…besa fort te liga. Ne fakt nuk e di se cila squke ia ngroh furrikun dhe cila bolle ia thith vezet…e prishuna! Ne Ak Teport lexova: Analisti Frrok Çupi ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Sali Berishës të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Frrok Çupi e shikon këtë nxitim të Sali Berishës, si manifestim për të treguar forcën ndaj SHBA-së dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri e cilësoi si të padrejtë. Madje, Çupi thotë se vite më parë, Zhukri ka qenë shofer tek PD dhe rrinte pa punë aty për shkak të bashkëshortes.“Fakti që ai e di që nuk do të fitojë, nxiton që të shkojë në PD, e bën për të manifestuar forcë ndaj SHBA. Duhet të kapërcej ligjin. PD ka rënë në dorë të shoferit. Kur isha kryeredaktor i RD-së, atë e kisha shofer, të shoqen e kisha financiare… Ishte një njeri dru me pre, krejt i pakultivuar, ai është gjyqtari që vendos për PD-në. E dyta është SHBA, edhe sikur ti djegë dhe ti vrasë shqiptarët, Amerika nuk e kapërcen dot! Të zhdukim Amerikën dhe të vëmë aty Sali Berishën. Nuk ka logjikë që rikthimin në partinë politike ta ndërtosh mbi një gjyqtar që e ke skllav dhe kjo do të thotë marrësh një vendim hapur të padrejtë dhe pastaj ta ndërtosh sikur t’i je fitimtari. Jemi para një të papriture shumë të madhe. Berisha është përfaqësimi i tragjizmit shqiptar. Një gjë që të lë pa frymë gjithë kohës, si një i korruptuar, kriminel dhe tenton prap ti hyjë në krye, në kurriz këtij populli. Aleati më i madh i kombit tonë SHBA, në Europë e ka caktuar një njeri që është armik i SHBA-së, që është Sali Berisha. Berisha i ngjan qenit që shkon dhe zapton territorin e vet, edhe kur e ka të ndaluar.’- tha Çupi. Le te ndalemi pak ketu. Cilat nga analizat qe ka bere Frroku doli e vertete?! Largimi i Presidentit Meta nga posti i kryetarit te shtetit?! Alibija se kthimi i Berishes eshte i rrezikshem per SHBA?! Se “non grata” e tij ka rrezik sigurine kombetare te Amerikes?! Edhe nje femije do te qeshte me keto analiza qe Tv shqiptare i celin deren, por kur dalin keta studio duhet ti thone atij se na genjeve sic ke mashtruar gjithe jeten. Ose pse se bejne nje gje te tille, kur eshte rregulli numer nje ne gazetari?! Po edhe ti o Frrok zbrite nnga Malet e Bulsharit si te gjithe ne se Shqiperia eshte nje mal dhe ti nje njolle ne te, ashtu si edhe shoferi qe u be gjyqtare me letra te regullta se ndyshe nuk do te punonte aty edhe tash qe ju thoni se eshte pastruar sistemi i drejtesise. Por kur keta japin vendime te drejta jane druvare?! Ti Frrok nuk fole asnje fjale per bunkerizmin e dhe celikosjen e dyerve te godines se partise qe ti e paske themeluar pasi zbrite ne Tirane nga minjera e Spacit me marr dietat ne kryeqytet! Cdo levizje politike nuk eshte e perkryer, por cdo njeri nuk duhet te jete mbas shpine me thiken e Brutit ne dore. Te kritikosh eshte puna me lehte. Te spijunosh eshte puna me e peshtire. Te mohosh eshte puna me e pamoralshme. Te vjedhesh eshte pafytyresia me e madhe. Une mendoj Frrok pa fyrje se mendimet tuaja kane nje ligesi se merresh me individin dhe jo me semundjen e madhe qe i kanoset Shqiperise. Ti kurre nuk e mbrojte Mirditen, coptimin e saj, agresionin kundra saj, as mirditoret…as mua nje qerre letrash dergove ne gjykate kundra meje . Me qaujte prift i lajmit…ben shkrime per kishen katolike. Me poshtrove ne syte e publikut per ti bere qejfin padroneve te bijeve te komunizmit! Volle se te kritikova se pse erdhi shefi i sherbimeve secrete serbe i kamufluar si gazetar nga Franca ne mbledhjen e redaksise! S’kam cfare te them vetem te vrafte buka e shenjte se je i padrejte. Te premtoj se letrat qe kam nuk do ti bej publike! Vetem nje gje kerkoj njerezisht: Largoju nga ekrani dhe gezo keto dite qe te kane mbetur …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *