Panairi tradicional i librit “Prishtina 2012”, i 14-ti me radhë, do të mbahet nga 4-10 qershor 2012, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Panairi i sivjemë pritet të ketë ndryshime thelbësore qoftë me botuesit pjesëmarrës, qoftë me organizimin dhe risitë që do t’i ofrohen opinionit libërdashës.
Panairi i sivjemë përkon dhe i bashkëngjitet shënimit të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Panairi i 14-të i librit do të ketë veprimtari të ngjeshura për çdo ditë: debatet me lexues, botues, shkrmtarë, përkthyes, studiues, media etj. do të jenë veçantitë e panairit, kur kihet parasysh fakti sepanairi i vjemë kishte mbi 50 veprimtari të tilla dhe shkrimtarë mysafirë si Moikom Zeqo, Shpëtim Kelmendi, Anila Xhekaliu, etj.
Pas 10 majit 2012 do të bëhen publike edhe veçanti të tjera të Panairit të 14-të librit “Prishtina 2012”!
Shoqata e Botuesve të Kosovës është themeluar në janar të vitit 2000 dhe është e regjistruar në UNMIK si OJQ. Themelues dhe anëtarë të Bordit: Abdullah Zeneli (Buzuku), Daut Demaku (Rilindja), Mithat Lepaja (Dija), Eqrem Basha (Dukagjini) dhe Bajram Shatri (Libri shkollor)…
Panairi i librit i Prishtinës organizohet çdo vit nga SHBK-ja. Panairi i parë, historik, është mbajtur nga 17-22 nëntor 1999 ndërsa të tjerët organizohen gjatë muajve maj-qershor. Numri i botuesve pjesëmarrës është rreth 100. Kryesisht botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, diaspora.
Plani i panairit të 14-të të librit “Prishtina 2012” përfshin Sallën e
Kuqe, Atelienë dhe Korridorin (Foajeun) e Pallatit të Rinisë.
Këto ambiente, me stendat, muret ndarëse, korridoret ndërlidhëse
bashkojnë pjesëmarrësit e panairit tradicional të librit të
Prishtinës, mesatarisht 70-80 botues. Në raste të veçanta, deri 100.
Stendat e tipit A, B, C, Ç dhe D krijojnë mozaikun e ekspozuesve,
botuesve të mirëfilltë shqiptarë, më të njohurit të hapësirës së
rajonit: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë.
Hapësirat me ngjyrë (kaltër, kuq) shënojnë korridoret midis stendave,
ndërsa planimetria e stendave variable sipas kërkesave të botuesve.
Në katin e dytë ndodhet salla e përurimeve, me rreth 70-100 karrige,
sipas rasteve, si dhe bufeja për ekspozuesit, vizitorët dhe mysafirët.