BEOGRAD-Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Konuzin u shpreh se Rusia është e shqetësuar për ekzistencën e një projekti të quajtur, ‘Shqipëria e Madhe’.
“Është një projekt shumë i rrezikshëm për gjithë Europën Juglindore, dhe do të përbënte një precedent”, tha numri një i diplomacisë ruse në Serbi, citon sot agjencia e lajmeve serbe, B92.
Konuzin e bëri deklaratën gjatë një paneli bisedimesh në Beograd ku u trajtuan marrdhëniet ruso-serbe.
“Vendi jonë, Rusia do të bëjë cmos për të kundërshtuar përpjekjet për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.
Më tej ambasadori theksoi se Rusia mbështet të gjitha përpjekjet e pajtimit të popujve të ish-Jugosllavisë, duke theksuar se Serbia ka kryer një politikë të ekuilibruar në këtë drejtim.
Sa i përket Kosovës, ambasadori rus në serbi tha se, ‘në këtë drejtim Rusia do të mbështesë gjithmonë politikën serbe rreth kësaj krahine’.
Konuzin gjtihashtu theksoi se Rusia mbështet Serbinë, duke e vlerësuar si një vend ushtarakisht neutral.
(d.b/BalkanWeb)