Vetprezantim
Kam botuar tre libra “Abstraksion”, “Arome dashurie”, “Peshperitje ndjenjash”.
Per shkrimet e mia jam dekoruar nga shoqata te ndryshme poetike, ku kam marre pjese ne konkurim. Kam hyre ne antologjine nderkombetare Rumune, ku permenden poetet me te mire. Kam shkruar vargje per serenata, te cilat jane bere kenge, pasi vij nga qyteti i serenatave( Korce). Kam studiuar per inxhinjeri ushqimi dhe kam punuar mesuese biologjie, por gjithmone me ka pelqyer te shkruaj, eshte nje ndjesi qe vjen nga brenda shpirtit dhe nuk mundesh ta ndalesh. Shkrimet per mua jane jete dhe dashuri. Asnjehere ato nuk me braktisin e nuk me lene te vetme. Shkruaj kudo qe ndodhem pa ndrojtje ne rruge , ne stacion autobuzi, ne bregun e detit, sa here qe nje ndodhi apo histori do te behet shkak per te prekur telat e zemres. Kur shkruaj gjej vetveten dhe ndihem e plotesuar.
KUR CERJA E NATES TE BJERE
Sot dua te degjoj zerin e zemres,
Kur dritat te fik, e syri i qiellit
mes yjesh te ndricoje.
Kur rrema oqeanesh marre ne krah,
Mes argjendit te henes te rrugetojne.
Sot dua te degjoj zerin e zemres,
Ne nje univers te vezulluar te me coje.
Aty ku kundermojne jargavanet mbremjeve,
E syve te mij, fytyren tende te lexoj.
E botuar “RRUGA E DRITES”
KUR TI ME PYESJE…
Nga qielli i brendshem i nje kujtese,
Rruga e diellit ishte ndritur.
Diell apo zjarr ish ai
qe qendronte pezull dy maleve,..
Ai hapi deren mes zjarrit ndezur e pyeti;
Trendafilat, a ti je me e bukur?!
Nuk munda te pergjigjem,
Kur brenda zemres se tij,
isha strukur.
SERISH
A te kujtohet atehere kur provova shijen e vdekjes?
Xhelozia, geryente si krimbi pemen.
Shijen e shiut kish, aromen e barit, frymemarjen tende.
Ndaj, si lule e vyshkur rreze gremine,
penelin tend prisja te me ringjallte ngjyrat e shpirtit.
Dhe. kur nuk mundi te na ndante xhelozia,
Varferia, genocidet a depresioni i nje bote shterpe,
Me ler te shuaj etjen buzeve te tua.
Ne erotiken e nates,
me ler te marr bekimin e yjeve,
gjuhen e henes,
E te hyj ne mbreterine tende!
SI DO TE ISHTE JETA PA TY
Toke pa diell,
Gjallese pa uje,
Qiell pa yje, hene.
Mos, si njeriu pa zemer.
Apo, si seksi pa ekstaze.
Perqafome,
deri sa fryme te mos marr,
Ndier pulsime te fuqishme erotike.
Me deno, me zjarre vullkanesh emocionuese,
Sot!
E nesermja,
U perket te pathenave!
Shkurt, 2022