Poezi nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

Agim Bajrami ka lindur ne qytetin e Cerrikut ne 22 kortik 1959 ,nga nje familje refugjatesh çame (,Filat )debuar me dhune nga vendlindja nga sjovinistet greke .Ka ndjekur studimet e larta per gjuhe letersi shqipe ne universitetin Aleksander Xhuvani 

Ka botuar shume libra me poezi Nder te cilat  permendim.

Arratisje pulbardhash 

Ylbere pa lamtumire 

Peshperime 

Vone 

Mbremje te puthura 

Romancat e muzgut 

Kohe qe s’dashuron 

Megjitheate ,etj 

Jeton ne Durres

Stinē covidi

Jashtē bēn kaq ftohtē dhe unē po kthej nē shtēpi
Me mantelin e dimrit i veshur
Nē kafene ka kaq tym , pērzier me raki
Dhe njerēz qē kolliten pa reshtur.

Mē ka ikur dēshira e shoqērive tē zhurmshme
Me biseda pa fund dhe me zēra
Eh , kēto i pērkasin njē kohe tē dikurshme
Covidi i ka fshirē tē tēra.

Dikur mē pēlqente tē shetisja gjatē bregut
Gjatē vjeshtēs dhe verēs sē nxehtē
Kēmbeja shakara me shitēsit e peshkut
Dhe isha i lumtur vērtetē.

Tashmē dal gjithē drojē nga shtēpia e ftohur
Me hapa tē ngurtē dhe tē brishtē.
Ju shmangem gjithkujt , qē dikur e kam njohur
Dhe ata bējnē .kētē gjē sigurisht.

Jashtē bēn ftohtē dhe unē po kthej nē shtēpi
I padukshēm si ajri dhe i zi si njē xhind
Jam pjesē e kēsaj bote , mbēshtjellê me mērzi
Dhe me simptomat e saj ngjyrē covid.

….

Nēna e vajzēs që dashuroja dikur !

Nēna e vajzēs qē dashuroja dikur
S’mē sheh mē me inat
Kalon para meje e heshtur si gur
Dhe pak e kērrusur nē shtat

Dikur ka qenē njē njeri ndryshe
Njē qiell mbushur re
Ju duk se bota po pērmbysej
Kur mori vesh pēr ne

I iku gjaku nga fytyra
Per pak u çmend vērtetē
E bija mund tē merrte djallin
Por kurrē njē poet

Njē burrē qē merret veç me vargje
Eshtē kulmi i marrēzisē
Ne jemi dhe familje e madhe
Dhe jo si kēmbēt e dhisē

Nuk la rrufe pa mē vērtitur
Me forcē dhe zemērim
Dhe djajte nga gjumi i ka ngritur.
Veç pēr inatin tim

Me tej nuk di ç’ngjau me tē bijēn
(Nuk mund t’iu flas mē gjatē )
Unē jam njeri kaq shumē i brishtē
Dhe s’bēj dot luftē me djajtē

Nēnēn e vajzēs qe dashuroja atēherē
E ndesh sa herē qē dal
Mi ngul nē sy dy sytē e mjerē
Sikur mē thotē: Mē fal.

……

Shurdhēri !

Se’ dēgjova qē nē fillim zērin e erēs
Qē mē doli pērballē nga njē kēnd
Ka raste kur njeriu s’dēgjon me veshē
Por me mend

S’arrita ti shoh , as gjethet e qershive
Qē rrēzoheshin mbi rrugēt pa njerēz
Unē e pērjetoj keq ndērrimin e stinēve
Sidomos largimin e verēs

Gjithmonë mē ngjan , se humb nga vetja
Diçka të bukur dhe të shenjtë
Vera pēr mua është stinë e këndshme
S’ka gjë se ështê gjithmonë e nxehtë

Që tani po ndiej mall pêr pelikanët e lagunës
Dhe njē dhimbje pêr ta , mi err sytë
Ato u bēnē gati qē nē gusht , për tē shkuar
Po pēr mua e shtynē dhe ca ditē

Sikur ta ndjenin se ky dimēr
Do bēnte kaq i ftohtē sivjet
Me borëra qē nuk dijnë tē reshtin
Dhe kaq stuhira nē bregdet

Se dēgjova qē nē fillim praninë e acarit
( Ndofta ngaqē me të , nuk ‘kam qenē kurrë mik )
Njeriu ndjen mē shpejt zërat e tē dashurve
Se sa ulërimat e këtij dimri cinik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *