ZEF PERGEGA
Poezinë e festuam në këtë 21-vjetor me e vargun, me muzen, me krojet e krahasimeve e gurrat e metaforave, që na freskuan shqip shpirtin. Këto fllade poetike, mbërriten në Michigan, si ujet e bores, të shkrirë nga mali dhe, pasi kishin njomur rrënjet e pishave të larta dhe lisave legjendar, që s’ka çfarë t’u bëjnë rrufetë, erdhën e u mbodhen në liqenin e Kuvendit, nga e gjithë bota shqiptare, nga vendildja e nga bota e lirë, me ba pak dritë e me u shumëfishue, si në hyjni qirinjtë e fjales shqipe…
Poetët ishin veshur bukur si kordele qiejsh, secili me yllin e vet dhe kur u ulen ne Kuvend secili zuri vend…zuri vend , jo me mburrje, jo me kollare si kapister kali, jo me megallomani, si re te mbarsura tinzisht nga kopila tradhëtarë. Secili ishte një pasqyrë e fjales, ku nuk mund te rrinte mikrobi politik. Ashtu si në një heshtje magjike, nën vezullime shpirtërore e hove që të jep përjetimi dhe adrenalina e poezisë, ata lexuan poezitë konkuruese…sigurisht më të mirat.
Ato zëra dhe ajo dritë syshë që lëshonin aq ambël ishte krejt një sfidë e madhe ndaj asaj që ndodh rëndomtë, si një gërdallë e plakur dhe hije keqe, që ndodh nëpër aktivitetet tona, as e hodhen shikimin tinzar me sekrecione të unshme, sikur s’kanë parë ushqim me sy, nga babëzia, nga rakia, vena, birra e ftohtë, para dufit të alkolit dhe mishit të ngrohtë ngjyrë shollë. Jo more, ata janë engjëj të zotit, që kanë zbritur në tokë, që me anë të fares së poezise t’i mbjellin të gjithë shpirtrat me dashuri, per njeriun e per kulturen e tij. Në darken e pritjes nuk pati konferencierë, fustane transparente, vithe me silikone, as njerëz që kërkojnë me doemos t’u përmendet emri, ku njerëzit e këtushëm harrojnë Zotin dhe mishërohen me antizotin, me atë që u shkatërron simbolet… e ecin ato si pula kokëprerë, që kur i shikon të ngjallin neveri…se ato vetëm mbi dijen e kombit rrinë t’ue pshty…!
Zëri i njërit lidhej bukur me zërin e tjetrit, ashtu siç bani Fishta, qq Kishen e Xhaminë i ndezi me drita. Rrija e shikoja në sy poetet dhe krijuesit, seç kishin atë natë, natën e pare, të premten me 22 tetor 2021!. Më dukej se kishin kohe qe frymonin me njëri – tjetrin. Pashë Ardianen që kishte ardhur nga New Yorku, Reshida Çoben nga Florida, seç kishin ato të dyja një botë, për këtë botë e për atë botë, se poezia nuk mund të kuptohet për një natë e, aq me keq, e zhytur në kazanin e një zhurmë e pjata te fryra, ku kërkush nuk dëgjon. Poezia është dëgjim i shpirtit që flet, ndaj edhe të huajt kanë thënë shqiptari është poet, se flet fjalë te mëdha në Kuvend, siç folem pra naten e parë në “Kuvend” , me Fishten e me Kuvendin. Seç kishim disa kristale në sy, që shdrisnin si margaritarë te vegjël, krenar se ato vinin nga një det i madh. Në fakt, poetet janë si lumenjtë që mbajnë detin e madh dhe, kështu i vlersuam dhe i lexuam ato emër për emër. Sa të bukur e ka emrin poeti, si lumi i lum lumit, o të Lumë!
Poetët janë esenca, palca e trungut, ku çel sythe kombi…po këtu i shkelin, i dhunojnë, ju krijojnë kurthe e mizanskena, si rrodhe leshit të bardhë të deles rudë, me e mbaj ngohtë morrin e lavdit të palavdieshëm që s’ua ndie…! Pastë faqen e zezë, kush ia ka me hile, poetit, kombit, Fishtes, simboleve kombëtare dhe mundit të madh të diaspores për çeshtjen kombëtare!
…se ditëlindjen festohen me njeriun…qirinjts mbi torts fiken me njeriun…
Ashtu ne e menduam me Pjetrin e Linden. Ditët e Letërsisë Shqipe këtë
vit, që ishte fati historik, si gjithmonë të bëheshin me Fishten. Ky vit kishte të veçanten, se Fishta ka mbushur 150 vjet ,që nuk është thinj, nuk është rrudh, as mban bastun në dorë, por ecen tek njeriu, tek shpirti i tij, po me atë madhështi e besa po me atë shpoti. Ajo që është e vërtetë, se në diaspore na ka mbajtë pak me hater dhe, ende nuk e ka përdor satiren therëse, megjithëse disa që flasin dhe e perdorin emrin e tij, ato, potretin dhe emnin ia hodhën, si eshtrat në lumin e harresës…për të zezën e syve të tyre të pashpresë…heshtja e shpotisë së Fishtes do t’i ndezë e s’kanë për të gjet as një pikë ujë me u fik, në shkretëtiren e shpirtit të tyre shterp…
Ne menduam pra, që këtë 21-vjetor të Festes tonë letrare ( Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë), dhe 150 vjetorin e Lindjes së frymëzuesit tonë At Gjergj Fishtes, me një përlindje dhe, si nje ostë e bardhë kungimi, me një aromë karafili, që kundrote avull hyjnor, ta festonim bashkë, në një tryezë me Fishten. Ai e ka pranuar për 21 vjet këtë ftesë e më bëhet sikur na tha:
“Mos më çoni ftesë, se tash jetoj në sirtarët e kujtimit tuaj, si nje pjestar familje me ju kuvendarët e Detroitit!”
E, kështu pra…në fjalë dhe kthjelltësisht në shpirt…sepse i kishim menduar të gjitha, se ku mund ta bënim atë ceremoninë e ditelindjes së tij?! Në salla të zhveshura?! Në mure që nuk flasin shqip?! Në skena, ku simbolet tona rënkojnë krye poshtë?! Hall i madh! Si pa e dëgjur kush, me një trokitje të lehtë, në porten tonë, sikur Fishta na tha:
“Ka mbetur një njeri, një shqiptar, si një katedrale tingulli me gjakonj, me një familje plot me meshtarë e me murgesha, se ka edhe një vella filozof fetar, poet e shkrimtar…pra shkoni tek Dom Ndue Gjergji!”
E kishim në mendje ta bënim një gjë të tillë. Na priti me bujari, mua dhe Pjetrin, me fjlalë të ambla, sa na dukej se në çdo hap e në çdo fjalë na rrethonte një vezullim drite e ngrohtë, që emociononte edhe shpirtin më të vrazhdë. Na çoi te salla e femijëve…e pastër, si shpirti i tij, me kandeshencë në simbole kombëtare e mergimtare. Ai na tha:
“Mendoj këtu ta bëni ceremoninë e festimit. Në këtë mur është flamuri kombëtar, potreti i Dom Prekë Ndrevashes, themelues i kishes “Zoja Pajtore” me 1977, dhuratë e piktorit Prof. Ndue Gjelaj, skenarist i dokumentarit artistik mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun…dhe, pastaj, Dom Nduja u ndal mendueshem tek portreti i At Gjergj Fishtes, duke na spjegur se ky potret i madh është bërë nga piktori i fashem shqipta ne Itali, Lin Delija. Dom Nduja drejtoj doren e sytë nga porteti i Fishtes: “Shikoni këtu si e ka paraqit ky piktor, që e kam takue në Romë e ma ka dhurue personalisht për Kishen tonë “Zoja Pajtore!” Shikoni sa bukur e ka paraqit kryet e Fishtes me nje botë të madhe e mendim të thellë, se ashtu në të vërtetë ishte Fishta ynë, që i kapërcen kufijt e një legjende në letërsinë tonë. Më te,j kemi portretin e Nana Terezes së pervujtë dhe piktura e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Besoj se këto simbole me ato që unë kam lexue kanë qënë një burim i kthjelltë për ju krijuesin!”
Pjetri e unë, ramë pak apo lehtë në mendime, t’ue e përjetua fjalen e këtij njeru ne shenjtërim dhe me dashuri për njeriun e me njeriun, se ne po ashtu e kishim menduar, ta bënim festën e fjalës shqipe, në një tryeze me Fishten, kështu si një rrjedhë e përbashkët jetësore bashkudhetarë, ku përvalon fjala si një vullkan mbi maja kuvendimi!
…dhe erdhi nata e Fishta mbërriti bashkë me vargun e fjalen e tij e për të
Hymë në sallë të gjithë bashkë. Nuk pritem, që të mbushej salla dhe pataj të hynim ne, organizatorët për të fituar vëmendjen e të tjerëve dhe ndonjë fjalë lavdie në zë, siç ndodh në aktivitetet tona. E kishte rregulluar Gjon Pashki, ashtu siç e donim e ne siç e deshi vet Fishta…se e pashë kur qeshi! Secili zuri vendi si i barabartë ne shpirtra e në fjalë, siç rrjedh normalisht jeta e tyre. Erdhen pra për ta nderuar Fishten aktori Cun Lajcaj “Mjeshtri i madh” nga Kosova, q, me recitimet e tij e ndezi sallen, mdaje edhe kur e tradhëtoj një lot. Ai ia solli ndermend Fishtes fjalen dhe amanetin e një plaku shqiptar nga Kosova, kur para se të ndrronte jetë i kishte thirr fëmijët ta çonin në bjeshkë e u kishte thënë; më ulni të pushoj pak tek ai lis e kishte viju fjalën:
“Ua la amanet të dilni shpesh tek ky lis, se këtu është mbështet Fishta kur çdo vit dilte në malet tona, për ta freskue mendjen e me e shkrue “Lahuten e Malësisë”, se lisi i ka rranjët e thella e kërkon në tokë ujin e rritjes, e Fishta kërkonte fjalen me peshë, për vargun e tij dhe për heronjtë!”
Erdhën në takim me një frymë të kthjelltë dhe të çilter, se fjala shqipe nuk duron ndryshe, edhe jugore të mirë si drejtori i financave në një dikaster të fuqiahëm amerikan , bashkë me falmijen Nevrus Nazarko, aktori Arben Dervishi, i cili recitoj poezi e kendoj këngë të bukura korçare, Prof Eduart Aliko, biznesmeni, Ben Spahi, ish kryetari i shoqates “Fishta” Kanto Dushaj, aktori Ylli Çela, themeluesi i kishes së Shën Palit, Prek Camaj, kryetari i shoqates “Dukagjini” Ben Sokoli, shoqaten “Mirdita” e perfaqesoi zv kryetari Fran Vokrri, esperti nga Neë-Yorku Tony Salano, kryetari i keshillit te kishes “Zoja Pajtore” Rrok Dedivani, Kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve nga Neë-Yorku, poeti e shkrimtari Mhill Velaj. Të nderuarit special nga Lezha, diplomati Bardh Uldedaj dhe publicist Gjovalin Gjeloshi, poetja Vjollca Keqi me bashkëshortin.
Po ashtu potetja Ardiana Mitrushi me bashkeshortin amerikan nga Neë- Yorku, bizenezmeni Paul Berishja dhe si gjithmonë në të gjitha aktivitetet Paulin Muja dhe muzikanti Genti Cakorja. Për ACTV aktivitetin e përcolli Gjovalin Kaçorri e per AlbdreamsTv, vete pronari Rush Dragu, i cili botoj një shkrim ndjesor informativ me foto të shumta, si botë e kujteses historike të diaspores, si gjithmonë me arshiven e tij të pasur e me lajmin e parë.
Si kyetar i komisionit të kësaj mbrëmje e mbajtja një fjalë hyrëse, ndërsa fjalen e rastit e mbajti botuesi i “Kuvendit” Pjeter Jaku. Aktivitetin e moderoi Albina Palushaj, e cila gjithomë aktive në këto aktivitete për “Kuvendin” dhe për Kishen “Zoja Pajtore”, e diplomuar në gjuhë – letërsi, me bashkëshortin e saj, fotografin e njohur të artit të fotografisë, Paulin Palushi. Në këtë ativitet moren pjesë edhe të rinjë. Poezi me një zë melodioz dhe artistik lexuan për Fishten dhe nga krijuesit e diaspores, të talentuarat Lijana Kola dhe Flutura Gjonaj, kjo e fundit e hijeshoi gëzimin e mbrëmjes me këngë të kënduar enkas për këtë aktivitet. Aktori , poeti dhe shkrimtari Ylli Cela recitoi poezi nga Lazgushi e Kuteli, miq te ngushtë të Fishtes.
Në këtë mbrëmje mori pjesë eshe ish kryetari i fondacionit “Vendlidja Thërret”, i krijuar në Amerikë në ndihmë të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosoves biznesmeni Luigj Gjokaj, i cili recitoi vet një poezi të krijuar enkas për Fishten. Madje, ai mori edhe mirënjohjen që Kuvendi i akordoj këngëtarit të ndjerë Sali Mani, i cili ka jetuar në mesin tonë në Detroit. Si mik i Saliut, Luigji foli disa fjalë të ndjera, mbasi ai ka marrë pjesë edhe në varrimin e këngëtarit në vendlindjen e tij në Koplik të Malësisë së Madhe, në Shqipëri. Ish kryetari i shoqates “Malësia e Madhe” në Michigan, Ruzhdi Gjokaj lexoj pjesë nga krijimtaria e tij. Ndërsa një poezi stigmatizuesi me një ironi të thellë të Elinda Markut e recitoi mjeshtrisht aktori shqiptar Arben Dervishi, që jeton në Detroit. Sekretari i shoqatës së Ish të Perndjekurve nga diktatura komuniste në Shqiperi, Gjon Kaçaj, njëkohesisht dhe krijues solli disa nga kujtimet e zhvarrosjes së eshtrave të poetit nga të intervistuar nga ana e tij ,autorëve të atij krimit ndaj varrit të poetit në kishen e fretënve Shkodër.
Pastaj Arta Simoni, kryetare e jurisë dha çmimet e akorduar per kete vit nga Revista “Kuvendi”. Argëtim me muzikë e valle, ku kënduan, Flutura, Arbeni, Meti e Beni me kitarë. Fishtes i “shkuan” lot nga gëzimi dhe, ne na vaditi një varg bashkimi, në një harmoni qe çeli në atë dritë bekimi Dom Ndoj, i biri. Se, kështu janë bijtë e shenjtë e mbajnë njëri – tjetri si diga rrëmbimin.
ÇMIMET E KONKRUSIT TE DITEVE TE LETERSISE SHQIPE NE AMERIKE PER EDICIONIN E 21-te
Juria e edicionit te ketij viti per Ditet e Letersise Shqipe ne Amerike e perbere prej:
Arta Simoni Kryetare, poete Michigan
Agim Bajrami, poet Durres
Brunilda Spiro, poete Michigan
Qendresa Halili, shkrimtare, New York
Fatmira Loci, poete Lezhe
Erdhen ne kete perfundim:
Poezi: Çmim te pare nuk ka
Çmimi “Gjergj Fishta” iu dha poetes nga Kosova , VIOLETA KADRIU
Çmimi “ Migjeni”, poetes RESHIDA ÇOBA
Proze: Çmim te pare nuk ka
Çmimi “ Anton Pashku” iu dhe shkrimtarit MHILL VELAJ
Çmimi “ Petro Marko” iu dha BARDHYL MEZINIT
PUBLICISTIKE:
Çmim te pare nuk ka
Çmimi “ Faik Konica” iu dha eseistes dhe poetes ARDIANA MITRUSHI
ÇMIMI “ Arshi Pipa” iu dha kritikes se njohur EMRIJE KROSI
JURIA E KONKURSIT23 tetor 2021
24 tetor 2021, në një nga mjediset e Kishes “Zoja Pajtore”
fotografite do i gjeni ne fb, ne profilet e Albdreams TV dhe Pjeter Jaku