DITET E LETERSISE NGA REVISTA “KUVENDI” & 150 VJETORI I LINDJES SE GJERGJ FISHTES

Fjala hyrese ne kete aktivitet, me   23 tetor 2021

ZEF PERGEGA

           Tё nderuar pjesmarrёs:

Mirё se erdhet nё festёn mё tё bukur tё fjalёs shqipe nё Amerikё, dhuratё e çmuar e komunikimit dhe kujtesёs historike nё mes nesh, kohёs qё i lidh kohёt, qё revista “Kuvendi” i organizon “Ditёt e letёrsisё shqipe” pёr 20 vjet me radhё. Kёtё vit pёrkojnё me 150 vjetorin e ditёlindjёs sё poetit tё kombit tonё Gjergj Fishta.

        Poeti i  “Lahutёs sё Malёsiё”, e pagёzoi veten me emrin Gegё Toska. Nё nderim tё Homerit shqiptar, universit letrar, gjuhёs dhe historisё, qё Zoti vetё e bekoi me pavdekёsi, ju ftoj nё njё minut respekti e meditimi!

            E pёrjetshme qoftё vepra e tij…pavdekёsi!

          Sigurisht, stafi i revistёs “Kuvendi” nderon sot nё kёtё ditё edhe poetёt Pal Imeri, Zef Lleshi dhe kёngёtararet Sali Mani e Katriot Ago, qё nuk janё mё, nё mesin tonё!

           Revista “Kuvendi”, me shkrimet e saj, u kthye nё njё tingull tё fortё mesazhi, duke i lartёsuar e pёrkujtuar viganёt shqiptarё tё diasporёs, qё dheu qё i lindi s’i mbajti nё kraharorin e vet…ikёn jashtё me njё copё akulli nёn krye dhe ndoshta pa varr, siç ndodhi me Fishten e Madh.

       Kjo revistё me stafin e vet i frymoi mushkёritё e mёrgatёs dhe ndezi eshken e zjarrit tё tё Pёrlindurve tё mёdhёnjё, pёrtej diellit nё Amerikё dhe nё botёn e lirё. Kombi frymon me kulturё dhe nusёron me fjalёn. “Kuvendi” vuri re se nё diasporё, krahas pёrpjekjeve, pёr mbijetesё, nё traditё, gjuhё e zakone, kultura ishte mbushur me tatuazhe tё huja, gjё qё e damkoste ndёrgjegjёn kombёtare, duke e gёlltitur zhurshёm fjalёn shqipe. Sigurisht diaspora ka patur botime si gazeta, revista, radio e televizione peridike, por revista “Kuvendi” si botim, si revistё ёshtё nje kateder e spikatur, mё jetёgjata dhe me pёrmbajtje dinjitoze. “Kuvendi” i dha zёrin e vet letrar, qё i mungonte komunitetit.

    Pjeteri, Elinda dhe stafi e kapёrcyen krahinёn dhe lokalizmin, pёr ta kthyer “Kuvendin” nё njё zё promovimi rreth djepit tё fjalёs shqipe me reference mbarё kombёtare. Qё nga viti 1991 jam pjesё modeste e rrugёtimit tё saj nga Lezha nё Amerikё.

      Fishta qё pёrkujtohet sot me rastin e 150 vjetorit tё lindjёs ёshtё poli i universit tё letёrsisё shqipe, apo vetё fryma e parё e kёsaj letёrsie me atё alfabet qё u vendos edhe me kontributin e tij nё Kongresin e Manastirit me 1908. Fishta ёshtё metafora e parё e flakёs sё lirisё dhe e heroizmit tё kombit shqiptar, ёshtё altari me i lartё i vlerave shprehёse tё gegnishtёs letrare, mishёruar nё Dheun e Atit, nё flamur, nё besё e bashkim, flakёruar nga njё dritё e shenjtё deri nё amshim.

    Diaspora nuk e harroi Fishten. At Danjel Gjecaj e botoj “Lahuten e Malёsisё dy herё nё vitet 1950 nё Romё me mijera kopje, disa mbёrriten edhe nё Amerike. Njё botim tjetёr e beri edhe njё editor kosovar. Lahuta u pёrkthye ne gjermanisht nga Max Lambrec, por botimin e saj nё Gjermaninё lindore e pengoi diktatura, e me ndihmen e Martin Camajt u botue ne Gj. Perendimore. Koliqi botoj nё Shejzat satira dhe pjesё nga Lahuta tё pёrkthyera nga ai nё italisht. Nё vitin 1960 Lahuta u pёrkthye nё italisht nga albanologu arbёresh, Injac Parrino. Arshi Pipa pёrktheu ne anglisht dhe botoi pjesё nga Lahuta…e shёmbuj tё tjerё ka plot. Njё tё tillё me domёthenjё tё madhe ёshtё se nanat malёsore tё shqiptareve ne tokat e tyre iliriane – arberore nё Malt tё zi pas kёngёve tё djepit i mekonin fёmijёt e tyre me kёngёt e Lahutёs…tё cilёn e morёn me vete nё gji, siç mbanin feshur rruzaret.

      Fishta ёshtё frymё e guximit krijues dhe sfidё e çdo politike antokombёtare! I mohuar pёr 50 vjet, i promovuar si nёn zё pёёr 30 vjet! Fishten vazhdojnё ta kenё frikё, armiqtё dhe tradhetaret e kombit qё fatkeqёsisht trashёgojnё pushtetet. Pema krijuese e Fishtes ta njom shpirtin!

   S’kishte si tё ndodhte ndryshe. Botuesi i revistёs “Kuvendi” Pjeter Jaku, i zhvilloi ditёt e letёrsisё nё Detroit me frymёn e larё nё diell e nё Fishtё…diellin qё lind nga perendon. Pёrpos librave poetik e publicistik dhe librin e madh “Shqiptarёt nё Detroit”, Bisedё imagjinare me Fishten, ai ka botuar librat “Fjalori Fishtjan”, “Vlerat letrare tё Fishtes” dhe “Urtёsia Fishtjane”, botuar nё vitin 2001.

   Njerёzit janё njёlloj prej natyrёs, edukata i mban ato mё u dallue , -thoshte Fishta. Pёr kёtё jemi bashkuar sot rreth “Kuvendit” si institucion i kёsaj nё fushёn e letrave shqipe. Tё flasim shqip, sё gjuha jonё ёshtё memoria e botёs.

   Ftoj Pjeter Jakun, botuesin e “Kuvendit” tё mbajё fjalёn e rastit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *