POEZI NGA ZEF BARDHI

ARKA E NANES

Në rubën e Nanës rrugzue ojnash krejt lara,
shpue dhemtës përgjakun gishtash gjylpanës,

Shejxa t’kuqrrirrsta thahen arkës vjetër kadalë,
të brishta lvores-pelimth idhnue si toka e thatë,

Tinëz plakjes e dashnisë ja pinë dritën e syve,
marakun e shpyrtit ja përvlojnë anrrës bijëve!

HUNI I KALBUN

Si majsa e tamlit vedrës qi’ drunit shqerret,
dita e vjeshtës krisi dhemtës brijëve të agut,
tuj shkoklue tan’ florinin e ograjës bjeshkës,

Prej nj’aj krizme si rrfeja e idhët e ogurzezë,
zemrën e njerzve e vuer vargojve t’ oxhakut,
si fele mishi qi’ ka për tu terë deri n’pranverë…

Vllaj-vllanë kish vra për nji hu’ të kalbun gardhi,
zabelit të Zotit ku kullosin veq drenusha malit,
pa’dit se’i përkuni djepi e i m’koj tamli i nji Nane!

JONIANE

Bash si valët e blueme mullijve të detit thkellë,
shpyrti tretet pentagramit pulbardhave qjellës,

Tuj shpraz mandej korpin tonë t’liruem dhimtës,
gurzve t’krypun prej dashnisë si bëzhdile jeshile,

Unë e ti lajm lkurën jetës dallgës shkumzueme,
tuj dlir pendlat` e anrrave si na bajn me flurue,

Nji peshk gjylpane përbirohet urruzave t’bardha,
tuj rrugzue gjerdanin detarve hupun tallazash!

TERQETHJE ZHEGU

Rrezes djellit i lbyrë djersve e syve të njerzis,
shpyrtit lodhun qi pikrron lazhde barit të thatë,

Mallit vrej si ndill` midis gurzve bardhok t’zallit,
Bletën njomësht tuj flurue erës drejt zgjojt të ri,

E shkumnajës së detit qi’ i skeptojnë zojt e erës,
hojet e shpyrtit rredhin skajeish si mjalti i vjetër!

A DESIN ENGJUJT?

Nji mizë blete u ul’ strehës teme t’vjetër
trandafilles së re pushoj sa me marrë frymë,

manej ngrini bisk i njomë shpërthye pranverës
ngjeshun kamzash e flatrash polenit florijtë,

n’sa e vrejsha dhimtës si nanën teme dekës
flurim e muer hava dallnyshja e zezë e shpisë,

m’theri zemra-si shkojnë të bekuemit e jetës
pa’e thanë kurr’njiherë fjalën: A desin engjujt!?

KUR FOLI KORBI

Me nji thalb thane skepit boj’hini briste` korbi,
degës frashnit ku kishte shkrepë rrfeja motit,

Të tana shpezët e malit u mahitën’ krrokamës,
si fluraku i zi me frutin e kuq n’gojë knote amël,

-Atherë e kisha nan’ gjuhën gurin e xhevahirit,
e kanga eme bahej fllad i qjellës si’ e bylbylit,

-Deri’sa njerzit e banë shejë dashnie unazash,
m’ngeli flurimi penda e zezë e amëltia thanës!

TE HUPMIT

Si krajla rendin dy vllazën dihatjës kuajve,
drejt shpisë vjetër ku kishin lanë nanë e babë,

Cub’i vjetër i priti ulrimës idhët fërton’ e gjamë,
era stofët e bjeshkës rudinës shejtve shprazej,

-A jena ke shpija i tha vllaj-vllajt si qyqe vjerthi,
-ka vorret tha qetri kush’e di na njofin t’dekmit.!

SKAJIT TE ZEMRES

Bash aty i la aletet malsori midis livadhit,
ku verdhukej lulojës amël vodhza e plakun,

harri krejt xanat njomza e prefun ngrefi kosën,
rraz trungut la shtamën e kjumshtit e gryhnen,

mangoren e linit tuj kullue ua lidhi mi krye,
amzës s’gjersës si flamur paqje e dashnie,

si shqypja e re breshtës turraqit tuj shuflue,
koshin e halleve e dhimtës vegjve tuj kullue,

fishllete ograjës kalamend tuj i thanë zemrës;
-mos m’truej e lira bjeshkë po hiki sall i vjet!

njeri se pau, veç uku i vjetër e fllazat e tutme,
hana e yjzit ravgojshin lazhdës barit e lulesh,

lis i djegun rrfesë u përmen malsori mjesnatës,
gjytetit t’madh qi pravullohej si thadër anzash,

u tha bijve okolle;-qoft bekue bjeshka e bardhë,
– si shpyrtin m’rujti gjallë kur e hupa n’fërfllazë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *