PER KONKURS
ENDE
Ende s’është vonë për rimën e marr në këngët e zogjve
për stinën e bukur të vitit, për erën e ngrohtë të flladeve.
Ende s’është vone të hedhim sytë
nga retë e ngadalta në kohën e tyre,
që duken, sikur ecim edhe ne me ritmin prej natyre,
deri sa të arrijnë në atë motin e bukur ,
në vendin e duhur,
në çaste kur është shkrojtur si një bibël
nga vet koha e fatit ,
nga vet dora e njeriut!
S’ka ende kohë të presim e të rendim,
s’ka ende mangësi për moshën e viteve,
le të ikin dhe ato me orën e tyre,
le të rrimë me të njëjtën re të syve,
kur për vet natyrën është jeta e jonë ,
dhe e tyre
e ëndrra është akoma nën zgjedhjen mbi degët e kësaj nate me yje …!
E pamë Vjeshtën…!
E pamë motin që shkoi me zymtsinë e kësaj stine,
Kur Dielli ngonjëherë kish hyrë nën retë provokuese
Edhe pse është Vjeshtë, ku në çdo kohë lakmohet më shumë
Edhe atëherë, kur Dielli lind e aq sa, kur perëndon!
E pamë edhe shiun të bjerë si i paftuar nën rreze
Edhe kur mesditës jemi duke ëndërruar pa gjumin e kërkuar
E pamë edhe erën, edhe tornadon edhe dëborën të bjerë
Sikur të ishin mbledhur të gjitha bëmat e një viti në një ditë!
E pamë edhe hijen tek ngjitet e zbret shpejt nën dritë
E pamë, e pamë e aty ku je ti e këtu ku jam unë
Mes gjelbërimeve mes fushave mes lëndinave
Kur Vera me ikonën e saj ka mbetur akoma në prehër të vjeshtës!
E pamë i dashur, e unë e ti në ëndrra e tani mbi eshtra!
Tek vozis lulet e gardit tim jeshilllëk e me ngjyrat e zgjedhura
Tek rend e s’pushoj duke vëzhguar zogjtë, ketrat, lepujt
e akoma e hijet e lëna, pas e anës, e tërthor!
E pamë Vjeshtën e vjet e sivjet e mot e përmot
Kur një gjë kam për t’i thënë mes ndryshkërisë së saj
Se më pëlqen kaq shumë tek mbaj një aromë ndryshe
Mes erërave të fryra anekënd e pa anë e vend
Si e papërgatitur të kujdesem për të, si një dashuri!
E pamë, e kur u dashuruam e shikuam herë pas here në dritare
Se mos nga momenti në moment na bën ndonjë surprizë
Tek gardi jeshil, mbi të një shtresë e bardhë si mjegull, a si ngricë (apo dëborë)
Ka të ngjarë kjo Vjeshtë të jetë e Verë, Pranverë e Dimër, e vetja vet si Vjeeeeshtë!
Natën e bëra ditë!
Ditë , që më ndrin shpirtin, nderin, fjalën, veprën , punën!
Që për ju Lider të kapelës jeshile
Që ju nxin fytyra , e sytë, e dhëmbët të rracës që ku lindet
Që nuk dini se ç’është jeta, lumturia, fjala , vepra e puna
Net jeni vënë kundra
Të gjithë me idetë e fëlliqura tuajat
Sepse e shihni Hënën përtej bukurisë,
e natën
Që një është për të patur zilinë
E zilia ju mbyti
Të më c’nderoni
Të më mohoni
Të më degdisni
E megjithëse më njihni
Më njihni fare mirë
E kjo ju vret
Më të vërtetën e syve të mija
Më realitetin e fjalëve e të shpirtit tim
Që po ma mundoni
Më lodhjen maksimale
Që nuk më arrini dot
Në saktësi, punën që bëj
Shpejtësinë që kam në linjë
Korrektësinë, për sjelljen, për inteligjencën, dhe disiplinën që mbars brenda venave
Brenda karakterit tim
Për punën që jam gati t’ju haj mish të gjallë
Për padrejtësitë që po më bëni
Për tinzarlliqet që po më kanosni
Për gjyqet që po jua fitoj sa herë jeni munduar të në mposhtni
Prej sinqeritetit dhe nderit tim
Duke i hedhur hi syve përgjegjësve
E që po humbasin dhe Ata , Ato me ju bashkë
Shpirtliga!
Që nuk njihni kulturën evropjane
Por as edhe besnikërinë kombëtare!
Ju që nuk keni të drejtën të jeni citizentship Amerikane!
Unë nuk e humbas drejtësinë time.
Sikur dhe Zoti të më thotë kujdes prej ligësisë së tyre!
Ndyresira
Gra të poshtra
Se me burrat gjithmonë kam më shumë besim e mirëkuptim
Sepse kanë më llogjik
Të mjerat ju
Që nuk më njihni
Por, vetëm nëpër gjyqe e Union ulni kokën dhe përkuleni si peshq të vegjël që sa pillen, i ha i madhi.
Ju që më jeni vënë kundra
Kundra paçi Zotin
Jo mua!