(Sh)KRIME NË HISTORI *
PUBLICISTIKE
2021
Paganizmi shqiptar nuk është primitivizëm…
Paganizmi shqiptar nuk është primitivizëm e as barbarizëm siç mundohen ta etiketojnë disa. Ai është vlerë etnokulturore që duhet mbrojtur, konservuar e më pas promovuar për turistët e huaj dhe për brezat e rinj të Shqipërisë. Ruajtja dhe konservimi i tij është një detyrë e ngutshme si për komunitetin ashtu dhe për pushtetin ekzekutiv e atë legjislativ në Shqipëri. Pa dashur të shfaq poza historiani apo etnologu, mund të them se paganizmi është ende gjallë në Shqipëri dhe se duhet ruajtur e konservuar si vlerë P 1 2 etnokulturore prej së cilës mund të kemi veç përfitime në industrinë e turizmit. Shqipëria është një nga vendet e vetme në Europë, ku për fat të mirë paganizmi ende jeton. Pushtimet e gjata që nga ato Romake e deri tek ato të dekadave të fundit, si dhe zhvillimet e vrullshme të këtij kontinenti kanë fshirë çdo gjurmë paganizmi. Arsyet pse ai ka mbijetuar në Shqipëri janë të shumta. Në rrënjët e këtyre arsyeve gjenden histori turpi e krenarie, izolimi e vetizolimi, histori betejash të humbura e të fituara, harresë, kameleonizëm, inate, vetmi, hatërmbetje e gjëra të këtij lloj. E rëndësishme është që paganizmi në Shqipëri është ende gjallë, ndërkohë që trajtat e tij të fundit në Europë kanë dhënë shpirt para 30-40 vjetësh në Skoci, Irlandë apo Norvegji. Hapja e Shqipërisë si dhe zhvillimet e vrullshme të këtij vendi në këto afro tre dekadat e fundit kanë bërë që paganizmi shqiptar të plaket, dobësohet e lihet në harrese. Këto, janë kostot e hapjes dhe zhvillimit. Këto, janë ligje universale e për rrjedhojë ne nuk mund të bëjmë përjashtim. E vetmja gjë që mund të bëjmë ne, është një aksion i madh kombëtar për mbledhjen dhe 1 3 konservimin dokeve, zakoneve, traditave, këngëve dhe praktikave pagane të jetesës. Kjo është urgjente, pasi brezi i 70-80-vjeçarëve shqiptarë, janë muzeu i gjallë. Para pak vitesh, kur po shkruaja disertacionin mbi traditat zakonore të dasmave irlandeze në shekullin e 18-të dhe 19- të, m’u desh të hulumtoja nëpër disa arkiva e biblioteka të Irlandës. Mësova se ajo ka arkivin më të madh në Evropë të folklorit me mjaft elemente pagane. Arkivi ende i gjallë shqiptar i paganizmit, është shumë më i madh dhe më i pasur se ai irlandez. Në vitet 1937-1938 qeveria irlandeze, bazuar në një vendim që mori Parlamenti, akordoi një fond dhe ndërmori një aksion dyvjeçar për mbledhjen dhe grumbullimin e pasurisë folklorike dhe etno-kulturore. U angazhuan të gjitha shkollat fillore, të mesme. Çdo nxënësi iu dha një fletore, me një pyetësor të gjerë e të detajuar për çdo aspekt të jetës, traditave, zakoneve, këngëve, mënyrës se si procedohej në kultivimin, korrjen apo ruajtjen e të korrave, zakonet e lindjes, dasmave dhe vdekjes, data, histori lokale, emra, fise, gjenealogji. Për dy vjet në Republikën e Irlandës nën mbikëqyrjen e 14 mësuesve i plotësuan këta pyetësorë, vunë mjaft foto, dorëzuan dhe objekte të vjetra, e kështu me radhë. Një Komision Shtetëror bëri më pas seleksionimin, skedimin dhe arkivimin e tyre në një ndërtesë të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Dhe sot, pas kaq dekadave, Irlanda ia arriti edhe t’i dixhitalizojnë këta arkiva, duke e bërë këtë vend ndër më tërheqëset në botë për turizmin me drejtim trashëgiminë kulturore. Ne tani jemi vendi i vetëm në Europë, ku paganizmi është ende i gjallë. Ky është një shans fatlum dhe duhet shfrytëzuar shpejt, pasi koha nuk pret. Pas pak vjetësh një pjesë e mirë e këtij paganizmi do të ketë vdekur. Është koha të bëjmë atë që irlandezët bënë më 1937-1938. Dhe ta bëjmë tani. Jam i sigurt se një investim i tillë në mbledhjen, ruajtjen dhe konservimin e vlerave, traditave dhe praktikave pagane do t’i sjelle Shqipërisë së viteve 2018-2028 më shumë turistë se sa deti apo bregdeti Adriatik dhe Jon të marrë së bashku. 15.07.2018
SI IU DHURUA HRUSHOVIT KOSTUMI I PRENG BIBDODES ?
Si iu dhurua Hrushovit, kostumi i Preng Bibë Dodës? …do të ishin me dhjetra mijëra turistë francezë që do ta vizitonin këtë muze (të munguar) të Bib Dodës. …nëse do t’i përdornim këto muze (të munguara), për nxitjen e industrisë së turizmit, do të kishim edhe më shumë turistë të kulturës dhe historisë.
Napoleoni i III, u bë kumbari i djalit të vetëm të Preng Bib Doda, Prengës. Napoleoni, i dhuroj një prej shpatave të tij, me të cilën i biri, Prenga, ka pozuar me krenari në disa fotografi, i veshur me kostumin kombëtar shqiptar. Ndërkohë, në kryeqytetin shqiptar, Hrushovi ka marrë dhuratë nga Enver Hoxha një kostum tradicional shqiptar i veshur nga Preng Bib Doda.
N 28 historisë së Bib Dodës dhe faktit se si Napoleoni i III u bë kumbari i djalit të vetëm të tij, Prengës. Napoleoni i dhuroj atij edhe një prej shpatave të tij; shpatë me të cilën i biri, Prenga, ka pozuar me krenari në disa foto të tij, i veshur me kostumin kombëtar shqiptar. Në ditët në vijim nisa të gërmoj në bibliotekën e Universitetit dhe në internet për të gjetur diçka më shumë rreth këtyre fakteve. Punët e ngjeshura të përditshmërisë, ma bënë ta lë pas dore këtë kërkim. Por fatmirësisht, krejt papritur një tjetër koleg që jep lëndën e Historisë së Rusisë, më flet disa javë më vonë, rreth vizitës së Hrushovit në Shqipëri. Madje ai më tregon edhe për një pemë që Hrushovi ka mbjellë në kryeqytetin shqiptar, dhe një dhuratë që Hrushovi ka marrë nga Enver Hoxha. Kjo dhuratë ishte një kostum tradicional shqiptar i veshur nga Preng Bib Doda. Preng Bib Doda, ka qenë Princi i Mirditës. Ai lindi në Orosh të Mirditës në vitin 1858 në familjen e Gjomarkajve. Gjomarkajt ishte autoriteti më i lartë i pleqërimit të kodit zakonor shqiptar (Kanunit) në Gegëri dhe prijësit tradicional të Mirditës. 29 Ai ishte një ndër drejtuesit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komandant i Lidhjes së Shkodrës dhe komandant i forcave mirditore e shkodrane që luftuan në mbrojtjen e Hotit e Grudës nga malazezët në vitin 1880. Kandidat për fronin mbretëror të Shqipërisë në vitin 1914, dy herë zëvendëskryeministër dhe dy herë ministër. Ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtimin e kryengritjeve për liri e pavarësi! U vra më 22 mars 1919, në Zejmen të Malësisë së Lezhës. Pas vrasjes së Preng Bib Dodës, për një periudhë të shkurtër Mirdita, u drejtua nga e shoqja, Luçia. Më pas, parinë e Mirditës e mori kapedan Marka Gjoni, po nga familja e Gjomarkajve. Këto fakte nuk kanë ndonjë peshë apo rëndësi të veçantë në historinë e një vendi. Por, nëse do t’i përdornim këto muze (të munguara), vende, madje dhe pemë, për nxitjen e industrisë së turizmit, ato do të luanin një rol jo të vogël në thithjen e turistëve të kulturës dhe historisë; turistë të cilët këto vitet e fundit janë kthyer në trend në gjithë botën. Do ishin me 30 dhjetra mijëra turistë francezë që do ta vizitonin këtë muze (të munguar) të Bib Dodës. Dhe, po aq, në mos me shumë rusë, që do vizitonin këtë pemë, ndofta tani e prerë për t’i lëshuar vendin ndonjë pallati shumëkatësh… . Pse e shkruajta këtë histori Këto shënime të shkruara nxitimthi në laptopin tim muaj më parë do kishin fjetur aty gjatë, ose mund të kishin humbur krejt pas disa viteve, po të mos ma nxisite kureshtjen rreth kesaj teme nje shkrim brilant i mikut tim nga Kosova, Profesor Nexhmedin Spahiu. Ja çfarë shkruan ai ndër të tjera në shkrimin e tij të botuar para pak ditëve me titull: Katolikët e Mirditës me Sulltan Muratin I kundër princit Llazar. Kur më 28.06.1389 u zhvillua Beteja e Kosovës, shqiptarët u rreshtuan në të dy palët kundërshtare. Derisa Balshajt morën pjesë në anën e princit Lazar Hrebljanoviq, mirditorët – me kapedanin e tyre – u rreshtuan në krahun e Sulltan Muratit I. Meqë osmanët e fituan luftën, 31 për këtë mirditorëve iu garantua autonomia, të cilën e gëzuan deri në shekullin XIX. Mirditorët nuk paguan fare taksa dhe qeveriseshin me kanunin e maleve, ndërsa i vetmi detyrim i tyre ndaj Sulltanit ishte që të shkonin në luftë kurdo që të kishte nevojë, me ç’rast u takonte plaçka e luftës. Bib Doda dhe Lufta e Krimesë Rasti me i njohur i pjesëmarrjes së mirditorëve në luftërat osmane ishte Lufta e Krimesë (1853-1856) kur roli i 5.000 luftëtarëve në krye me kapedanin Bib Doda (1820-1866) ishte vendimtar në fitoren e betejës. Ashtu si e shpjegon romancieri i parë shqiptar, Dom Ndoc Nikaj (1865-1951), që ishte i biri Gjokë Jake Nikajt, njërit prej këtyre luftëtarëve të Bib Dodës, kur ushtritë osmane, angleze e franceze ishin duke u mundur nga ushtria ruse në betejën kryesore, mirditorët – duke mos përfillur qoftë më të voglin rregull ushtarak, duke rrezikuar jetën e tyre në maksimum – i shkaktuan habi ushtrisë ruse dhe e thyen atë. 3 2 Për rrjedhojë, Sulltan Abdylmexhiti I (sundoi në periudhën 1839-1861) i dha Bib Dodës titullin Pashë, ndërsa Perandori i Francës, Napoleoni III (sundoi në periudhën 1852-1870) u bë kumbar i djalit të vetëm të Bib Dodës, Prenkut (1860-1919). 02.09.2018
Rexh Meta dhe kushti i Enverit për Rose Wilder Lane …
Shqiptari i parë që diplomohet me medalje të artë në Universitetin e Kembrixhit, shoqëroi gazetaren amerikane më të paguar në botë, gjatë periudhës së pas Luftës I Botërore, Rose Wilder Lane. Kushti i Enver Hoxhës për gazetaren, pasi e dënon Rexhë Metën me vdekje.
Nuk e di, nëse dikush është kujtuar ta vlerësojë apo dekorojë këtë figurë kaq të madhe. Nuk e di, nëse dikush është kujtuar të shkojë tek i biri, nipi apo dikush tjetër që jeton prej familjes, për të shfletuar dorëshkrimet e tij. Rexh Meta, meriton një shtatore në Tiranë. Për më tepër, të mos harrojmë se ai ka shoqëruar një nga gazetaret më në zë të botës për kohën.
Rexh Meta (1906-1985), nga një banor i Jetimores së Shkodrës, bëhet shqiptari i parë që diplomohet me medalje të artë në Universitetin e Kembrixhit. Kjo falë fatit, aftësive dhe shoqërimit që ai bën gazetares amerikane më të paguar në botë, gjatë periudhës së pas Luftës së Parë Botërore, Rose Wilder Lane. Rexh Meta dënohet me vdekje nga Enver Hoxha. Por, gazetarja, shkrimtarja dhe antroR 36 pologia Rose Wilder Lane, sapo e mëson këtë fakt, ndërhyn gjer te Presidenti i SHBA për t’ia shpëtuar jetën atij. Enver Hoxha pranon t’ia falë jetën Metës, por me kusht që Rose Wilder Lane, që kishte një prestigj dhe influencë të jashtëzakonshme në mbarë botën, të mos fliste kundër regjimit komunist në Shqipëri. Lane e pranon kushtin e, për rrjedhojë, Rexh Metës i falet jeta. Por ai mbahet në burg për shumë vite, e më pas në internim, derisa vdes diku në afërsi të Tiranës, në të njëjtin vit që vdes dhe Enver Hoxha. Po kush ishte Rexh Meta? Babai i Rexhës, Metë Fazlia, bashkë me disa familjarë të tjerë, në vitin 1913 largohet nga Vuthajt për të shpëtuar familjen nga gjenocidi që u bëhej shqiptarëve në krahinën e Plavës dhe Gucisë nga forcat malazeze. Pasi shkojnë për disa vite në Kosovë, në vitin 1919, Metë Fazlia me djalin, Rexhën dhe dy vajzat, Gjykën dhe Zojën, kthehen dhe jetojnë në 37 Shkodër. Aty, Metë Fasllia dhe gruaja e tij vdesin, kështu që Rexha dhe dy motrat e tij strehohen në Jetimoren e Shkodrës, që varej nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Rexha aty nis shkollimin dhe mëson në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze. Që 12 vjeç fillon të shoqërojë ekspeditat angloamerikane në Veri të Shqipërisë si përkthyes. Por, ekspedita që i ndryshoi jetën këtij djaloshi, ishte ajo që udhëhiqej nga Rose Wilder Lane. Ajo u kujdes për të (disa burime thonë se ajo e birësoi Rexhën) dhe i siguroi bursën për në shkollën teknike “Harry Fultz” në Tiranë. Lane e dërgoi Rexhë Metën më pas në Universitetin e Kembrixhit në Angli, në Fakultetin e Financave, të cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur në vitin 1937 edhe temën e doktoraturës në lëmin e ekonomisë financiare. Në Librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexhë Meta. Më 1938-n ai kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si drejtor i Drejtorisë së Financave të 38 Shqipërisë. Dy vjet me pas internohet në Itali, ku qëndron deri në verën e vitit 1943. Pastaj, kthehet në Shqipëri dhe në shtator të po këtij viti merr pjesë në mbledhjen themeluese të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si një nga 45 përfaqësuesit e kësaj lidhjeje, përkrah figurave të tilla, si: Ismet Boletini, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Marie Kraja e patriotë të tjerë. Pas Luftës, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist në Shqipëri dhe dënohet me vdekje. Rose Wilder Lane e mëson këtë lajm dhe ndërhyn deri te Presidenti i SHBA që atij t’i falet jeta. Enver Hoxha vë kushte. Lane, për hir të jetës së Rexh Metës, e pranon kushtin dhe dënimi i tij shndërrohet me 27 vjet burg. Ai e kreu dënimin në qelitë e Burgut të Burrelit. Familja e Rexhës, gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora, përjetuan vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem. Rexh Meta vdiq afër Tiranës në vitin 1985 (vit në të cilin vdiq dhe Enver Hoxha). Trupi i tij u varros në Shkodër. 39 Një shtatore për Rexhën dhe Rose Wilder Lane Nuk e di nëse dikush është kujtuar ta vlerësojë apo dekorojë këtë figurë kaq të madhe. Nuk e di nëse dikush është kujtuar të shkojë tek i biri, nipi apo dikush tjetër që jeton prej familjes,për të shfletuar dorëshkrimet e tij. Sikur asgjë të mos ketë bërë Rexh Meta në jetë, veç fakti se ai ishte shqiptari i parë që është diplomuar në Kembrixh me medalje të artë, ai e meriton një shtatore në Tiranë. Për më tepër, të mos harrojmë se ai ka shoqëruar një nga gazetaret më në zë të botës për kohën. Rose Wilder Lane, e cila ka bërë për Shqipërinë më shumë, se shumë e shumë shtetarë shqiptarë. Jeta e Rexhë Metës meriton të shkruhet. Ashtu siç e meriton të rivlerësohet dhe vihet në piedestalin shqiptar që meriton Rose Wilder Lane. Mendoj se Ministria e Kulturës bën më mirë të akordojë fonde për libra e dokumentarë rreth këtyre figurave të ndritura të historisë së 40 Shqipërisë, sesa për ca programe televizive, libra apo aktivitete surrogate, të cilat nuk po i përmend me emër pasi nuk kam asnjë dëshirë apo nevojë të bëj armiq. 30.09.2018
*titulli i librit te publikuar kete vit, nga ku jane shkeputur shkrimet