POEZI NGA ZEF PERGEGA

ZEF PERGEGA

MODELI SHTET

Vendi po shkermoqet, dhun e shqerren
femijet po ikin te lemeritur pa u lidh ne djep
nga frika e prangave, ne barkun e nenave ngelen
toka po rreshket si nje amazonas
brejtur palca nga nje krimb i kuq
po te kuq tufe me morra
hane koka
Ministra e pasanike te perjetshem
Zyra haremi me kurva te pashpirtshme
vjedhin neper hale letra higjenike
me ato dy gishta si briret e dhise
gatuajne ligje
Poshtersi, krim korrupsion i perjetshem
Shina treni qe per krye perpiqen
gjelle qensh politike e pakripur
media te shkedhyeshme
nuk fryen me ere e fllad bjeshke
te njejte analhiste qe ne netedhjeten
ketu nuk mbush fjala, E tmerrrshme!
ketu te kontrollojne te brendshmet dhe frymen
keta te shkelin si vesen si brymen!
ketu ujku i djallit zbret nga mali
e se nderron qimen
tu pi perroin e gjakut te femijeve
Ku ku, vaje me det
Modeli shtet!

ETRIT…

Etrit…
ne gjoks te dordolecit
si nje cerdhe zbukuruar zi
me pende korbash
ngriten nje vathe
mbi balten mjalte
me burgje e stane
…satane
Bijte preferuan nje kopesht
…me te gjane me te njeten frymemarje
me kulla e pallate
burgjet dhe betonin i mbajten
qe delet te sigurta
ta hane barin e lumturise
krejt more krejt si lodra femijesh!

SOT …

Njeriun nuk e pashe te vetembahet
te pastroje mendjen si kopeshtin e qiellit
idhnohet per gropat e udhes
me nje kembe ne vorrin e vetes
tue mendue se krehja e flokeve
asht persosja e se perditshmes
ne momentin e fundit para pasqyres se dekes
Syte i mban te dredhinat e bishtnimet
llokaqitur ne pluhurin e pabesive
ngrihet heret nga trumhatjet e nates. jo te lajne fytyren
te kujdesit si te vrase mikrobet e erreta te mendjes
por si ti mbaje ne kurriz shtatoret e unit dhe te shtypjes
…qe drites ia zene rrugen
neshtrues pasiv, neverites ndaj te keqes se vetes
Bash sa rrashta e kokes se breshkes
Shkelin mbi fjalen si mbi kadifen e mendafshte
me driten e syve nen hunden e hijes
…mendje carte
ku s’marr pergjigje as cak
fytyre pergjumur qe ndrine vec pak!

HAMBURGER ME GJYMTYRE

Si do te jete njeriu
hamburger me gjymtyre
organik me gishta plastik
dhe lekure alumini
c’po eksperimetohet mbi te
me keq se ne furrat e shfarosjes
statuja e gjalle e nazi-fashizmit

MIDIS DY FESTAVE

Ylberi po e fsheh shterngaten e sodit
Si syrin harusha e bardhe nen akull te Nordit
Gjinkalla, si lekuren e vet
Ore veren me kohe e ka djeg
hej more hej, a po degjoni ju o lule!
Ka vdek bleta
fryma e saj s’kthehet ne fole te veta
jemi tue u dridh se era e muzgut
se natyra e ka dhene
eren e lules se vyshkur
Si fare, bleta e ruan per veren tjeter
tu na vaksinue grenza e kuqe
na do te jemi
midis dy festave te Shen Jozefit
kallinj te djegur, ares se mjerimit
pluhur i mbledhur ne nje faculete
E mbyllur nga dhembet e amshimit
Po helmohet pistili i lules
Sa i rande m’u ba dimri em
Shpirtin dale s’ta kthen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *