VJOLLCA MUSTAFA
-Fol
Fol .. thuaj dicka
Fol… vetem mos qendro ashtu
si nje hekur qe mungon.,,
Zgjidhe qofte vetem nje fjale
Qe te lidhet me kete stine te paemer.,.
Kemi kaq det perpara syve
Kemi kaq pishe … kaq rreshire qe shkrihet ngutshem
Aty ku ne mbarojme..deti fillon serish
Fol.. per yllin qe shuhet nga lart
Fol.. thuaj gur.. qe nuk behet therrime
Si ego e jote.. e imja ndofta
Fol .. e marrte e mira
Te pakten .. sa per titullin e kesaj poezie…
————————————————————————-
-Lamtumire…
Lamtumirat jan aq tinzake,
Ikin pa zhurm….
Nuk kan tjegull e as penxhere
Papritmas humbin si avulli
Ngjajn me mbylljen e perjetshme te nji dere
Lamtumirat jan uj nen rrogoz
Kur kemba te laget e befas merdhet
Edhe krejt mushknia jote plovitet
E sakat mund mbetesh per jet
Lamtumira asht nji karrige e kalbun
Qe sa ban te ulesh t’lshon pertok
E nuk te mbetet gjymtyr pa u thy
E shpirti grihet tan cop – cop
——————————————————————
-Ora e jeme…
Nata ishte shtrati, qe priti te qamen teme t’pare
Ora e jeme, lindi bashk me mu
E un u mundova me ndjek tik – taket e saj
Pa dasht me helmue tik – taket e zemres
Pikllimin e lidha nyje…
Dhe e lshova n’gurt e Fanit
Nejta larg idolesh te argjilte
Larg portofolesh te mbushun me nder te rrem
Ora jeme u lind Naten…
Me hane…
Mbi nji ure
Ure qe lidh njerzine.. qe pret e percjell
Ora jeme shifet kjart… si nata me hane n’pik t’gushtit!
——————————————————————-
-Vjollca
Ti kam rujt Vjollcat ne zemren e nji trungu
Mos t’i thajn gushti
Mos t’i shkele kamba e askujt
Mos t’i mbledh dora e asnjenit
Mos t’i verboj dielli i veres rrenacake
Mos t’i gjuj breshni i korrikut
I kam rujt me te mbush mendjen se..
Mos kujtosh se asht vec lule e praveres ..
I kam rujt ne mushknin e bjeshkes
Qe te dalin prap mot
Per ty .. vec per ty
——————————————————————
-Pasdites
Pasditja eshte dita …pasi ka kaluar dita
Ajo grimce qe ka mbete mbi porte
Edhe pak drite
Kape shpejt se iku.. iku dhe nuk e ze dot me
Mere kohen ne dore e vrapo …
Vrapo te takohesh me momentin ..
Te takohesh me diten .. pasi ka ikur dita
Ke vec pak minuta
Ke vec pak fat .. knock, knock, knock..
———————————————————————-
-Vetmia
Sa mire ja del mbane vetmia
E varfer , por e ndere
Gjekundi fle ajo
Gjekundi nje … sikur
Shpeshhere djalli sillet neper dhome
E ngacmon ne nje rreagim nervor
Ajo mbeshtillet here si cilinder
Here si nje mace prane hirit
Sa mire ja del mbane vetmia
Kur vesh uniformen e krenarise …
——————————————————————
-Kulla
Kulla e jeme i gzohet celebrimit t’lirise
Gjithhere ka kene e etun per qiell t’hapun
Qiella e saj lshonte ujin hyjnor .. me shnosh plag t’randa
E nan xeklatur kalonte nji lum i nandheshem
Si gjaku nan lekur…
Kulla dinte me i durue seancat e gjykimit t’motmoteve ..
Baba e Nana i kaperdijshin lotet ne terr
I fshehnin, neper guret shekullor te saj
Si n’jerem m’kujtohen ata silueta t’dobta
Qi dijshin me ja zgidh nyjat cekicit kryenec..
Me ilacin e durimit, me zanin e dashnise
Kulla.. ishte mesonjetore e miresise se gurte
… qebesa … edhe asht
——————————————————————
@Vjollca Mustafa