UDHETIMI DREJT LIRISE, AMERIKA

Nga: Redin Hafizi

Duke lexuar disa komente pro apo kunder Amerikes ne mendje me erdhen kohet e fillimit te emigrimit tim ne kete vend. Ishin kohe te veshtira, shpesh zhgenjyese, por kurre nuk rashe ne mendimin se, cfare kishim besuar per Ameriken, ishte nje falsitet. Jo, kurre nuk mund te humbim besimin tek Amerika, pasi per ne Shqiptaret eshte i vetmi besim. Nese e humbim atehere mund te na mbetet shpresa, por eshte besimi qe na mban me kembe ne toke.Per mua ka qene shume e veshtire dhe falenderoj Zotin qe me vuri ne nje prove te tille besimi. Megjithate nuk kam qene i vetem ne kete sprove, por me dy miq shume te ngushte te cilet ne momentet me te veshtira me jepnin zemer. Falenderoj miqte e mi Alban Kuci dhe Edvin Shvarc qe deri kur fitova mbi burokracine dhe paragjykimin e zyrtareve Amerikane me kane ndenjur ne krahe dhe me kane mbeshtetur.

Ne zyrat e qeverrise Amerikane punojne qenie njerezore, ashtu si ne Shqiperi e gjetke. Edhe keta zyrtare kane paragjykimet dhe difektet e tyre te cilat mund te jene te ndryshme ne varesi te eksperiencave jetesore, por ekzistojne. Megjithate cfare e ben Ameriken vendin etalon te demokracise eshte ajo qe quhet “checks and balances”. Pra me pak durim dhe besim ne Amerike mund te luftosh padrejtesine dhe te jashteligjshmen dhe patjeter ne fund fiton ligji dhe e drejta. Une jam shembull i gjalle dhe hap pas hapi, me ndihmen e miqve te mi Albani dhe Edvini, mesova se si te kundershtoja nje padrejtesi edhe ne mes te Manhattan.

Fitorja me e madhe per mua ka qene azili politik ne nje gjykate federale ne mes te Manhattan ne daten 11 shtator 2003, por ishin tre vjet rraskapites.Per here te pare nga Rinasi…Ate dite te gjithe pushonin, pasi ishte e diele, 3 shtator 2000. Edhe une pasi kisha mbaruar gjithcka ne kohe rekord brenda javes, po pushoja ne ndenjeset e Aeroportit te Rinasit ne ate kohe. Ne mbremjen e te henes ne date 28 gusht, kryeredaktori Patozi me thirri ne zyre dhe me kerkoi qe te perfaqesoja gazeten ne nje aktivitet shume te madh ne NYC me emrin “The State of the World Forum 2000”. Aktiviteti zhvillohej ne hotelin “Hilton” ne Manhattan dhe zhvillohej nga data 4 deri ne 10 shtator 2000. Propozimi ishte shume joshes, sidomos per aspektin profesional. Menjehere hyra ne kontakt me organizatoret dhe kujtoj se individi qe mbante lidhje me te ftuarit kishte miresine te komunikonte me te gjithe ne e-mail pa dallim, edhe pse ne listen e individeve qe merrnin pjese ishin emra te medhenj te politikes ne bote. Dukej se ky aktivitet po kerkonte konsolidimin e nje levizje te madhe globale ne mijevjecarin e trete. Aq i rendesishem ishte sa viza Amerikane qe mora ne ambasade ishte e personifikuar dhe kishte emrin dhe datat e aktivitetit.

Nuk kisha shume info ne ate kohe dhe tregova interes, pasi ishte nje mundesi per t’u njohur me te verteten rreth Amerikes ne radhe te pare dhe aktiviteti ishte intrigues. Vertet do te ishte nje aventure qe ne aq pak kohe une te mundesoja vizen, por nuk ka gje qe nuk arrihet nese ke vullnet dhe force. Ne mesditen e asaj dite te diele une isha i qete, pas nje jave intensive, ne rradhe per te kaluar kufirin nga Rinasi per here te pare.Me ne fund me erdhi radha dhe pas nje banaku te ndryshkur qendronte nje mashkull me nje uniforme te zberthyer, te qelbur me njolla lyre. Ndoshta sapo kishte ngrene, pasi mezi merrte fryme dhe barku i stermadh ia zgjaste distancen me udhetaret. Pasi kontrollon pashaporten, vizen dhe bileten, inteligjenti i kufirit te Rinasit nis testin psikologjik qe eshte i nevojshem per te kapur mashtrues me viza fallco ose te perfituara ne menyre abuzive.-“Ku po shkon”,-me pyeti rojtari i kufirit duke mos ia ndare syte pashaportes sime.-“Ne New York”,-i thashe.-“Perse?”,-me pyet serish dhe ende nuk ia ndante syte pashaportes.I thashe se arsyen e kishte te shkruajtur ne vizen e dhene nga Ambasada Amerikane. Nderkohe barkderri ne Rinas me ben pyetjen me te habitshme dhe qe dukej se donte te hapte shtegun per ndonje “Kafe”, por qe kurre nuk kam ditur, sepse nuk jam mesuar t’a jap.-“Kush merr pjese ne kete aktivitet?”, me pyet rojtari i kufirit ne Rinas.Menjehere me erdhi nje ndjenje per t’u tallur me kete idiot dhe i thashe se ne ate aktivitet, pervec meje merrnin pjese George Bush, Mikhail Gorbacov dhe te tjere. Nuk e di nese e kuptoi talljen apo ishte i pakenaqur se nuk fitoi “Kafen” nga une, por pashaporten e mbylli dhe ma hodhi sikur donte te me perzinte.

Me ne fund po shkoja drejt Zvicres si vendi qe do me jepte bekimin per ne Amerike. Me ne fund “JFK”…Qe kur isha ne Tirane, miku im Alban Kuci me kishte thene se nuk mund te linte punen te dielen, por ne daten 4 shtator ne mengjes do takoheshim. Sapo zbrita ne mbremje vone ne “JFK” mora taksi dhe i jap taksistit adresen e te nderuarit Beqir Sina ne Brooklyn, NY. Ai kishte dale tek dera e shtepise dhe me priste. Per te paren here takohesha personalisht me kete njeri te mire qe jo vetem shkruante me deshiren qe edhe ne Shqiperi te injektohej demokracia Anerikane, por ka ndihmuar shume Shqiptare qe kerkonin t’i largoheshin dhunes shteterore. Megjithate ate nate kur hyra ne shtepine e Beqirit njoha nje zonje te vertete dhe me shume humor, edhe pse kishte hequr te zezat e ullirit ne internim. Vetem te vuajturit te japin bekim dhe ajo nene, nena e Beqir Sines me beri pershtypje qe ate nate.Mes miqsh nuk humbetNe mengjesin e dates 4 shtator 2000 nisi nje tjeter e hene qe do te caktonte javen me te gjate te jetes sime. Albani erdhi sipas fjales se dhene, nderkohe kisha folur me Edvinin. Isha komplet ne tym, nderkohe qe gjate rruges Albani po me thoshte se shenjat ishin shume te mira. Kjo me lehtesonte. Prinderit e Albanit kane qene njerezit qe mbanin deren hapur per te gjithe ne qe kur ishim ne Shqiperi. Nuk ka si ajo familje.Procesi drejt azilit politikUne edhe pse shkova dy dite ne ate aktivitet ne hotelin “Hilton” dhe u regjistrova si pjesemarres, po shihja mundesine te mos kthehesha, pasi ky ishte plani im. Ne ate aktivitet nuk kishte garanci, dhe e vetmja mundesi mbetej azili politik, pasi presioni i qeverrise po shtohej kunder lirise se fjales. Pra menjehere, pasi statusi i vizes skadoi, kerkova azil politik ne njesine e Imigracionit ne NYC.Pas marrjes se shenjave te gishtave erdhi edhe data e intervistes ne zyrat e immigracionit. Isha komplet i sigurte, pasi ato dite ne Shqiperi kishte nisur edhe nje ceshtje gjyqesore kunder meje si gazetar.

U deshperova shume. Si ka mundesi qe ne mijevjecarin e ri ende te denohesh per fjalen e lire? Megjithate kerkova te jem ne krahun pozitiv dhe te besoj se denimi i gazetareve ne Shqiperi, i imi ne vecanti ndoshta ndez nje drite jeshile per mendimin e lire dhe nje drite te kuqe per shtetin qe dhunon.Nuk ishte ashtu, pasi zyrtarja Venticinque e immigracionit nuk besonte ne lirine e fjales dhe aq me shume ne lirine e shprehjes. Emri i saj ishte Susan Venticinque dhe per te rrezuar kerkesen time per azil politik ajo thjesht me tha: “Perse e bere ti shkrimin dhe nuk e beri dikush tjeter?”. Nuk e kuptova pse ishte kjo pyetje dhe u pergjigja: “Une e bera shkrimin, pasi besoj ne lirine e fjales, e prandaj jam ketu tani”. Ne pritem jashte dhe ajo kthehu pergjigje negative. Pra immigracioni me kishte refuzuar te drejten per azil politik.Megjithate Amerika ka sistem perfekt dhe jo njerez perfekt. Une, edhe pse pak muaj kisha qe kisha ardhur, kisha te drejte te hedh zyren e immigracionit ne gjyq. Tani te shohim kush fiton. Vetem perballe gjykatesit edhe shteti dridhet.Perballe ne gjykate per here te pareNese nuk do te largohesha ne kohe do te isha ne gjykate si i pandehur, por per fjalen e lire qe kishte prekur disa interesa. Nderkohe une u largova, pasi nuk isha naiv. Megjithate u gjenda serish ne gjykate ne Amerike, por duke akuzuar zyren e Immigracionit se me kishte bere padrejtesi. Jam perballe nje gjykatesi qe me vone do provoja se ishte i rrepte dhe i drejte.

Gjykatesi Gabriel C. Videla eshte heroi i drejtesise per mua. Ne takimin e pare ai debatoi me prokuroren qe mbronte vendimin e zyrtares se immigracionit. Gjykatesi Videla tha: “Me sa shoh ne kete dosje ekzistojne arsyet politike per te marre azil. Une mendoj se zyrtarja e immigracionit beson se akuzuesi per padrejtesi ka genjyer me dokumentat e paraqitura”. Ne kete moment gjykatesi merr vendim qe dosja ime te dergohet ne Ambasaden Amerikane ne Tirane per verifikim. Nje vendim i duhur per drejtesi, por i dhimbshem dhe i veshtire per mua. Kisha lene djalin ne Shqiperi vetem 1 vjec dhe ai nuk ishte ne gjendje te kuptonte se kjo sakrifice ishte edhe per ate, per shkollimin e tij. Vitet ndikojne per keq kur sakrificat nuk kuptohen, por nuk u leshova, fale edhe dy miqve qe vazhdonin te me qendronin prane. Cdo gjashte muaj thirresha ne zyrat e immigracionit per shenjat e gishtave. Bota kishte ndryshuar pas 11 shtatorit 2001 dhe une po vuaja pasojat e ketij ndryshimi. Zoti na provon dhe ne thjesht duhet te fitojme.Me ne fund, ne 11 shtator 2003 kisha diten e gjyqit final per azil. Pergjigja kishte ardhur nga Shqiperia. Goditja e atij cekani druri te gjykatesit Videla, goditi zemren time qe nisi serish te rrahe si nje njeri qe njeh familjen dhe lufton vetem per te ardhmen e djalit si e vetmja enderr Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *