Ringjallja si shenjim poetik i qëndresës, në poezinë e Pjetër Jakut

Nga EMRIJE KROSI

Të lexosh poezi, sidomos motive që vijnë vetiu, dhe të ngjisin në shpirt ashtu si melodia e një kënge të vjetër fëminore, si lojërat, kujtimet, emocinet për shtëpinë e vjetër,  metaforat gjallmuese, që befasojnë si peizazh mahnitës, pas një kthese, kanë jo vetëm lëng poetik , por qesëndisja e vargimit, lëviz mes bashkëkohores dhe modrenes. Vetëvetiu qenësia e shpirtit të lirë, ndien një gjallnim të ri. Të frymon ndryshe shpirti. Që në fillesë, tema: “Të paktën, pak!” (Jaku: 2019), duket se çdo gjë është pak, por pak më shumë , ëshët revolta shpirtërore, qenia jonë ekzistenciale, protesa që (një)trajtësohet jashte idiomave skematike: mjaft më! Profania dhe melosi janë firoma e një dritësie të re. Ajo nuk mahnitet, por qartësohet nëpër terrin e atdheut të tjetërsuar. Ajo, qashtërisht, dritohet  vetëm me një lëvizje: çerpikët e lisave/Nuk u mbyllen asnjëherë/Ata ngjiteshin lartësive/Me krye në humnerë!. Imazhet e unit personal, nuk bjerrin imazhet e lirikës dhe idileve të kujtimeve, të rrugëve, të malit, të kullave, legjendave, baladave, që në funkion metaforik gjuhësor na kumton:

  • kuptimin e përcaktuar nga poezia,
  • obkjektivi drejt lexueist nëpërmjet shenjave të fjalëve,
  • domethënia dhe marrëdhënia,
  • kuptimi dhe vetëdija,
  • koncepti dhe situata,
  • referenca dhe realiteti, por edhe vetë ekzistenca semiotike nuk është vetëm një

narrativë potencile, (Fointanille: 1989).  Ecja nëpër fusha, në kërkim të gjurmëve të dashurisë së humbur njerëzore, përmes vargjeve: zjarre që fluturojnë në hapsirën blu/Hipërbola brilante të gjysheve të mënçura,/Qeshje gurgulluese të fëmijëve të shenjtë,/Lule që me hapsirën bashkëudhëtojnë ,/Ngjitur pas dëshirës tonë;/A e dinë ku shkojnë?!/Fjalë shpuese si plumbi/Ngarkuar me lojna kobzeza/Me kryqe, minare e varreza/Jashtë logjikës së secilit prej nesh/Tek secili prej nesh veprojnë/Dhe unë serish pyes veten:/ A e dinë ku shkojnë?!/…/ Dashuria, miliarda vjet e vjetër/Ma heq të drejtën të bëj pyetje tjetër/,ngapoezia “…E shkruar sot”, çuditërisht, mban datën (14 Shkurt). Përtej klasikes, (më)përtej romantizmit, (më)përtej reales, duke çkoduar çdo lloj raporti të dashurisë intime, me dashurinë universale. Përsëritja e vargut: a e dinë ku shkojnë?, është një referencë ndaj botës njerëzore: vërtetë a e dinë se ku po shkon njerëzimi sot? Dhe përgjia vjen vetiu. Endja në pyjet e materies

 së gjelbër të poetit, me keymetaforën e malit (Munellës), nuk është në vetvete Qenia si (Qenie, njësi filozofike) por qenia në lartësi, nuk ia  shvlerëson vlerat veprave të artit postmodern, (Jenks: 1986). Në endien e pëlhurës, thirrmën poetike, nuk e shtang liria e etydeve idilike,  kur derdhen: pishave dhe lisave të heshtur që po rriten në ara/Do u kërkoj të ngjiten gjer në majë të Munellës,/Që toka të jetë, vetëm burim drite!. Raportet me lirinë, sidomos  motivet  e imazhit të atdheut, përcjellin  mjeshtërisht marrëdhënien përmes ironisë, paradoksit dhe groteskut. Një raport që e mbart edhe “dhembjen” e vjetër, pamundësia e ndryshimit , ku ironia çmontohet shkallshmërisht drejt  paradoksit, në vargjet: rënkon i rënduar nga mbretëri shushunjash/Trupit tënd të plagosur i kanë dhënë/Dhimbje fjalimesh të ndërtuara gënjyeshëm,.Si rrugët e vrara të fshatrave të plakur,/Të lëna përgjysëm!, nga poezia: Atdheu im”.  Letërsia postmoderniste shoqërohet  me tone ironike dhe tallëse, deri në sarkazëm, ashtu siç funksionon ironia e fjalës, funksionon edhe ironia e situatës, (Dado: 2020). Poeti e quan pritjen : si një pemë e pakrehur/zgjuar për të pritur diellin, por nata është kohë ciklike natyrore se në kohën e njëmendësisë rivajëson

 natën tjetër, atë eternike: sa shumë i ngjanë/Shpritit të ish mikut tim,/Që fluturoi në/Madhështinë hiperbolike/Të mediokërve…/Në turravrapin e vet/Sikur shkel mbi njerëz, se absurdi, surrealia, neveria,, ironia vijnë nëpërmjet qasjeve dekonstruktive, që  janë të gatshme për të pranuar, një lloj nxitjeje brenda një  koherence së brendshme, që vetë tekstit ka një  (pa)qëndrueshmëri të kuptimit të identifikuar nga teoritë e  post-strukturalistëve, (Culler: 1975) , na mundëson të njohim boshllëqet, sepse një poezi lirike rikrijon gjendje shpirtërore.  Kur përmbajtja dhe forma janë të pandashme, atëhere poezia merr vlera tematike (Crawford 1992) , se thelbi i poezisë absurde nuk ka një mënyrë të prerë  të “botës empirike” mes lexuesit dhe poetit. A thua dashuria nëpërmjet intuitës poetike, do na shpëtoje nga mëkati, metamorfoza shëndërruese,  në formë edhe në distance kritike me realitetin, apo poezia është thjesht gjuhë e ngarkuar me kuptimin e saj të subjektives, deri në  shkallën dhe natyrën shenjore, (Wilde: 1981). Poetët,  nuk kanë parasysh një mjedis të caktuar në  kontekstin historik apo shoqëror, por një korrelacion lidhjesh brenda strukturave diskursive me individualizmin e topikëve në formë:

  • të transformimit të formës,
  • të simboleve dhe mesazheve treguese dhe rrëfyese,
  • të vetë thënies dhe materies lëndore,
  • të qëndrueshmërisë së kuptimit dhe tjetërsimit,
  • të istancës fenomenologjike, ku imazhi individualist, shenjohet nëpërmjet vargjeve: nuk

është veç përkufizim/Në fjalorin e ndjenjave,/Kuptimin e fjalëve/Shpjeguar me fjalë./Është tepër më tepër/Se një ndërlikim planetar! Metaforat krahasuese deri në metonimi nëpërmjet vargjeve: dun me nxerr helmin prej vedit/E me kalu n’mu./Veriu ua kthen n’ftyrë!/Unë, përherë ia kam vu gjoksin erës,/Se m’ka lind fryma e maleve të mia!/…/Helmi i tyne u ban mire/ Kur u kthehet n’ftyrë!, në poezinë: “Kohë gjarpnish”.Në funksionin social dhe kontekstin origjinal,  në lidhje  me botën dhe çfarë asaj i komunuikojmë pa marrë parasysh formën (Adams: 1977), na e kujton e shkuara jonë.  Por, kujtesa jonë kolektive, për të shkurën tonë të shëmtuar, ka filluar të  hollohet, coptohet,  griset dhe ndyshket, sepse një thënie e lashtë më kujton: një popull që harron historinë, bën të njëjtat gabime në të ardhmen! Poezia “Vrasja e ushtarit”  (vrasjet e 89-tës në kufi), është jo vetëm rebelimi i poetit,  por (mos)harresa kolektive  e një popullit të nënshtruar nga diktatura: një rrufe shurdhuese/shkarkoi në shkëmb/malet u thinjën/krojet u ndalen/e mbeten pa mend! Lisat udhëtuan veç e veç/Me vetëm një shpresë/T’i jepnin frymë/ushtarit të rënë!/Të mallkuarit Vëllezrit tanë/Pse desh të kalonte/Vetëm një vijë/…/ Që nga ajo ditë/Do të thoja/Se krimi nuk ka/Emër tjetër,/Veç komunist!

/Gjithëmonë/Do të lutem për ta:/Pak dritë,/Pak dritë…/Pak dritë… një klithmajë migjeniane : pak dritë!, e përsëritur tre herë në formën e Trinisë së Shenjtë, (drita është besimi në shpirtin e Krishtit), shenjon dhe shenjëzon aftësinë e historisë për të zbuluar të vërtetën dhe aftësinë e gjuhës për të përcjellë realitetin, (Amian: 2008). Autori nuk e “fsheh” kopetencën  ndërtekstuale,  nëpërmjet:

  • ndjeshmërisë krahasimtare,
  • arsyes autoriale,
  • varianteve tekstore dhe formës, në mënyrë sesi është shkruar, (Lamarque: 2008), se

 teknikat stilistike të postmodernizmit përfshijnë përdorimin e shpeshtë të interseksualitetit, metafiction, deri në metamodernizëm, (Bunnell: 2015). Fundja diskursi i konceptit të kohës ku gjendja njerëzore ndërmjetësohet nëpërmjet dikotomisë së fjalëve si: frika/zbrastësia, drita/errësira, Zoti/njeri, koha /përjetësia nëpërmjet vargjeve: o zot, në shkofsha vërtet në qiell,/Pabesisë së rrufeve si t’u shpëtojë?/Thonë se ato s’të binden as Ty!/Të lutem, të përgjërohem,/Deri në përuljen më të ultë/Bëje analizen e rrufeve/Si ju venë puntë?, na jep infomacion të gjerë poetiko-stilistikor të post-shkrimit modern.  Në fundlibrin e tij, poeti me një metaforë fataliteti, brenda dhe jashtë vetëdijes së arratisë, mundohet t’i ikë realitetit, nëpërmjet fantazisë, e keqja dhe ligësia, si një amulet në atë zbrasje jo vetëm të shpirtit, por të gjiçkaje dhe çdogjëje, si një rënkim shpirëror nga e jotja/huaja, ashtu si edhe pafuqishmëria e arsyes së kulluar…tek “Eh, atëhere…” si nëntemë: (vendlindjes time, Mollë-Kuqe): thyhen ditët mbi shkëmbinjtë,/Vetmia kullat po i plas!/Krojet rrjedhin lotë të hirtë/Malet ne po na vijnë pas./Nëpër kodër udha më nuk zbret/Dhe kryqi më nuk marrka frymë /Përroi i bardhë me shumë siklet/Vrapon i mbytur në zemërim. Pezia vetë shfaq një enumeracion të një pejzazhi vetmitar, të zbrazur nga ikja, arratisja, emigracioni, mjerimi, izolimi, harresa, tipik të një fshatit të vendlindjes, me anë të fjalëve: {shkëmbinjtë/kullat/krojet/mallet/kodër/përroi/kryqi} që vetë Zoti e ka harruar këtë dhè, që me shekuj ka qenë shtëpia e Krishti dhe e Zotit. Kjo dhimbje baladeske, të ther deri në palcë , por ulërima, thirrma, klithma, çmerima, bërtima, mërzia, zëmërimi, dekodon shenjat e metaforës së marrisë kolektive, për të ikur, më(përtej) vetes, nga shtypja dhe burgu i diktaturës gati-pesëdhjetëvjeçare, tek poema:“Diktatorit”, nëpërmjet vargjeve: monark me fytyrë të patinuar,/Me pabesi shpellash,/Monstër ogurzezë për vendin e tij./Pa miq, pa shokë, pa ndjenjë./Metamrofozë e keqe. Por e këqja nuk shkulet. Ajo ka mbirë si grami, dhe nuk gjethnoin në trungun e shkretë cung. Poeti, duke qenë i pamëshirshëm me kohën por edhe me formën, se parimi i të parit përtej vetes, (liria është hapsirë por edhe ngushtësi, është formë por edhe depresion është krahasim dhe kontrast), se është aftësia negative/pozitive që  lexohet nëpërmjet mistereve, dyshimeve, boshllëqeve, se vetë lexuesi është një person ku akti imagjinar, krijohet në një lidhje të drejpërdrejtë me poezinë, që “nuk është  përgjegjësi e arsyes”, por si vlerë tematike, nuk e spastron realitetin nga mbeturinat postmoderne, (Brooker: 1972), sado që presioni i ekzistencës njerëzore, nuk i ka thyer vargonjë e lirisë. Vetë përmasa dhe funksioni i mesazhit, është mirëfilli estetik, është reflektimi semiotik dhe funksioni referencial si përfaqësues i ligjërimit fundor poetik.

Sëfundmi: vetë poezia “Rroftë!” është thirrja për një njohje të penës në dy kohë të poetit, Pjetër Jaku:

Rroftë errësira

Për të verbërit me sy

Që dinë e s’dun

Me di!

Bibliografia:

  • Jaku, Pjetër: (2019), Të paktën, pak, “Kuvendi”, Lezhë.
  • Fontanille, Jasques: (1989), Les spaces subjectifs: introduction à la sémiotique de l’observateur, Hachette, Paris.
  • Jencks, Charles: (1968), What is Post-Modernism? London: Art and Design.
  • Dado, Floresha: (2020), Postmodrenizmi, poetikë e “antirregullit”, “Kristalina -KH”, Tiranë
  • Culler, Jonathan: (1975),  Structuralist Poetics: Structuralism, Linguistics, and the Study of Literature, London: Routledge.
  • Crawford, Roberts: (1992), Devolving English Literature, Oxford: Clarendon Press.  
  • Wilde, Alan, (1981),  Horizons of Assent: Modernism, Postmodernism, and the Ironic Imagination, Baltimore: John Hopkins University Press.
  • Amian, Katrin, (2008),  Rethinking Postmodernism,  Amsterdam, New York: Rodopi.
  • Adams, Stephen: (1977), Poetic Designs: An Introduction to Meters, Verse Forms and Figures of Speech, Peterborough, ON: Broadview Press.
  • Lamarque, Peter, (2008), Philosophy of Literature , Wiley-Blackëell:
  • Bunnell, Noah, (2015):  “Oscillating from a Distance: A Study of Metamodernism in Theory and Practice”, Undergraduate Journal of Humanistic Studies, vol. I, 1-8. Crane,
  • Brooker Peter.:(1972), Modernism/Postmodernism, London and New York: Longman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *