DRUZHE GORAN…DHE GORAMJERANE…

…. Shqiptari po fshin nga memoria nje kohe gjaku te derdhur per liri dhe ankohet per kohen se jeton ne varferi!

Zef Pergega

Ndodh qe njeriu, mund te jete indiferent ndaj nje drame ne periudha te ndryshme te historise, por jo ndaj nje provokimi para syve qe mban nje thike pa shqipe, sic eshte ne kete rast druzhe Goro, qe ne birren e Korces do te ia beje fora! Ne pergjithesi greket e shqiptaret harrojne shpejt, por jo serbet e turqit, ato mbajne protokolle deri ne detaje, dhe ti kur harron ne sy te pickon, sic eshte rati druzhe Goro, apo sic ka thene lideri i Ankarase se minaret do te jene rraketa…!

Ne shqiptaret, nuk e evidentojme dhimbjen qe kemi deri ne shtate lekure, nuk e transmetojme ate…dhe vone e ndoshta aspak, nuk e hedhim ate ne leter si ngjarje e si dokument. Keshtu fqinjet na kane vjedhur heronjte dhe na kane deformuar historine, ndaj na i kane kafshuar keq tokat dhe perdhos ADN-ne.

Eshte krejt e pakuptueshme, por brenda shpirtit te lig, mund te gjendet shpjegimi, qe ndaj drames se nxehte kosovare, pra asaj cka i ka ndosh vellait te nje gjaku e te nje gjuhe e te nje flamuri, te heshtesh e, aq me e keq, ti kundervihesh ne emer gjoja te qyteterimit. Tragjedia kosovare eshte e denje te karahasohet me tragjedite Shekspiriane e prehistorike me 20 mije femra te perdhunuara e 11 femije te zhdukur…nje milion te debur nga trojet ee tyre shekullore… Eshte nje genocid i papare e i pashembullt mu ne zemer te Europes…kurves se morit sic thoshte poeti i madh i kombit Fishta. Fatkeqesia me e madhe e kombit tone eshte se nuk i degjon poetet e vet dhe peshtyne dijen e vet.

A mund te quhet mendje primitive mendja dhe sjellja e kosovarit ndaj kesaj drame. qe e ka perjetuar thelle ne gjakun e vet ne votren e vet te varfer, por atdhetare deri ne skaj te Ylberit?! Ka hyre o njeri paramilitari, qe ka gjakun dhe hymnin e kallashit te Goranit, ne shtepine e kosovarit dhe ia ka pre femijen e djepit dhe ia ka hedh ne kusi te vales!? Pa me thoni shqiptare te dehur ne birrat e Korces, si mund te duatrokisni, e ju o nana si mund te thoni bravo druzhe Gora qe na kenaqe?! Kosovareve ende u rrin pas veshit fuqia vrasese dhe krisma e rende e kallashit dhe mund ta tejkalonin se jane njerez vitale kosovaret, si te gjithe verioret, por nuk kane se si, se ua kujton kenga e Goranit!!!…i cili mban celesin e florinjte te Tiranes!!!

Se kujt iu kujtua ta bente kete ftese, nje zot e din, por autoresia thone e ka Bashkia e Korces… qe neser nuk eshte cudi te shpalle tradhetare Fishten e Bumcin te dy prelate katolike, te cilet luftuan e fituan qe Korca e Gjirokatra te mbeteshin ne Shqiperine e vogel sa nje gogel!

Ftesa per Gornin eshte nje atak politik per kosovarin.

Kjo ngjarje e pacipe dhe provokuese e shqiptarit ndaj shqiptarit eshte edhe ne doren e kryetarit te shtetit, qe ta shpalle per kete rat sic eshte birra e Korces dhe te dehuriit e kohes qe ta shpalle Goranin, Non Grata, si e vetmja mundesi, per ti qetesuar gjakrat dhe per ti kthyer dinjitein Kosoves, gje qe ne raste politike te veshtira Meta e ka deshmuar! Sa per serbet dhe ato qe i sherbejne me zell Serbise Gorani eshte nje molle sherri e konflikti te shqiptarit mes shqiptarit

Nje shkundje bythe me nje gote birre ne Korce eshte “fisheku ne paje’ Mos e harroni kete se kosovari shpirt lenduar nuk ta fal!

Se cfare ka ndodhur ne genocidin serb ndaj shqiptareve ne 100 vjet ne Kosove asnje rresht nuk e gjen ne librat e nxenesve te shkolles. Kjo eshte nje masaker ne dijen dhe historine e nje kombi. Shqiptari po shkel ne gjakun e pambuluar.

Shqiptari po fshin nga memoria nje kohe gjaku te derdhur per liri dhe ankohet per kohen se jeton ne varferi!

Shqiptaret e Shqiperise ato te dijes i nxoren jashte me dhune, nacionalistat dhe te burgosurit politik me buldozer i shtyne te linin vendin dhe ato qe mbeten degjojne vetem zerin e mendiave enveriane dhe nderrojne kostumet e stineve pa stine me koke mbrapa pa asnje hap perpara…ua ka zene syte korrupsioni e paraja!

Ne fakt nese Gorani eshte artist, ashtu i kulluar sic e paraqesin mendiat, por edhe shqiptare pythabythas te sllavizuar, nese ai ka nje shpirt sa do te vogel, nese ai do te ishte nje kengetar i percaktuar si shume serb te ketij profesioni, nuk do te merrte pjese ne festen e birres, c’ka me te do te jete per kosovaret “festa e hirres!” Se gryka e shishes se birres “Korca” me Goranin nuk do te kete ndryshim me gryken e kenges se kallashit qe ka kenduar ai!.

Ardhja e Goranit nuk eshte shans integrimi as veti humanizmi as nje “celes’ qe do te cele per shqiptaret dyet e Europes, as e mendimit modern falls te shqiptareve qe politikisht gjithmone kane genyer perendimoret, sepse ne nuk kemi dale ende nga gardhi i izolimit, vetem sa kemi shperthyer vathin e mbyllur e perseri fleme me morrat e stalles se monizmit.

Nese ne Korce do te behej nje festival kenge me grupe nga Ballkani, po Gorani duhet te mirepritej si cdo kengetar tjeter, por Gorani eshte i preferuar i linjes se Miladinin?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *