Heshtja e turpshme e profesoratit shqiptar për dëbimin e studentëve nga konviktet që të strehohen afganët
Kastriot Myftari
Nuk ka ndodhur askund në botë që qeveria t’ i lejojë vetes që të dëbojë studentët nga një kampus universitar, aq më tepër publik, për të strehuar atje refugjatë të huaj që ka pranuar të vijnë në këtë vend, madje me kërkesën e një vendi të tretë, siç po bën tani qeveria shqiptare me afganët që po vijnë me kërkesën amerikane. Madje qeveria shqiptare me këtë rast kreu një operacion policor për dëbimin e studentëve nga ndërtesat e konvikteve ku do të strehohen afganët. Kryeministri Rama dhe Ministria e Arsimit kuptohet as që e quajnë të nevojshme të japin një sqarim për veprimin e tyre.
Në çdo vend të botës do të kishin reaguar të parët profesorët e universiteteve publike të vendit, por ata po heshtin të gjithë, pa përjashtim.
Ka qepur gojën dhe hesht rektori i Universitetit Publik të Tiranës. Kanë qepur gojën dhe heshtin anëtarët e Senatit të Universitetit Publik, pjesa më e madhe profesorë të njohur. Heshtin edhe ata profesorë universitarë të cilët bëjnë opinionistin në media për çdo gjë që u shkrep në mendje të cilët janë drejtpërdrejt të punësuar në Universitetin Publik të Tiranës, ose që kanë qenë për një kohë të gjatë atje. Nuk flet për këtë gjë profesor Artan Fuga, që e shikon veten në rolin e “Sartrit” shqiptar. Nuk flasin për këtë gjë Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku, dy profesorët deputetë opozitarë. Hesht profesor Aurel Plasari. Hesht profesori opinionist i vetëquajtur “kundër rrymës” Edmond Tupja. Heshtin Albert P. Nikolla dhe Ardian Ndreca. Heshtin të gjithë profesorët pa përjashtim si ata të Tiranës ashtu dhe ata të universiteteve të tjera në vend që bëjnë opinionistin në mediat e Tiranës. Heshtin Ilir Yzeiri, Enver Bytyçi, Romeo Gurakuqi. Heshtin edhe profesorët nga diaspora që janë të pranishëm në mediat shqiptare që nga Nezir Kraki në Paris, te Shinasi Rama në New York.
Një pjesë e madhe e profesorëve tanë janë zëra autoritarë të opozitës, e cila gjithashtu hesht për këtë gjë. Mediat tona të cilat përgjithësisht nuk lenë njeri pa pyetur në një katund ku ndodh një krim i bujshëm që mund të shitet si lajm në tregun mediatik nuk i intervistojnë profesorët për t’ i pyetur për këtë çështje. Unë e di hallin që ka bie fjala ai burri i “Syrit” media e të cilit na tha se Policia e Shtetit i largoi gazetarët nga konviktet me kërkesën e studentëve dhe halli i tij është aq i rëndë sa e justifikon këtë qëndrim. Kolegët e tij në media të tjera kanë secili hallin e vet që i bën të heshtin. Që nga Fevzoja te Mero Baze.
Kush i ka bërë të heshtin të gjithë profesorët tanë pa përjashtim? Ata heshtin sepse e dijnë që kjo zgjidhje për strehimin e afganëve është bërë me miratimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Ata e dijnë se nëse flasin do të bëhen të papëlqyeshëm të ambasadën amerikane dhe mund ta shohin emrin e tyre dhe të familjarëve të tyre në listën e zezë amerikane. Heshtja e tyre është heshtje e njerëzve të terrorizuar.
Profesorët tanë që janë bashkuar në qëndrimin heshtues kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët në këtë çështje. Ata të gjithë janë bashkuar në një kor për të shprehur miratimin për ardhjen e afganëve në Shqipëri, por me ndonjë vërejtje për qeverinë sa për t’ u dukur të pavarur. Të gjithë ata e marrin të mirëqenë se Shqipëria është në gjendje t’ i presë dhe t’ i strehojë afganët. Por fakti që qeveria dëbon studentët nga konviktet për të strehuar afganët tregon se Shqipëria nuk ka as kapacitetet minimale për ta bërë këtë dhe se nuk ka asnjë plan paraprak dhe as financim të huaj për të gjetur një zgjidhje.
Heshtja e profesorëve përbën një akt të korrupsionit intelektual dhe moral. Me qëndrimin e tyre ata nxisin frikën dhe panikun te studentët dhe heshtja bëhet sunduese në mjedisin universitar shqiptar.
Heshtja e profesoratit shqiptar për çështjen e mësipërme tregon se çfarë diktature faktike është vendosur në Shqipëri me licencë amerikane.
Ajo që po ndodh tani me uzurpimin e konvikteve universitare për strehimin e afganëve është paralajmëruar që në maj gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Në 23 maj, në mes të ditës, në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, forcat ushtarake amerikane, në prani të Kryeministrit, Presidentit të Republikës Ambasadores Amerikane etj., kryen një stërvitje ushtarake që përfshinte simulimin e çlirimit të ndërtesës që është seli e Universitetit Publik, që supozohej të ishte pushtuar nga një armik i panjohur. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e NATO-s që për operacione të tilla stërvitore ushtarake të përdoret selia e një universiteti publik, madje as e një universiteti privat.
A ka ndodhur ndonjë herë që Ushtria Amerikane të simulojë çlirimin e selisë qendrore të Universitetit të Harvardit, apo atij të Oksfordit në Britaninë e Madhe, apo atij të Sorbonës në Paris, apo të Universitetit të Athinës? Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë!
Merret vesh, ajo që ndodhi në Tiranë nuk ishte një stërvitje për çlirimin e një ndërtese publike nga pushtuesit e huaj, rusë apo serbë, se të tjerë pushtues të huaj nuk mund të ketë, por demonstrim arrogant i statusit amerikan në Shqipëri. E gjithë kjo që ndodhi ka vetëm një kuptim, atë që amerikanët duan të na thonë:
“Ne në këtë vend mund të bëjmë çfarë të duam, jo vetëm ato gjëra që nuk mund t’ ia lejojmë vetes në vendin tonë, por madje edhe ato gjëra të cilat nuk mund t’ ia lejojmë vetes t’ i bëjmë në asnjë vend të NATO-s. Ne do t’ u shtypim nëse juve ngriheni kundër Edi Ramës të cilin ne e mbështesim si diktator të Shqipërisë.”
Profesorët tanë e morën saktë kumtin amerikan që në 23 maj prandaj heshtin tani. Për të mbikqyrur heshtjen e profesorëve janë ngarkuar Policia e Shtetit dhe ShISh. Jo se do të arrestohen profesorët si dikur për agjitacion dhe propagandë por thjesht do t’ u pëshpërisin në vesh se kanë për ta disa materiale kompromentuese të llojeve të ndryshme. Për dikë që nga koha e Sigurimit të Shtetit dhe për dikë tjetër materiale të llojit video për aventurat me vajzat studente në disa raste edhe me meshkuj studentë. Dhe kështu garantohet heshtja. Nuk specifikoj se ata që kam përmendur me emër më lart kanë këtë hall që heshtin. Këtë hall e ka pjesa më e madhe e profesoratit. Ata që i kam përmendur më lart me emër, i kam veçuar si zëra publikë dhe më mirë le ta thonë vetë arsyen e heshtjes së tyre.
Por në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore ka një ligj që aty ku krijohet një mjedis me mungesë force ajo kompensohet me forca të tjera që krijohen. Ky ligj vlen edhe për qëndrimin arrogant perandorak amerikan në botë. Në vendet ku Amerika sundon me arrogancë dhe imponon heshtjen e atyre që duhet të përbëjnë forca reaguese normale, krijohen forca të tjera reaguese. Afganistani është një provë në llojin e vet për këtë. Shembuj të tjerë të ndryshëm por që në thelb kanë të bëjnë me të njëjtin parim janë Vietnami, Nikaragua, Kili, Filipinet, Kuba, Irani etj., etj. Amerikanët e kanë të vështirë që ta kuptojnë se Shqipëria pikërisht sepse është e vogël, e shtypur dhe e varfër përbën “thembrën e Akilit” të Perandorisë Amerikane dhe një rebelim antiamerikan atje do të shikohej nga bota pas asaj që ndodhi në Afganistan si provë e rënies totale të autoritetit të superfuqisë.
Burokracia e Departamentit të Shtetit do të ketë përgjegjësinë që bota e tërë do të shohë spektaklin sesi amerikanët ikin me helicopter nga çatia e ambasadës në Tiranë. Ata që mendojnë se në këtë vend i kanë gjërat nën kontroll me një regjim të korruptuar do të kenë të papritura. Ka njerëz në këtë vend që i njohin mirë manualet e posaçme që zbatohen në këto raste, madje kanë aftësi krijuese për t’ i zhvilluar dhe përmirësuar. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të hyjnë në rrjedhën e duhur kur të clirohen nga ndikimi i sorosianëve në Washington dhe kjo gjë nuk mund të bëhet paqësisht./Kastriot Myftaraj
Shenim i redaksise: Ende nuk e dime te verteten e temes se ketij shkrimi problemor por, nese ndodh te jete keshtu, eshte jashte cdo logjike, te dalin shqiptaret jashte shtepise se tyre, kur afganet kane komshinjet qe mund tu ishin drejtuar. Kush me pare se fqinji mund te ndihmoi?!