“BRENDA NJE PIKELLIMI TE MADH SI MUND TE SHKUAJ SHKURT PER HUMBJEN E GJON LULGJURAJT…!

ZEF PERGEGA

Gjon Lulgjuraj

          Gjon Lulgjuraj – Syri I kristalte i atdhedashurisë ne mergaten shqiptare e malesore ne Amerike. Te zgjedhurit e shoqërisë, jetojne me qiellin edhe pas vdekjes. Ne Florida te Amerikës pushoj se rrahuri zemra e Gjon Lulgjuraj. Lajmi u perhaps ne media me 11 gusht 2021. Pushoj zemra e një patrioti te kulluar, pushoj mendja e një intelektuali poligot, e nje njeriu me shpirt engjëllor, e nje njeriu shume te dashur ne komunitetin shqiptar, i nje humanisti te shkolluar dhe kulturuar, i cili jetën dhe veprën ja kushtoj kombit e atdheut. Zemra e tij ishte modeste, por e gjere me dashuri për njerezit, kombin dhe atdheun e vet. Gjithkund shpaloste miresi me modestinë, butësinë, artin e perkryer te komunikimit, patriotizmin e plot cilesi te shkruara ne altarin e kombit tone.  Gjoni eshte lindur ne Grudë, ku nguliti thelle ne shpirt dashurine e pastër malesore per vend dhe popull te vet. Studioi për meshtar ne Kroaci. Ne moshe te re emigrojë ne Sh.B.A. dhe vazhdoj studimet dhe masterin për Biznes. Përveç se ishte nder te diplomuarit e parë nga Malesia ne Amerike, Gjoni ishte nder aktivistet e parë malesor per çështjen kombtare qe ishin nën pushtetin jugosllav.

     Per 30 vite me radhë udhehoqi programin radiofonik: “Zeri i komunitetitshqiptar në Miçigan“, ku ushqeu shpirtrat e mergimtareve me dashuri për atdhe  e komb.

Ishte kryetar i organizatës Albanian- Amerikan National Organization, ndermjetesues ne Kongresin Amerikan ne mes Kongresisteve dhe delegacioneve nga Kosova, pjesëmarrës i demonstratave te mergates malesore neper Amerike kundër dhunës që bënte shteti Jugosllav mbi popullatën shqiptare, levrues i kulturës kombtare , duke krijuar edhe grupin muzikor.

          Gjon Lulgjuraj me veprën dhe punën e vet, bashkoi malesoret ne idene se vetëm te unifikuar jemi ne udhe te rodit te dhe Zotit, se malesori kudo qe jeton duhet te krenohet me historinë, kulturën dhe gjuhen e vet.

  Gjon Lulgjuraj do te shendrise ne qiellin kombetar, t’ue ua cel syte gjeneratave te ardhshme, se si duhet vendi  ne prosperitet dhe populli ne demokracine e lirine vet.

    Gjon Lulgjurajn e kam njohur ne Detroit, ne fakt, kur nderroi jete Prela i vellai, por kemi komunikuar me ane te telefonit. Biseda e pare ka qene ne zyren e Gjegj Dedivanit, kur isha ne stafin e gazetes “Illyria’ qe botohet ne New-York  dhe doja te shkruja per orkestren “Shqipoja” pasi e pashe foton ne zyten e Gjergjit, e ky me nje dashuri te thelle miqesore e shpjegoi foton e grupit muzikor…dhae aty ai formuloi numerin e Gjonit ne Florida. Keshtu nisi kontakti i pa ndare. Kur cela nje ekspozite fotografike me 2004, Gjoni me dergoi disa fotografi te aktivitetit te tij publik ne drejtim te aktiviteteve dhe emisionet ne  radion “Zeri i komunitetit” Mbaj mend qe me tha:

             “…Orkesta “Shqiponja” u be ze shqiponje qe ne dasmat e aktivitete tona, sidos naten e flamurit kombetar, kuq e zime shpiponjen dy krenare,  per here te pare te kendohej kenga shqipe, kenga e heroizmit dhe e atdheut tone!”

 S’e ka nje muaj, qe fola me Gjonin nese mund te gjendej interviza e Maritin Camajt dhene radios e komunitetit ne vitin 1984, kur ai erdhi ne Detroit dhe bujti ne shtepine e shkodranit Julian Cefa, i cili e mori Martinin ne interviste. Gjoni me premtoj se do te kontrollonte mbasi i kishte te rujatura te gjitha bisedat ne kaseta te vecanta. Kur kam patur nevoje te bej dokumetarin televiziv “Hervo”, Gjoni me siguroj lidhje me njrezit e saj cam qe jetonin ne Florida. Ai ishte nje arshive e memorjes se komunitetit shqiptar ne Amerike. Por ai fatkeqesisht nderroi jete.

 E si mund ta bej nje shkrim te shkurter brenda kesaj dhimbje te madhe?!

           Gjoni kishte filluar transmetimin e emisione shqip ne, “Zani i Komunitetit Shqiptar në Detroit.

            “Po si mund te benim ndryshe. Orketra te fliste e te kendonte shqip dhe “Zani i komunitetit” te jehonte po  ne gjuhen amtare, kjo ishte moto jone!”

           “Shume veshtire se jugosllavizmi po na gerryente palcen e shpirtit. Ata kontraollonin cdo gje. Krijuan ekipin “Besa” emer atdhetar, por qellimin antikombatar. Nino ishte jugosllav. Ata donin qe kulture, sportin dhe cdo aktivitet ta kishin ne grusht dhe keshtu shqiptaret te shkonin drejt asimilimit, sidomos malesoret, si shtylla vitale e identitetit Krijimi i dy kishave i terboi ata sepse kishat me prifta atdhetare e antikomuniste u bene cerdhe shqiponjash te fjales se Zotit dhe te gjuhes shqipe. Shkrimtaret e medhenj,  si Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa…, qe vizitonin komunitetin jepnin porosi per traditen, gjuhen e kuluturen, sikur te ishin shenjtore dhe ne fakt te tille ishin. Me shkuarjen ne Jugosllavi te ekipit “Besa” me trajner nje serb i thekun politik, me 13 shkur 1977, tregohej dhe proklamohej si nje arritje e madhe e teorise se “Bashkim – vellazerimit’ mes popujve dhe atij shqiptar ne diaspore. Kjo per ne ishte nje brenge e nje sfide qe duhej ta perbalonin dhe ta shkaterronim kete ballone rrenash qe na valevitej mbi krye!”

            Kjo me pak fjale ka qene nje bisede telefonike ne zyren e Agjensise se ushterareve te Gjergj Dedivanit

        Gjon Lulgjuraj, intelektual i formuar ne Amerike, kishte studiuar per arkitekture dhe gazetari e biznes, pati një lidhje vlerash dhe për hir të çështjes kombëtare. Radio “Zëri i Komunitetit” ishte më të vërtetë një punë e vlefshme dhe sinjifikative, per te verten shqipe perkunder deformimeve nga armiqte tane shekullor. Ajo foli shqip dhe zgjoi njerezit nga gjumi. Me zerin e tij u parapriu, per te marre pjesë në demonstrate,  kundër Jugosllavisë dhe kundër rregjimit komunist shqiptar. Flamuri kombetar dhe pankartat e medha “cuan” dallge para Shtepise se Bardhe. Gjoni largohet per ne Florida ne vitin 1987

           Gjon Lulgjuraj, Julian Cefa, Col Pashku, Gjergj Dedivanaj. K. Qafa vazhduam programin për të ndihmuar kombin dhe kundërshtuar politikën e ndyrë Jugosllave që kishte zënë vend në Michigan deri ne vitin 1992. Gjon Lulgjuraj ka marre pjese ne disa seanca degjimore ne Kongresin Amerikan, per ceshtjen e Kosoves dhe te mesuesit malesore shqiptaro-amerikan Pjeter Ivezaj, te cilin e burgosin sapo ai shkon ne vendlindje ne Malesi

              Emisionet e kesaj radio vazhduan te transmetohen ne Florida derisa Gjoni papritmas dha jete…duke na lene fjalen e bashkimit ne shpirt.

                       AI E KISHTE NE GJAK ATDHEUN

      Gjon Lulgjuraj editor i radio – emisionit “Zeri komunitetit” ne Florida, per 30 vite. Fryma e ti ishte perbashkuese e faktorit poltik ne vendlidje me ate shqiptarve nga Malesia e Madhe ne Amerike te inkuadruar ne shoqata te vecanta. Gjoni kontriboi, qe te hapej edhe nje zyre juridike ne Tuz me qellim qe te grumbullonte te dhena mbi shkeljet e lirive dhe te drejtave te njeriut nder shqiptaret ne trojet e tyre shekullore ne Mal te zi. Ne nje konference qe mbajti “Atdheu na Bashkon” ne Detroit, qe te jem i sinqerte bera disa pytje qe kishin pak spec djeges, por Gjoni nuk shfaqi ndonje reagim, …ma beri me shenje qe te flisnim pas takimit. Keshtu shkuam bashke ne nje kafe e folem gjate.

           Mbaj mend qe tha: “Sa ma fort atdheun yne i nje gjaku,  i nje gjuhe na bashkon aq me shume behet e gjalle lufta e armikut… kane marre jehone te madhe demostrat per lirine e Kosoves. Mijera shqiptare nga Detroiti, New-Yorku e nga gjithe Amerika e Kanadaja me femilje e pleq, te veshur me kostume kombetare, po jehojne sheshit te Shtepise se Bardhe. Na duhet nje unitet i fort atdhetar qe te dalim fitimtar. Bashkohemi ne ketu, s’kane nga shkonjne edhe subjektet ne vendlidje. Eshte nje investim i madh, por i nevojshem, qe te dalim nga kthetrat e kesaj menxyre politike e kulturore te Jugosllavise komuniste. Kerkoi edhe nga ju dhe miqt tuaj qe te angazhohen me shkrime ne shtyp e analiza ne radio. Radio ime do te jete e hapur per keto tema. Shoqata “Atdheun na bashkon” eshte nje shoqate qe ka objektiva te qarta unifikimi te ideve dhe kerkesave, qe do tu drejtojme organeve amerikane e boterore dhe atyre shqiptare e kosovare, qe e duan lirine dhe bashkimin. Nga konferenca dolen edhe keto vendime:

             1. Konferenca e radhes te mbahet ne Nju Jork dhe te lajmerohen te gjitha shoqatat dhe veprimtaret per diten e mbajtjes  se konferences qe te kene kohe te pergaditen.

          2.Te Thiren udheheqes politik dhe intelektual nga Vendelindja dhe me gjere.

 3.Te gjitha shoqatat kane te drejte te thrasin (Partit,Shoqatat, apo intelektual qe at o mendojne se me pjesemarrejen e tyre do ndihmojne qe kjo konference te jete e sukeseshme.)

          4.Te gjitha shpenzimet e udhetimeve dhe kontaktet me te ftusrit i mban ajo shoqat qe i ka ftuar mysafiret.

        5. Shoqata Kraja do te jete mikpritese e Konferences se trete ne Nju-Jork nne bashkepun me shoqatat tjera nga New – Yorku. Konferenca e trete ne New-Yaork do te mbahet me  30 prill 2006. Keshtu do te coi nje ftese personale dhe taohemi atje, por pa shkeput telefonatat. Pa droje e them se e vlersoi kontributin tend me libra dhe ate mediatik. Cdo gazetar apo shkrimtar e ka per mision Atdheun qe na bashkon!”

                     LARG VATRAVE ZJARRI I TYRE SHQIP REGETIU

        Larg vatrave të tyre stërgjyshore, emigracioni i vjeter nga jugu i Shqiperise edhe me vone ai nga veriu, sidomos malesoret janë bërë emblema e shqiptarizmit, symbol i lirise se flamurit e te gjuhes, me virtyte te larta bashkimi e uniteti, duke u vënë në ballë të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Andaj vepra e paharrueshme e këtyre burrave atdhetarë të mërgatës  sonë  për nderkombetazimin, institucionalizimin, unifikimin  e problemeve  tona të pa zgjidhura eshte nje shprehje e gjalle nderuese, qe ne fakt nuk ka dale plotesisht ne drite

         E njeri rej tyre qe u be shkak te shkruaj keto radhe eshte Gjon Lulgjuraj i ndjere, protagonist, qe  ka patur nje veprimtarin te shquar në mërgatën shqiptare në Amerikë. Gjon Lulgjuraj, synoi  të shpalosë me ze dhe me figure, ne radion e tij, ne shtypin shqiptar e amerikena si dhe Tv e shqiptarve te Amerikes me te cilin kishte lidhje te ngushta, veprimtarinë e vërtetë  dhe angazhimin e suksesshëm e devotshëm të bijeve te Malësisë së Mbishkodrës, një nga krahinat më heroike shqiptare  të qëndresës kundër pushtuesve,  në shërbim të  çështjes shqiptare. Këtij  njeriu të  heshtur, të  thjeshtë e modest, për nga natyra,  i gjalle per nga fjala e shpirti, inspirues per nga mendimi, frymezues per nga veprimi, miku im e miku yt i shtrenjtë,  nuk i pëlqent lavdata as mburrje, ato i sfidonte me thjeshtesi, për atë çfarë ka bërë dhe po bën për  kauzën shqiptare, për liritë dhe të drejtat e tyre , për bashkimin kombëtar, për angazhimin e tij për ta mbajtur gjallë  gjuhën e bukur shqipe në mërgim,  për kultivimin e këngës shqipe që  prek zemrën dhe gjallëron shpirtin e çdo shqiptari ,  me të cilat përcillet brez pas brezi  nëpër shekuj e gjithë historia jonë kombëtare, por edhe lehtësohet dhimbja e plagëve të mallit për atdheun.  Prandaj, duke i respektuar këto virtyte njerëzore të këtij  bashkëkombasi  me shpirt të madh   të një atdhetari që u be nje shpirt simboli, sot ne diten e humbjes se tij fizike me dridhet dora dhe ndjehem si mangut se mos nuk mund ti permbledh te gjitha. Por te vjen ne ndihme Gjek Gjonaj me citimet e tij!

     Shkëputja  e këtij  malësori nga vendlinja e tij, fshati Llofkë  buzë  Sukës së  Grudës, mbi lumin Cem që gurgullon  prej bjeshkëve të Kelmendit, ndodhi  para dyezet e dy vitesh,  saktësisht në vitin 1970 të shekullit të kaluar.  Ky largim pakthim i  Gjonit nga toka e të parëve, kur ai ishte djalosh 18 vjeçar, ishte i përmallshëm dhe natyrshëm ka lënë gjurmë të pashlyeshme  në shpirtin njerëzor të  këtij intelektuali fisnik dhe aktivisti në zë në komunitetin shqiptar në  Shtete të Bashkuara të Amerikës. Gjoni si fëmijë u përkund në djepin e  historisë së  Malësisë, u rrit dhe u edukua  në frymën e traditës së malësorëve, mësimeve të të parëve të tij  duke dëgjuar pleqtë e  fshatit ku lëndë kryesore  të mësimit kishin: virtytet e mira njerëzore,  ndershmëria,  morali,  besimi, besa, burrëria, fisnikëria, dashuria për kombin dhe vendlindjen, dëshira për t’i  shërbyer përparimit të përgjithshëm të trevave shqiptare të kudo ndodhura.  Ai  pati fatin që në  vendlindje  të  mbarojë shkollën fillore, ku nga  mësuesit e tij mori mësimet e para për gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve.  Ndërkaq shkollimin e mesëm e kreu  në Gjimnazin Klasik Dominikan në ishullin Brac të Kroacisë. Kur mbërriti në Amerikë, ne Detroit, përfundoi me sukses  studimet e larta në Miçigan, në degën e historisë së artit – periudha e Renesancës , kurse  më pas u magjistrua në degën e historisë së arkeologjisë. Pas përfundimit të studimeve hapi një biznes në Miçigan, duke e mabjtur për 13 vjet. Në vitin 1989 shpërngulet në shtetin e diellit, në Florida, ku jetoi dersa dha fryme. Është i martuar me bashkëshorten Shpresa  me prejardhje nga Përmeti, e lindur dhe e rritur  ne Tirane, me të cilën  ka  një djal, Leonardin dhe  dy vajza, Jennifer  e Jessica. Drejtoi operacionet e nje  korporate të madhe financiare në Florida. Hobi ka  golfin.  Ai i kujton me trishtim  ditët e para në Amerikë, kur nëpër dasma shqiptare këndoheshin këngë serbe.

       “Kur arrita në Shtete e Bashkuara të Amerikës, tregon Gjoni,  e vërejta menjëherë se  Beogradi dhe Titogradi i atëhershëm, të kënaqur që shqiptarët po largohen, donin me çdo kusht të mbanin komunitetin shqiptar nën kontroll. “

           “Ata i kishin edhe njerëzit e tyre si Vladimir Sarceviq, Simo Biraq, Nik Najdoviq etj. që ishin të drejtuar nga Qeveria Jugosllave te infiltronin komunitetin shqiptar. Fatkeqësisht, në mesin e tyre ishin edhe shqiptar. Mënyra e veprimit te tyre ishte nëpërmes aktiviteteve të ndryshme, koncerte, natë muzikore etj. Fillimisht, nëpër koncertet jugosllave shkonin shumë shqiptarë.  Kishte raste që edhe nëpër dasma të ndihej ndonjë këngë serbe. Kjo nuk ndodhte, sepse shqiptarët ishin pro-serb, por nga fakti se shqiptarët, sidomos nën Mal të Zi, kishin përjetuar një gjenocid kulturor të vazhdueshëm. Me fjalë tjera, me atë muzikë u rritën, sepse Radio-Titogradi rezervonte vetëm një orë në javë program shqip, dhe ajo orë ishte nën drejtimin  e plotë të malazezëve” .

               AI QE ZERI I KOMUNITETIT SHQITAR NE AMERIKE

          Themelues dhe drejtues  i  programit radiofonik “Zëri i Komunitetit Shqiptar në Detroit”

           Ndër aktivitet e hershme kulturore të Gjonit si student në megrim, duhet veçuar hapjen e programit radiofonik “ Zëri i Komuinitetit Shqiptar në Detroit”, në mars të vitit 1971, me qëllim të kundërvënies së influencës represive të Jugosllavisë së atëhershme të Titos ndaj shqiptarëve.

         “ Ky  ishte programi i parë afatgjatë në gjuhën shqipe në Miçigan dhe vazhdoi edhe ne Florida te SHBA. Klika Jugosllave, me Simo Biraq dhe serbë te tjerë, hapën programin televiziv, një pjesë e  të cilit  ishte i drejtuar ndaj shqiptarëve. Për t’ iu kundërvu kësaj  influence antishqiptare  të Jugosllavisë së atëhershme hapëm programin televiziv shqiptar,  dhe organizuam aktivitete të tjera”, eshte shprehur Gjoni.

      Adhurues, kultivues  dhe promovues i kulturës shqiptare. Mbrojtës i flaktë i të drejtave të shqiptarëve në rajon ushtroj presion ndaj Jugosllavisë, që ta lirojë, mesuesin Pjeter Ivezaj ng burgu, pasi ai kishte shkuar ne vendlindje ne Male te Madhe tek te paret e tij ne Lekaj. Gjoni mori pjese ne nje sence degjomore per kete problem bashme me kongresmenin Bloomfied dhe Ekrem bardhen. Pas revolucionit te Kosovës të vitit 1981, Gjoni  ka ndryshuar strategjinë  e veprimeve të tij. Bashkë me Komunitetin Shqiptar organizoi demonstrata kundër festivalit Jugosllav në Detroit, i cili , siç shprehet ai ishte bërë strehimi i agjenturës jugosllave dhe qendra e propagandës se tyre. Për disa vite ka qenë kryetar i organizatës më prestigjoze të disporës AANO (Albanian American National Organization!” Organizata Kombëtare Shqiptaro Amerikane, e themeluar në vitin 1946 me qëllim për të ruajtur identitetin tonë kombëtar në megrim.

          Kur vendosa te bej nje shkrim per kete organizate Gjoni nuk pranoi pak me lezet e shmangu pjesmarrjen e tij ne shkrimin tim per gazeten “Illyria” duke me thene se tani kryetare kemi nje grua, prandaj shkruani pytjet ne shqip e une po ia dergoi asaj. Keshtu ne fakt e realizuam kete interviste per verimtarine e shoqates  AANO. Me vone Gjoni u angazhua ne nje levizje te madhe atdhetare e kombetare dhe për disa vite ka drejtuar edhe Lëvizjen “Atdheu na Bashkon”, e formuar në vitin 2006, e cila ndër të tjera kishte për qëllim bashkimin e elementit politik shqiptar në Mal të Zi, gjë e cila   për fatin e keq të shqiptarëve në këtë vend ende nuk u realizua për shkak se, në radhë të parë mospajtimit të liderëve politikë shqiptarë. Në një periudhë kohore prej 42 vjetësh në Amerikë Gjon Lulgjuraj  disa herë ka qenë i pranishëm me shkrimet e tij në shytpin amerikan në mbrojtjen e çëlshtjes shqiptare.

      Në  vitin 1979, ai publikisht denoncoi shtypin amerikan që Nënë Terezën e quanin “Murgeshë Jugosllave”, duke dhënë fakte nga intervistat që Nënë Tereza i bëri ne Detroit,  ku ajo deklaroi se ishte shumë krenare që ishte shqiptare. Si pasojë e kësaj proteste,  shtypi në Miçigan e identifikoi Nënë Terezën me prejardhje shqiptare. Artikujt e Gjonit  gjastë luftës në Kosovë i kanë  botuar  dy gazetat kryesore në Florida: “St. Petersburg Times” dhe “Tampa Tribune”.  Ai eshte shprehur i lumtur dhe me fat që përjetoi demokratizimin e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës. Mbetej me shpresë së së shpejti do të realizohet edhe ëndërra e tij e tretë – bashkimi i të gjithë shqiptarëve dhe trojeve shqiptare në një simbol dhe parime demokratike. Intelektuali, biznesmeni dhe atdhetari shqiptar  Gjon Lulgjuraj me veprimtarinë e tij të deritashme patriotike dhe kulturore  në mërgim  shleu një pjesë të detyrimit kombëtar dhe u bë shembull model i një njeriu që i del zot popullit të vet dhe lufton për të drejtat e tij në qarqet e  njohura të politke botërore.

          Nga biografia e pasur e këtij protagonisti të këtij shkrimi shënojmë edhe angazhimin e tij atdhetar për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Gjoni në vitin 1979, i ftuar nga Shtëpia e Bardhë  ka marrë pjesë ne punime me “Delegacionin  Amerikan për Konferencën e Madridit” për të drejtat e njeriut, sipas marrëveshjes të Helsinkit. Konferenca e Madridit u mbajt ne fund te vitit 1979. Delegacioni drejtohej nga z. Griffin Bell, ish-ambasadorja amerikan në OKB, zonja Jane Kirkpatrick, ish-ambasadori në Jugosllavi z. Zimmerman etj. Gjate këtyre punimeve ai kërkoi nga Delegacioni Amerikan, që në agjendën e tyre të diskutohej për shkeljet flagrante të te drejtave të njeriut ndaj popullit shqiptar ne Jugosllavinë e atëhershme, si dhe gjendjen tepër te vështirë te popullit në Shqipëri nen diktaturën Enveriane. Ka ndihmuar organizimin dhe ka marrë   pjesë në shume aktivitete të komunitetit, duke përfshirë edhe mitingje dhe demonstrate ne përkrahje te popullit shqiptar. Ndër demonstratat kryesore që u përgatitën në Miçigan, ishte “Greva e Urisë” pranë Qendrës Federale ne Detroit. Në këtë grevë 17 shqiptarë qëndruan pesë dite pa ngrënë, derisa u realizuan kërkesat e tyre për t’u takuar me senatorët e Miçiganit. Si pasojë, senatorët premtuan se do ta përkrahin rezolutën e parashtruar pranë Kongresit Amerikan për Kosovën. Demonstrata te tjera me rendësi ishin ato qe shkaktuan mbylljen e festivalit Jugosllav ne Detroit, etj.

   Gjon Lulgjuraj disa herë  ka dhënë dëshmi, pranë Kongresit Amerikan, për gjendjen e Shqiptarëve ne Kosovë, Maqedoni, Mal të  Zi dhe Shqipëri. Në  vitin 1982, gjatë një demonstrate të madhe të  shqiptarëve në Uashington, ai mbajti një fjalim në gjuhën angleze, në shkallet e Kongresit Amerikan,  ku denoncoj aktet gjenocide Serbo-Malazeze-Maqedonase dhe Greke ndaj popullit Shqiptar. Një nga rastet e veçanta, ishte paraqitja pranë Kongresit se bashku me ish-nënkryetarin e LDK’se te Kosovës, z. Anton Kola, si dhe gjatë  rastit të z. Pjeter Ivezaj, i burgosur politik , për të cilin Qeveria Amerikane mbaj ti qendrim te prere. Me kete rast Gjok Matini i vuri flaken nje automjeti “yugo” qe jugosllavet e tregotin ne Amerike. Gjoni ka qenë shumë aktiv dhe i pasionuar pas muzikës shqipe, veçmas asaj popullore, e cila e mban gjallë dhe të pavdekshëm shpirtin e kombit tonë. Ai gjatë qëndrimit të tij në  Detroit  ka bashkëpunuar me grupin muzikor “Shqiponja”, që  ishte formuar me Gjergj Dedivanaj, Marie Dushaj, Vasel Pepaj, Mark Dedivanaj dhe i ndjeri Gjergj Sinishtaj. Më pas, grupi i dha detyrën e drejtorit muzikor.

         “Kisha studiuar pianon, dhe me pëlqente muzika, mbi te gjitha me pëlqente muzika shqipe, dhe kështu iu bashkëngjita grupit muzikor “Shqiponja”. Qëllimi kryesor i grupit ishte që nëpër dasma dhe festa shqiptare të dëgjohet kënga shqipe e cila të ushqen shpirtin”, thotë Gjoni. Me këto aktivitete muzikore  Gjoni me anëtarët e grupit të përmendur muzikor , duke kënduar  këngë patriotike nëpër dasma,   gazmende të tjera familjare e koncerte arritën të ngjallin emocione të thella  tek mërgimtarët shqiptarë për vendin e tyre.

   Nga viti 1972 deri ne vitin 1977 ka qenë nënkryetar i organizatës se njohurligjerisht “Ethnic Councel of Michigan”, organizatë qe përfaqësonte te gjitha grupet etnike ne Miçigan. Për këtë organizatë, Gjoni e kujton vitin 1976, kur u nderuan me detyrën për të hapur dhe drejtuar kremtimin e parë në Miçigan për “Bicentennial”, 200-vjetorin e Shteteve te Bashkuara, në prezencën e Guvernatorit të Miçiganit dhe shumë personalitete të larta shtetërore. Ky ishte një nderim  i madh  që iu bë Gjonit për faktin se  kjo natë historike në Michigan, ku  jetonin mbi 2 milion njerëz të komuniteteve të ndryshme, udhëhiqej nga një shqiptar – malësor!.

        Gjoni me ndihmën e Viktor Chachos dhe shume familjeve shqiptare, ne vitin 1976 formoi “Grupin Vallëzues”, i cili mori pjesë në programin e kremtimit të 200-vjetorit të Shteteve te Bashkuara.  Ai ishte mjaft aktiv edhe në fushën e sportit. Sipas fjalëve të tij   pro – jugosllavët infiltruan skuadrën e futbollit “Besa”,  kurse ai me shokë si kundërvajtje   formuan  skuadra e re të futbollit “ Iliria”. Gjatë viteve 1978 dhe 1979 ka qenë President i Lidhjes së Futbollit në Detroit.

         Julian Cefa, pas nje bisede telefonike me 12 korrik 2021, u shpreh: “…Pasi mora lajmin e hidhur fola ne telefon me bashkeshorten e Gjonit. Sipas saj Gjoni ka qendruar ne spital per 12 dite me temperature. Ajo nuk u shpreh se cili ishte shkaku I vdekjes se bashkeshortit te saj. Sot ka shume abuzime. Njeri me tha se ka vdek ne shtepi pa e kuptuar, vetem ne mengjes ka njeh pa jete. Ai ka bere nje jete normale dhe te kujdeshme. Eshte marre me sport, sidomos me tenis dhe ka patur nje trup elegant dhe energjik. Gjoni ka pas edukate fetare mbasi shkollen e mesame e ka kryer ne Kroaci per prit. Erdh i ri ne Amerike dhe punoi ne “Craysler” dhe vazhdoi shkollen e larte. Une e di se ka mbaruar krahas dy universiteteve te tjera edhe ate te arteve figurative. Kishte nje za te jashtezakonshem per spiker ne radio. Nje here nje plake malesore, qe une e njihja dhe ajo e degjonte cdo emision te radios tone, qelloi qe ishim bashke me Gjonin dhe une e prezantova plaken me te. Ajo e pa me vrejtje dhe i tha: “A ti je Gjon Lulgjuraj, per nga zani mendoja se je nje burre i madh e tani ti qenke sa grima!” Qeshem me plaken e mire…. Gjoni ka qene i martuar me nje amerikane dhe ka patur dy vajza. Pas divorcit more Shpresen me banim ne Tirane, nga nje familje fisnike te Jugut te Shqiperise. Ata kane nje djale ne moshen 22-vjecare. Nuk kishte kohe te ikte. Dhimbje e madhe kur ikin bashkepunetoret. Bashke ishim gati per 10 vjet ne trasmetimin e programeve ne gjuhen shqipe ne Detroit. Gjoni i kishte pre biletat te shkonte per pushime ne Shqiperi, por ja jeta keputet bashke me andrrat.  Nje bilete tjeter ia preu vdekja. Desha ta merrja ne telefon por thashe asht me pushime, kur te kthehej e ai s’u kthye ma!”

    Pasi mbarova biseden me Julianin mu kujtua se Gjoni me pat thene: “…kur te dal ne pension do te shkoi te jetoi ne Tirane!”

   Luigj Gjokaj: “…Gjoni ka qene nje njeri i shkelqyer, nje nga malesoret me te edukuar, qe kam njohur ne jeten time. E kam kam ndjere kete ne bashkepunimin, kur ai ishte kryatar i shoqates “Atdheu na bashkon” e une sekretar i saj. Gjoni gjithmone pa asnje ekuivok e vinte interesin kombetar mbi ate lokal. Ai ka krijuar ne komunitetin tone ne kohe shume te veshtira nje kulture tek malesoret tane, kur kendohej e vlonte kenga serbe, duke e thyer kete mit te zi per me shkelqye kenga e jone shqipe, e cila na frymonte ne identitet e heroizem. Gjoni qe nje njohes i perkryer i gjuhes shqipe dhe fliste dialektin e Elbasanit dhe po ashtu, i gjuhes angleze  qe sa here thirrej ne Kongresin Amerikan, per te perkthyer delegacionet shqiptare ne diaspore e ato kosovare, kur jepnin deshmite e tyre. Humbem nje njeri qe rralle do ta kete fatin komuniteti te kemi si Gjoni. Humba me shume se nje kushuri nje intelektual te vyer!”

        Sigurish qe Gjoni ka role kryesore, por keta i ka bere me malesore e jugore. Kurr nuk e ndante nga goja nacionalistet,  Ferit Tomptanin, Tahir Shashken, Petrit Butken. Madje ne biseden e fundit me foli per nje doctor nga Jugu qe ka sherbyer ne Detroit, per te cilin do te me conte disa informacione, …por mbeten udhes, se shpirti i tij mori udhe drejt qiellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *