BEQIR SINA, New York
Gjonaj është dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri
New York, NY – Kandidati i Kuvendit të New Yorkut, Mark Gjonaj vazhdojë fushatën në Ditën Përkujtimore,
theksojë zyra e tij në një njoftim për shtyp; të dielën, 27 maj 2012 në mesditë në orën 12 pasdite, në nder të veteranëve dhe atyre që ranë për liri dhe demokraci në Shtetet e Bashkuara në Ditën Përkujtimore – Memorail Day, shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj hapi në oborrin e zyrës së tij fushatën me një barbeque me të gjithë banorët e lagjes .
Z. Gjonaj ceket në njoftimin për shtyp ka ftuar në këtë festë të gjithë komunitetin në këtë “shtëpi të hapur” ngaora 12 e mesditës deri në orën 4 pasdite – me orën lokale. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kësaj lagjeje të merrnin pjesë të gjithë” Të gjithë janë të mirëpritur ! thuhet ndër të tjera në një njoftim të tij publik siç njofton media lokale.
Gjonaj, i cili në rast fitoreje, do të jetë i pari Shqiptaro-Amerikan që do të zgjidhej në Asamblenë e shtetit amerikan New York, do të përballet me një konkurrencë të fortë nga Assemblywoman – pra një përfaqësuese grua, Naomi Rivera, e cila ka rrënjë të forta politike në distriktin 80-të, që nga viti 2005. Gjonaj bëri të ditur në njoftimin e tij dje : “Siç e kamnisur garën time për Kuvendin e Shtetit të New Yorkut, dëshirojë tju them zgjedhësve se është e rëndësishme për mua për të mirëpritur të gjithë komunitetin e në zyrën time të fushatës.
Mbasi, kjo ilustron llojin e fushatës time që unë dua të jemi përpafqësuesi juaj në Albany si anëtarë i Assembles, që unë dua që të jemë. Sot, unë dëshirojë t’i jap një respekt të veçantë dhe t’ju bëjë një ftesë për të gjithë veteranët e luftës amerikanë dhe shqiptarë. Atyre mijëra burrave dhe grave tanëqë vunë gjithçka në shërbim të këtij vendi duke bërë edhe një sakrificë sublime me jetën vetëm për lirinë dhe demokracinë që gëzojmë ne sot. Andaj në nder të veteranëve dhe atyre që ranë për liri dhe demokraci në Shtetet e Bashkuara në DitënPërkujtimore – Memorail Day, ne nuk bëjmë gjë tjetër sot si një komb vetëm të përulemi për të nderuarsakrificën e tyre. në këtë Ditë përkujtimore”
Më the në dekelartën e tij zoti Gjonaj u bënë thirrje votuesve të kësaj lagjeje se :”Unë do të sigurojë se do të jem gjithmon me veteranët në Bronx, dhe u thotë atyre se sot ne kemi nevojë për qeveri të qasshme, dhe të hapurpër të gjithë qytetarët tanë.unë besoj në një demokraci që inkurajon të gjithë qytetarët tanë të përfshirë në këtë proces, fushata im është e hapur për të gjithë ju dhe është vetëm fillimi. ”
Mark Gjonaj jeton në Bronx me Roberta gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre, Nikolla dhe të Jozefit.
Një besimtar i fortë në shërbimi i komunitetit është një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes. Mark është njëanëtar i komunitetit krenar që shtë shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë “Anjshtanin” Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja eShkodrës.
Z. Gjonaj, është 43 vjeç, i lindur nga prindër shqiptarë te cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit – Mali i Zi u rrit në një lagje italo – shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua ne Universitetin St. John’s, Queens. Per momentin ai është president i MP Realty Group, një kompani e pasurive të patundshme në Morris Park.
Gjonaj është dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri.
Gjonaj është gjithashtu bashkë-themelues i Shoqatës “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”.
Gjonaj ka qenë një kritik i hapur i procesit te decentralizimit dhe planit të shtetit për të hequr një pjesë të Morris Park nga rrethi 80 i Kuvendit të Shtetit të New Yorkut. Z. Gjonaj akoma nuk ka marre nje mbështetje zyrtare nga Partia Demokrate. Zgjedhjet primare te shtetit të New York për Partinë Demokratike do te mbahen me11 shtator 2012.
Për momentin Mark Gjonaj, është i regjistruar si një demokrat dhe mban detyrën e komisionerit ne Komisionin Taxi & Limousine të shtetit të New York. Dhe kandidon për pozicion në Kuvendin Popullor Shtetror të New Yorkut. Distrikti i 80-të, që përfshin Pelham Parkway, Pelham Garden, Mosholu Parkway, Allerton dhe një pjesë te Bedford Park. Lagjet ku edhe shqiptarët kan shtëpit dhe bizneset e tyre.
Dhoma e Ulet e Legjislaturës – New York State Assembly, per te cilën Z. Gjonaj po kandidon, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652 banoresh. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në ne mandate dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa të përfundosh karrierën politike.
Mark Gjonaj
Mark Gjonaj delivers announcement speech on a soaky Sunday, April 22.
Mark Gjonaj delivers announcement speech on a soaky Sunday, April 22.