Rudy Giuliani :”Romney është më i përkryer se sa Obama për President”
BEQIR SINA, New York
Për mendimin e tim tha Rudy Giuliani ish Kryetari Bashkisë së New Yorkut në ngjarjet e 11 shtatorit 2001 – 9/11 në bised në emisionin e CNN “State of the Union” me Candy Crowley, për të biseduar në lidhje me personalitetin e kandidatit nga Partia Republikane Mitt Romney: “Presidenti Obama është një njeri – pa një bazë, një njeri pa substancë, një njeri që nuk ka asgjë më për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara.”
NEW YORK CITY : Rudy Giuliani ish Kryetari Bashkisë së New Yorkut, në ngjarjet e 11 shtatorit 2001 – 9/11, ishte dje në bised në emisionin e CNN “State of the Union” me Candy Crowley, i ftuar special i këtij emisioni për të biseduar në lidhje me personalitetin e kandidatit nga Partia Republikane Mitt Romney . Giuliani, u pyet për gjithë kohën në studio nga gazetaria e njohur dhe vetarane e CNN Candy Crowley për kandidaturën e Republikane – Mitt Romney. “A është ai një kandidat më i mirë për presidencën?, ishte tema e gjithë kësaj bisede .
Giuliani i cili fitoi shumë popullaritet në 2001, sqaroi se këto komente ishin më shumë një reflektim. Në në çdo këndëshikim tha Giuliani është se: unë e shohë kështu “Romney, është shumë më i mirë se Obama për President ! por jo më i mirë nga unë, tha ai në se unë do të isha sot kandidatë !.Kështu që unë duke u krahasuar me atë mendoi se është rekordi im dhe atij, atëhere unë jam shumë më superior ndaj rekordit të tij. Sepse, kjo tani është e gjitha pjesë e fushatës … së tij! Ai ka tani një sasi të caktuar të egos personale në atë që, “që e quajti Giuliani, për të bërë “shfaqje” të vitit – pra kjo është fushatë”.
Më tej Rudy Giuliani ish Kryetari Bashkisë së New Yorkut në bisedën në emisionin e së djelës paradite në CNN “State of the Union” me Candy Crowley, duke e krahasur rekordin e tij – me atë të Mitt Romney katër vjetë më parë, kur të dy ishin kandidat brenda partiak, tha se :” Ndoshta këto janë rrethanat apo çfarëdo, por ai ka pasur reduktime masive në papunësi. Ai kishte një reduktim të papunësisë prej rreth 8,10 për qind – në një kohë që unë mendoja se ajo duhet të ishte 15 për qind. Unë kam pasur një plan për një reduktim të papunësisë prej 50 për qind. Romney kishte një rritje të vendeve të punës prej rreth 40,000 vendeve, në dërkohë që unë mendoja për të pasur atëhere një rritje të vendeve të punës prej rreth 500,000 vende” tha ai.
Kështu që unë duke u krahasuar me atë (Mitt Romney ) mendoi se kisha katër vite më parë një rekord shumë më superior.
Mirëpo, tani unë mendojë se “Kjo, është e gjitha pjesë e fushatës së tij – për të qenë ndryshe nga Obama dhe më mirë sesa ai “. Dhe gjithsesi, pika kryesore tha Giuliani, është se në këtë konkluzion konteksti ka rëndësi të madhe: si për shembull :”Romney, sot është ende më i përkryer se sa Obama.” “Unë do të thoja në këtë konstatim, duke shikuar pak më mbrapa, në se shikojmë se Mitt Romney, është një njeri i cili drejtonte një biznes të rëndësishëm, dhe e bëri atë në një sukses të madh, i cili përdoret për të, dhe llogaritet një nga bizeneset private më të sukseshme në Amerikë. Ai me atë biznes arriti falë aftësive të tij të krijoi dhjetëra biznese të tjera. Unë kam punuar me Romney, kur ai e mori kompaninë Olimpik nga kaosi. “, tha zoti Giuliani.
“Mirëpo, tha Giuliani, unë sigurisht, që do të kisha bërë më shumë nëse Romney, nëse e shohim këtë kontekst aty ku ai ka qenë vetëm negativ – pra nëse na krahasoni me normat e papunësisë, mua me Romney-n në të kaluarën!?”. “Unë zhvillova një fushat kundër tij në 2007 dhe ’08 dhe jam befasur se ai kurrë nuk ndryshojë pozicionin e tij – aq shumë herë, dhe në mënyrë të shpejtë, si “një monedhë “pilë a kokë” flip -flopper ” si ka ndodhur me Presidentin Barack Obama.,
Giuliani, tha në një emision dimrin e kaluar në MSNBC’s “Morning Joe”, se unë dhe Romney kemi qenë kundër asaj për të qenë një “flip-flopper- me dy fytytra”, dhe biseduam për mënyrën se si Presidenti Obama mund të përfitojë nga dobësia jonë. “Unë, mendoj se tani mënyra për të qenë “flip-flopper me dy fytyra” është një dobësi e madhe …e Obamës. Çfarë Barack Obama do të bëjë me atë që ka thënë – dhe me atë që thotë ai tani . Për, mendimin e tim tha Rudy Giuliani ish Kryetari Bashkisë së New Yorkut në ngjarjet e 11 shtatorit 2001 – 9/11 në bised në emisionin e CNN “State of the Union” me Candy Crowley, për të biseduar në lidhje me personalitetin e kandidatit nga Partia Republikane Mitt Romney: “Presidenti Obama është një njeri – pa një bazë, një njeri pa “substancë”, një njeri që nuk ka asgjë më për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara.”
1
2