ZEF PERGEGA
Shoqata patriotike “Malesia e Madhe “ ne Detroit organizoi mbremjen e pervitshme te mbledhjes se fondeve ne ndihme te Maleise, duke deshmuar se malesoret kurre nuk e harruan vendlindjen e tyre dhe pse ishte nje periudhe e veshtire pandemike. Ne emer te shoqates, Pashko Gjokaj njoftoi se brenda nje ore se 78 donatore dhe humaniste nga Malesia dhe ndonje nga Kosova dhuruan 65 mije dollare.
Ndreke Gjolaj, kryetari i kesaj shoqate tha se kjo shume e konsiderueshme do te perdoret ne plane konkrete per te ndihmuar falmije, bursa dhe aktivitete te tjera ne ndihme te Malesise me qellim qe te gjallerohet jeta ne kete treve shqiptare ne tokat e veta shekullore ne Mal te zi. Per 19 vjet rresht anetaret e kesaj shoqate me bujari kane dhene per Malesi 2 milion dollare. Perhere kemi ndihmuar Malesine ne aktivitete, per te drejta dhe liri, nevoja ekonomike e sociale si dhe kultutore e sportive. Per historine e saj jane mbeshtetur edhe promovimet e librave me autor te ndryshem si ketu ne Amerike e ne vendlindje. Shoqata jone e ka ngritur zerin kurdohere edhe para autoriteteve amerikane per te drejtat e shqiptarve ne Mal te Zi per zhvillimin e gjuhes, kultures tradites, mbajtjen e simboleve kombetare si dhe per fitimin e komunes se Tuzit. Kohet e fundit kemi humbur nje donator te spikatur dhe nje veprimtar te ceshtjes sone te ndjerin Nikolle Vaselin Gjonaj. Per shpirtin e tij e motra File Gjonaj jep nje ndihme prej pese mije dollaresh. Edhe ne te ardhmen do te jemi ne kete lindje, per te ju gjetur prane familjeve me te ardhura te pakta, njerez te semure, student qe te zhvillojne dijen dhe te arsimohen ne fakultete te njohura madje edhe ne Amerike, tubime shkencore, botimin e librave me teme Malesine. Ne nuk do te ndalemi ne vazhdimin e kontakteve me personalitete amerikane, shqiptare e kosovare ne te mire te Malesise dhe gjithe ceshtjes shqiptare te pa zgjidhur ende. Ne jemi ne perfundim te nje projekti, ku jane te ftuar te gjithe te japin mendime e kontribute.
Nikoll Gega, kryatra e klubit “Besa” ne Malesi tha nder te tjera se pa kontributin e diaspores do te ishte e veshtire zhvillimi i aktiviteteve sportive ne Malesi. Ai falenderoj malesoret per ndihmen qe i kane dhene ketij klubi. Ai kerkoi me shume bashkepunim e ndihme nga autorite lokale te Komunes se Tuzit, per ta patu ne vemendje dhe me programe mbeshtje zhvillimin e sportit, i cili ka patur rezultate ne aktivitete kombetare e nderkombetare. Madje sporti e kultura jane ambasadoret me te mire sot per sot. Fondet edhe me 10 mije dollare qe na ka derguar shoqata “Malesia e Madhe” I kemi perdorur me korrektese. Qellimi yne eshte ta terheqim rinine ne aktivite sportive ne menyre qe te mos perfshihet ne raste negative qe e demtojne perspektiven e tyre. Ne jemi te mendimit qe nje kordinim me i mire i projekteve tona me Komunen dhe dasporen, do te beje qe qellimet tona te plotesohen, per te patur rezultate me te mira.
Ne kete aktivitet spikaten donator si Simon Palushaj me 14 mije dolare dhe Pero Stani me 3 mije dollare. Nderkohe te tjeret dhuruan nga 500- 1000 mije dollare. Dikush merr shume e nuk jep asgje, por Ben Spahiu pronar I ACTV dhuroj ne kete mbremje 300 dollare dhe pasqyrimin e aktivitet falas. Sic eshte potencuar nga ana jone ne shkrime, ne kete takim u dha mendimi i blerjes se nje toke, per ndertimin e 100 banesave per familjet malesore ne nevoje ne Detroi.
Me datën 27 mars 2021 Kryesia e Shoqatës ” Malesia e Madhe ” kryetar te saj zgjodhi zoteri Nrek Gjolaj. Nrek Gjolaj si shume bashkombas te vet mori rrugën e mërgimit ne mesin e viteve te 80 te shekullit te kaluar. Prej fillimit te shkuarjes ne Amerike u angazhua me shokët e vet ne sensibilizimin e çështjes se Kosovës. Mori pjesë në mbledhje, aktivitete, demonstrata për çlirimin e shqiptareve nga zgjedhja jugosllave.
Është një nder humanistet, që kontribuan për organizimin e aktiviteteve ne komunitetin malsor , por pothuajse edhe ne te gjitha evenimentet kombëtare për Kosove , Shqipëri e posaçërisht për Malesi. Ne Detroit gëzon respektin e malësorëve. Mergata malesore, vendlindja e tyre , janë te sigurte se Nrek Gjolaj nuk do te kursej asgjë nga vetja , qe me anetaret e shoqates , te ve ne jete prosite e pavdekshme te korifejve te ceshtjes kombetare si Nolit, Fishtes dhe Konices dhe Presidentit Amerikan Kenedi…
Shpresoj dhe e konsideroj te nevojshme qe focat intelektuale te afrohen sa me shume ne keto kontribute te nevojshme dhe shoqata do te jete drite hapur, me mendjet intelektuale ne vepra te tjera me synim ruajtjen e gjuhes dhe te simboleve, tradites e mbi te gjitha kujteses kobetare si dhe vleresimin e humanisteve, pse jo per te menduar edhe per vete ne botimin e nje almanaku fotografik. Po nuk shkrove, po nuk dokumentove je i humbur…