KAM PRITUR…
Kam pritur
Dhe pres
Pas një dite të lodhshme duke ecur
Të hidhem mes një peisazhi kudo
Të ndjej shpërthim ndjenjash
Shoqëruar me fishekzjarre
Që pluhurosin qiellin
Deri në mëngjes
Per keto e me shume
Kam pritur
E pres!
PARK-SHESH ULPIANE
Mbrëmë
Isha në një emision radiofonik
Me shokët e mi
Ndertuam nje mozaik
Tash
Jam me ty
Vëlla
Në këtë kafene
Me emër kulturor portali
Për të parën here
Ketu
E tash
Vranët
Hirtësi
Erë e ca pika shi
Pragverë
Pranë xhamave
Të një verande
Të mbuluar
Pëllumba
E trumcakë
Bien e largohen
Mbi çatinë e saj
Era tund e shkund
Ca çaçafë
Në një ballkon
Te epërm ndërtese
Te soliterët
Te fontana
Në Ulpianë
E rrethi i këtij park-sheshi
Seç të duket ndonjëherë
Qendër bote
Te cilen tash
E sterpikin ca pika shi
GURGULLIMË GËRMIE
Ditë me diell
Dhe me fresk vjeshte
Një zog fluturon lart
Nga njëri vargmal që ka shrirë hijet
Në tjetrin që rrezitet
Drejtvizorisht si nëpër një litar ku varen rrobat
Ca gjethe janë zverdhur
Si fytyrat tona të zhgënjyera dekadash
Ca bien
Si sisteme eksperimentale shkel e shko
Pasi janë mërzitur
Janë mpirë tash sa kohë për degësh
Njerëzit ecin
Ulen
Rrijnë shtrirë
Melodi e bukur
Gurgullimë e krojeve
NË VALBONË PËR HERË TË PARË
Rrugës nga dritarja e autobusit që na bart
Tufa pëllumbash
E dallëndyshesh nëpër qiell
E grupe turtujsh
E gjelbërta e tokës
Dhe kaltërsia e qiellit
Shikojnë me zili njëra-tjetrën
Me mall
Kur zbresim
Një shtegu të gjerë gurishtjeje
Ecim
Për të arritur te kjo ujëvarë
Në Valbonë
Për herë të parë
Kah kthehemi
Njëra pjesë e bjeshkëve
Mbulohet me pluhurimë mjegulle
Dhe na përcjell ky shi bjeshkësh
Që lag dhe frytet e zeza të pishave
Plot rrëshirë
PËRJETIM
Në mesditë
Në stacion treni
Erdhi më puthi një xixëllonjë
Mendova se dritë mund të dhuroj edhe unë
Posa të bëhet natë!
Prita….