ZEF PERGEGA
Po botoj njё letёr tё shkrimtarit tё njohur Prof. Martin Camajt, drejtuar veprimtarit tё diasporёs Julian Cefa. Nё vitin 1994, kam patur rastin t’a intervistoj Dr. Eriken, bashkёshorten e Martinit nё Shkodёr nё teatrin “Migjeni”si gazetar i Agjnecisё Telegrafike Shqiptare
Julian Cefa, tani nё moshen 83 vjeçare, por nё kujtesё i fresket dhe i ri, elegant me njё memorie fenomenale, e kam mik tё vjetёr. Pёr disa vite ka dhёnё emisione nё radioprogramin shqip ne Detroit, kur Shqipёria ishte nёn regjimin komunist e Kosova nёn shtypjen e egёr titiste. Jetёn e tij e kam pёrshkruar gjatё nё librin tim publicistik “Zjarri shqip regetin”
Disa herё mё ka folur pёr figura intelektuale tё diasporёs, por mё shumё pёr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Kёto ditё u takuam pёr njё kafe dhe ai ndёr tё tjera me tha: “….Martini ka bujt katёr herё nё shtёpinё time, kёtu nё Detroit. Po ёshtё e vёrtetё se me 1994 kam qenё nё Shkodёr dhe kam takuar Eriken nё teatrin “Migjeni” dhe vёllanё e Martinit, njё kolos qё ishte veshur me kostum kombёtar. Martini vuante nga njё sёmundje nё stomak, pёr katёr vjet dhe nuk ia duronte ushqimin, kёshtu unё dhe bashkёshortja kujdeseshim shumё pёr ushqimin e tij. Kur doja t’a merrja nё intervistё, duke menduar se ai ёshtё shkrimtar dhe s’ishte nevoja tё ia pёrgatisja pytjen, ai mё tha: “…Vij nё radioprogramin shqip nёse ju mi shkruani pytjet…!”
Kam njё letёr tё tij qё ma ka dёrguar me 12.11. 1988. Kam patur korespondencё tё vazhdueshme. Madje letrёn e fundit e ka marё prej tij, katёr ditё pasi mora lajmin se kishte ndёrruar jetё nё Gjemani…”
I dashun Jul!
12. 11. 1988
Mora letren tande, e cila mё gёzoj fort sese e ndiej fort nevojёn e afёrsisё me njerёzit tanё, sidomos nё muajt e veshtirё tё jetёs. Por mos u bani merak aspak se do tё fitoj, me fjalё tё tjera jam i vendosun. Erika si e din ashtё mjeke interniste dhe po me rrin gati natё e ditё, bile hoq dorё edhe nga klinika ku punonte, andaj nga ana tjetёr jam keq edhe ekonomikisht, sepse sёmundjet e renda qenkan tё shtrenjta…por do tё ia dalim nё krye.
Megjithatё vazhdoj punёn si pёrpara dhe kam nisё semestrin rregullisht nё universitet. Mbaj dhe konferencat e programueme ne universitete tё ndryshme. Kujdesi im kryesor ashtё gjendja e shkencёs sonё shqiptare nё universitete kёtu, po sidomos krijimi i njё CHAIR nё New-York. Edhe njё arsye t’i qindroj kёsaj semundje tё keqe tё sherohem dhe t’i kryej kёto detyra.
E kam pase ndёrmend mё tё shkrue nё lidhje me planet e mia pёr Detroit: Dojsha tё vi aty nga pranvera, por gjasat janё se nuk do tё ia dal, andaj shkepja e librit tё fundit tё radhes letrare “Karpa” do tё ishte mirё tё kryhet sa ma parё dhe, qe pse:
S’duhet tё kalojё shumё kohe prej botimit e shpёrndamjes, mbasi kёto 6 libra letrare janё tё ndalume rreptsisht tashti dhe nё Kosovё. Lexuesit e letёrsisё shqiptare tё ndalueme, janё ndёr Arbёreshёt e Italisё (njё elitё fort kompetente, ku KARPA mbahet si vepra ime mё e mirё) dhe ju nё USA, sidomos ju sepse unё u pёrkas ju nё çdo pikёpamje. Vetёm pёrmes USA mund tё mbёrrijё ndonjё kopje nё Kosovё:
Kam borxhet e shtypit qё duhet ti paguaj, andaj s’jam nё gjendje t’i pёrballoj, sepse ky bollur mё befasoj e mё gjet pa rezerva. Gjithçka kam pasё, mund e punё, si dhe mjete tё tjera i kam dhanё per letёrsinё e shkencёn tonё.
Çmimi i KARPA ashtё 25 dollarё, por nёse ndonjё mik jep ma tepёr, me kёtё rast kisha me dёshirue mё e pas emrin e tij, mirё mё vjen. Tash del çeshtja e organizimit dhe shpёrndamjes dhe kёte barrё s’due mё ta lanё krejt, sepse ndera qё Ty tё lypa ishte vetёm ruajtja e librave. Mё erdhi mirё qё ke kuvend me Dom Preken pse shpresoj se dhe ai nё krahin e vet mund tё baje punё. Janё grupe shqiptaresh tё mbyllun pёraa i pёrket letёrsisё sepse kujtojne se “janё punё tё tjera ma mё randёsi”, me tё cilёt si shkrimtar e dishroj fort kontaktin qё tё kuptojnё se edhe letёrsia ashtё pjesё me randёsi e “kёtyre punёve”.
Pёr ata qё kanё pesё vellimet e radhёs tё librave letrare tё mi, duhet tё kenё edhe tё gjashin “KARPA”, sepse me kёtё mbyllen rrathёt e konceptit tim tё 35 viteve letёrsi.
Rasti mё i mirё, besoj, do tё ishte Festa e 28 Nёndorit, nёse do tё kёtё mbledhje festuese (shpresoj vetёm njё e pёrgjithshme)
Nuk kam lajme shumё nё lidhje me ngjarjet e botёs sonё: gjaja ma e trishtueshme do mbajtё vrasja e Don Lazrit (Lazer Sheldijes…nё New-York, shёnimi im ZP), qё e kam njoftё fort mire, besoj! Vrasja e njё prifti prej dorёs shqiptare shi nё botёn e lirё, do cilёsue fort e tmerrshme. Diçka qё sjell mallkim.
Njё lajm tjetёr apo ngjarje jo e re, por e acarueshme ashtё çeshtja e Kosovёs pёr tё cilёn shkruajnё tё gjitha gazetat ma tё medha tё Europёs, ku deklarohet se ka marrё trajtё “votre zjarri” qё do tё sosё me gjak
Tё lutem Jul banu tё fala miqve tё pёrbashket e sidomos famije sate. Ju uroj shendet e lumturi!
I yti me perqafime
Martini
Pasi e fotokopjova kёtё letёr nё redaksinё e revistёs “Kuvendi” nё Detroit dhe pime njё kafe me Julianin ai mё tha me 29 maj 2021: “Do tё shikoj se mos kam tё ruajtur ndonjё letёr tjetёr nga korespondenca me Martin Camajn. Unё ia dёrgova tё gjithё shumёn qё bёnin 50-tё librat, pa prit qё tё shiteshin. Librat i kam dhёnё fale, njerёzve qё u interesuan!”
Martin Camaj është poet dhe shkrimtar i njohur. Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ishte shkrimtar dhe albanolog, një figurë e madhe e letrave dhe pedagogjisë shqipe. Në Shkodër, në Kolegjin Jezuit mori edukatë klasike dhe më tej studjoi në Beograd ku studioi romanistikën, por mori mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe nis e mëson shqip. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër.[1]. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku bëhet profesor i studimeve albanologjike. Në Munih, ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në vdekje,. Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.
Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer. Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti (1888-1970). Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij. Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Tituj të veprave
Nji fyell ndër male – Prishtinë 1953
Kanga e vërrinit – Prishtinë 1954
Djella (novelë) – Romë 1958
Legjenda – Romë 1964
Lirika mes dy moteve – Munih 1967
Poezi (1953-1967)- Munih 1967
Njeriu më vete dhe me të tjerë – 1978
Poezi 1981
Drandja (proza poetike)- Munih 1981
Rrathë (novelë) – 1981
Shkundullima – 1985
Karpa (novelë)- 1987
Poezi 1981
Tingujt e parë