Nga Fëmijëria në Shenjtëri “Gonxhe – Nënë Tereza Film”: Një film i ri për fëmijërinë e saj prodhuar nga Filmat me Ngjyra
Intervistoi E.B., Nju Jork
Intervistë me dy motrat nga Shqipëria. Vilma dhe Greta Zenelaj, themeluese të shtëpisë së mirënjohur të filmit “Colored Films” (Filmat me Ngjyra) në Hollywood.
Vilma dhe Greta Zenelaj: Pse keni dashur të përfshiheni në këtë realizim filmi? Pse doni t’a tregojmë këtë histori tani?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Shumë po vuajnë tani dhe kanë një vizion të kufizuar pozitiv për të ardhmen. Kjo histori ndodhi 100 vjet më parë dhe gjërat ishin më keq, shumë më keq sesa sot. Në një farë mënyre, ne po përpiqemi të sjellim gjërat në perspektivë. Njerzit duhen te jenë mirënjohës dhe të vlerësojnë atë gjera që kanë.
Ne jetojmë në një kohë të shkëlqyer në histori. Për ne ka shumë gjëra që nuk ishin në dispozicion disa dekada më parë. Në një farë mënyre, ne jemi të llastuar dhe ankohemi shumë. Sikur ta shfrytëzonim atë energji vetëm për të bërë diçka të mirë dhe për të ndihmuar të tjerët, ne besojmë se kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë.
Sa e vështirë ishte të hulumtoje ngjarjet e jetës së vërtetë të Nënë Terezës?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Ka shumë informacion për punën e saj në Kalkuta por jo shumë për edukimin e saj. Na është dashur të kërkojmë dhe verifikojmë çdo informacion, sepse kishte disa mospërputhje në lidhje me origjinën e saj shqiptare. Shqiptarët thonë se ajo ishte nga Shqipëria me babanë e saj që kishte një prejardhje nga Mirdita, Shqipëri por kishte lindur në Prizren, Kosovë dhe nëna e saj ishte nga Gjakova, Kosova.
Ishte e këndshme të shihje se si të gjithë krenoheshin që Nënë Tereza ishte shqiptare dhe na jepte një emër të mirë për ne të tjerët, por ajo vetë më së shumti e identifikonte veten si një adhuruese e Jezuit dhe rrallë fliste për vitet e saj të fëmijërisë. Ne mendojmë se ajo qellimisht nuk donte të drejtonte vemendjen tek vetja e saj. Ajo donte që të tjerët të shihnin se çfarë gjërash të mëdha po bënte Zoti përmes saj. Kjo është ajo që e bëri Nënë Terezën kaq të veçantë. Ajo ishte vetëmohuese dhe donte që gjithë lavdia t’i shkonte Zotit.
A jeni të kënaqur me skenarin qe keni shkruar për këtë film? Cili ka qenë reagimi ndaj tij?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Ne jemi shumë të kënaqur me skenarin e filmit “Gonxhe”. Në të vërtetë nuk u desh shumë kohë që ta shkruanim pasi e kishim shkruar historinë më perpara. Një javë me shkrim intensiv, atëherë bëmë disa redaktime me kalimin e kohës. Cdo person që e ka lexuar e përshkroi skenarin si të mahnitshëm dhe mezi priste se çfarë do ndodhte në faqen tjetër, pavaresisht qe është 117 faqe i gjatë. Është një film shumë emocional që përshkruan vështirësitë tragjike që Gonxhe (Nënë Tereza) kaloi me familjen e saj.
Ku do të xhirohet filmi?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Për momentin nuk është vendosur akoma, por planet tona për xhirime janë Shkupi dhe Shkodra në Shqipëri. Ne kemi filmuar Eagle në Shqipëri dhe me të vërtetë e kemi shijuar atë përvojë, kështu që ne jemi njohur me procesin atje, por ne gjithashtu duam të eksplorojmë se çfarë ofron Shkupi pasi gjithçka ka ndodhur atje, lindja dhe rritja e Nënë Tereza.
A keni një ekip produksioni të gatshëm për filmin Gonxhe?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Ne e kemi diskutuar skenarin me të tjerët të cilët duan të bashke punojnë dhe ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë partner me ne. Për momentin është akoma shumë herët për të punësuar një ekuipazh pasi vendimi për vendin e xhirimit do të përcaktojë edhe ekipin e prodhimit. Ne preferojmë të punojmë me talente lokal, sepse kane nje zell dhe përkushtim të theksuar. Ata janë gjithmonë aq mirënjohës për përvojën dhe shprehin kënaqësi për të qenë pjestar te filmit. Por ne e dimë që ekipet e xhirimeve kanë tendencë të bëhen familje gjatë xhirimeve, kështu që ne presim me padurim të krijojmë këtë familje të re filmike. Do të jetë një përvojë e re dhe emocionuese.
Për çfarë do të mendojë audienca kur shkon në shtëpi pasi të ketë parë Filmin Gonxhe?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Ndoshta do të jetë skena e fundit. Ne nuk duam ta zbulojme fundin e filmit, por përveç asaj që ndodhi Nënë Tereza kishte guximin të shkonte përpara dhe të përqendrohej në misionin e saj të dhënë nga Zoti për të shërbyer. Dhe ky është një mesazh shumë i fuqishëm.
Si do te sjell diçka e re ky film në historinë e Nënë Terezës?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Filmi “Gonxhe” ka të bëjë me fëmijërinë e Nënë Terezës. Sipas njohurive tona, nuk ka asnjë film te Nënë Terezë kur ka qenë e re. Shumica e filmave që kemi parë kanë të bëjnë me punën e Nënë Terezës në Indi. Ky është një film qe do të shfaqi rritjen e saj. Shumë veta do të mësojnë se si ishte Gonxhe kur ishte një foshnjë, një fëmijë dhe një adoleshente. Të gjitha këto janë informacione të reja për ata që janë të interesuar për jetën e Nënë Terezës.
A ka disa cilësi në kinema sot që nuk ju pëlqejnë? A ka diçka që përpiqeni ta përmbysni ose shmangni në punën tuaj?
Vilma dhe Greta Zenelaj: Po, ka shumë, sdi ku tja filloj? Për shkak të thjeshtesisë të kesh kamera dhe pajisjeve, ekziston ky iluzion se çdokush dhe të gjithë mund të bëjnë një film cilësor. Ka shumë filma të qe nuk mund te shikohen. Po, çdokush mund të bëjë një film, por a mund të tregoni një histori të fuqishme përmes asaj lente që mund të shndërrohet në një film klasik dhe të shihet vazhdimisht me vite te tera? Sinqerisht duke shikuar kaq shumë filma, në ditët e sotme, duken të gjithë të njejtë.
Të njëjtat histori të rrëfyera vazhdimisht me të njëjtat personazhe, rollercaster emocionale, që nuk i bën asgjë kinematografisë dhe historisë qe po tregohet. A thua se kanë shkuar të gjithë në të njëjtën klase, shkollë, filmi? Ajo që është më shqetësuese është se historitë janë kaq depresive dhe në vend që t’i ngrejë njerëzit moralisht thjesht i ulin poshtë emocionalisht. Në një farë mënyre, e mposht qëllimin e argëtimit. Ne duhet të argëtojmë audiencën, jo t’i bëjmë ata te vrasin veten.
Misioni ynë është të sjellim filma pozitivë, të influencojmë audiencën me histori të verteta, të njerëzve që kanë jetuar, vuajtur luftuar, sfiduar dhe në fund kanë fituar. Ka kaq shumë njerëz të jashtëzakonshëm që kanë kapërcyer pengesat kur dukej e pamundur. Pse nuk bëhen këto histori në filma, është e pakuptueshme. Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit të ngrihen në potencialin e tyre të plotë dhe të mos i dëshpërojmë me filma negative. Ne duhet të kemi kujdes se çfarë krijojmë dhe te jemi të vetëdijshëm për këtë gje. Filmat janë të fuqishëm dhe i ndikojnë njerëzit.