NGRIHET NJERI QE KA SHIT DEKORATA E THOTE TE IKE BASHA!

…kjo ishte fytyra e ndryshimit?!

Nga ZEF PERGEGA

Ne fillim te ndryshojme veten, qe te ndryshojme boten!

Votimi e liria u shuan, por jo veshet e medja. Fitimtaret e vjedhjeve festuan ne oborrin e mbretit pa rregulla mbreterore. Edhe haremi ka patur rregulla, i lanin duart perpara mikut. Fitimtaret nuk i prene thonjte. Gishtin e ngriten ne hene, se vete hena kishte dale cuullak. 180 mije vete festuan vendet e punes dhe bakshishin me shume se rroga mujore. Femijet e tyre i garantuan jashte ne universitete. Paret i moren me vete  ne biznese, kazino, billdingje….tregeti te shfrenuar, deri ne marri. Te tjeret mbeten po ato lulekuqet e leckosura mbi mure. Nje cope buke apo nje luge corbe?! Disa te zvenitur deri ne qelize, se shpresa iu tha si vesa ne mengjes. Te shumte keta kerkonin dhe shpresonin se liria e tyre do te kete drite tek ndryshimi…ndryshimi qe nuk mundi te ndryshoje veten. Nje amalgame e madhe mediatike, nje makineri fashiste nepermjet gojeqelburve mediatikeve. E turpeshme kur thone: “ketu nuk funksionon keshtu!” Me ka dhembur kjo shprehje bash si vdekja e nanes time jetime. Si ka mundesi qe te rinjte ta perdorin kete shprehje macabre, qe ushqehet ne brekushe osmane lindore ne teh te shpates dhe gjysme henes qe ka ngrene veten. Me kujtohet 97-98, pas asaj qe ndodhi, ku ne qiellin shqiptar nuk kishte ajer, por tym baroti. Njerezit u shperndane si ciflat e nje granate. Te gjithe ato qe kishin luftuar per demokraci nuk u mbrojten as nga demoktaret. Na qiten jashte. Fituan demokratet e nuk i thirren te ktheheshin. Keshtu kulla e ndryshimit u shemb. Madje ata iu hakerryen nacionalisteve dhe fisnikeve katolik verior. Te rinjeve nuk iu mesua menxyra, por ne ishim ata qe nuk ekzistonim. Ne qe hodhem nje gure, tani na thone se ne Shqiperi nuk funksionon keshtu! Ne qe jetojme ne prendim , ku ata synojne? Po si funksionon o i mjeri i perhershem, se edhe ti je fajtor qe e ke mesuar me lek. A e dini ju qe cdo zyre shteti eshte nje minjere fitimi. Si mund ta prishin kete minjere keta qe aty kane vagonat e veta. Tani filloi nga e para demagogjia. Ngrihet njeri qe ka shit dekorata e thote te iki Basha. Filloi lufta brenda vetes…si urithare te pales se fitores. Doreheqja e tij asgje nuk ndryshon. E cuditshme, e pakuptueshme se i akuazuari si agjenti i Beogradit Baton Haxhidermani do ta ndihmonte, e syte e tij u ngazellyen ne studion e Opinionit. Ku e ka lojen Blendi? Aty tek vagonat e minjeres…jo tek minjera e Spacit qe, cdo gur eshte i lare nga damaret e prere te gjakut. Vellai im i ndjere ka punuar ne kete minjere, ne kete burg dhe rrefimit e tij jane te paimagjinueshme, ku vriteshin te burgosurit duke nxjerre arin nga toka per sistemin. C’presin sot ata ne Spaç qe jane ngujuar si ne Aushvicin nazist? Drejtesi?! Nga kush? Po kush i lejon mediat? Batoni e Fevziu a mund te dalin ne ato kodra gjaku? Kur ke gisht duhet ta fshehesh ate bisht?! Ai bisht nuk i hiqet Shqiperise….Si do te mbrohet populli nga dhuna e qeverise?! Duhet nje ligj! Fjala “cfurk” u be lajm ne dhjetra emisione, pikerisht nga ata qe nuk dine cka eshte liria, por e dine mire cka asht hordhia. Neni i pare Presidenti nuk mban pergjegjesi per fjalen. As ai nuk eshte i lire,- tha nje mirditore. Sa turp, te gjithe mirditoret qe i marrin per te mendshem ne Tirane, jane marria e turpi i Mirdites katolike. Nuk e kuptojne qe politika me ta ndyne nje Krahine dhe ky eshte projekt…projekt qe ne kohen e kajmekamve. Ka 75 vjet, te pakten, qe zeri i Mirdites Shkodres, Malesise se Madhe nuk eshte ne jeten e vendit dhe ne poltiken e tij. Edhe ne Vatikan e duan ambasadorin musliman…se te gjithe ata qe kane valixhen e dipolomatit kane si objekt plazhet dhe defrimet per pushime. Shqiptari duhet te dije nje gje, se Shqiperine te huajt e kane si shplarje parash …dhe, kur dalin krimbat, çojne specialistat ta dizefektojne. Keshtu o njerez, qe i shkoni duke lehur ne hane te keqes tuaj mbas.. Ndaluni veç pak e mendoni…Kah shkoni o gjaksore, thoshte Fishta. Gjakesore te gjakut te vet, jo kundra te huajit. Dy milion vete, 180 mije vende pune, kur nje bashki ne Amerike nuk ka me shume 200 vete? A e kuptoni, o te shkrete mjerimin e vetvetes! Mendjen te hani e te pini…ndonje qoshe ndonje zog te ngordhur, ta zini…dhe, me llafe e kafe ta kaloni diten …se shqiptari kurre nuk meson nga i miri. Ta shkeli armiku, i ligu, ai reagon kur nje keshille ia jep i miri..  Ndaj ne Shqiper si duhet te funksionoje? Shkuat ne lufte me daulle jo me armet e ndryshimit. Hajde e hyp ne kullen e lire, te shohesh rruget e ndryshimit dhe fitimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *