Poezi nga Agim Bajrami

AGIM BAJRAMI

Si mund tē puthet një grua

Si mund tē puthet një grua e bukur ?
Ky ēshtë njē çast që ka rëndësi
Nē fillim duhet që rreth jush tē ketë shumë lule
Qê me petale tju bējnë fotografi

Qielli duhet tē jetē mē shumē se i kaltēr
Dhe retē duhen shtyrē në njē skaj
Ti vetëm atë çast mund ti afrohesh më afër
Ta bēsh të ngrejē kokën e saj

Ndērkaq mund ti thuash ndonjë fjalē tē ëmbēl
Atē çast gjithē fjalêt dalin vetē
Pastaj ngadalê tja prekêsh buzën
Lehtē , fare lehtê

Ajo patjēr do mbyll sytē
Ose mund të tê shtyje pak me duar
Kjo do tē thote se i pëlqen gjesti yt
Dhe i ka shijuar


Mē tej gjithçka i ngjan magjisē
Dy buzet e saj do ndizen prush
Dhe nëse digjesh mos lëviz
Nga djegje e tillē nuk vdes askush

Shijo kētē cast ,gjersa tē mundesh
Këtē prekje zjarri dhe shtrëngim
Kur puth njē grua bēhesh engjēll
Dhe ke mbas vetes njē bekim

….



Takim me detin

Ai mē kish parē ,qē kur i zbrita urbanit
(S ‘mendoja qē do mē shihte aq larg )
Se kishte mē pamjen e ngrirē tē janarit
Dhe portretin e vrazhdtē

Ish bērē më i butē dhe mē i heshtur
Kjo kuptohej lehtē me njē shikim
Stuhitë e forta kishin reshtur
Dhe ishin kthyer thjeshtē kujtim

Megjithatē prapē i kish mbetur
Njē tik nervoz diku mbi sytē
Duket nga kohēt e vēshtira
Nga ndeshja e egēr me stuhitē

– Mē kish marrë malli tha i qeshur
Se dhe ne detet kemi mall
Më pas kaloi buzën e bregut
Edhe mē puthi lehtë nē ballē

Atē çast dhe unē ndjeva njē dridhje
(Të t’puthë njē det , nuk qenka pak )
Babai i erēs kaltērsive
I njējtē me shpirtin tim, binjak


Ai mē kish parë , qē nē çastin që zbrita
Ndaj doli tē mē priste vetë
Nga prekja e tij mē ndryshoi dita
Dhe gjoksi im u bē vetē det

….



Duke të kêrkuar ty

Kam kaq kohë që eci
Dhe s’di të ndaloj
Udha qē kam nisur
S’thotê ku do mē çojē

Eci pa pushuar
Ngadalē, a me vrap
Por nuk ēshtē e thēnē
Diku tē tē kap

Se ti shkon gjithmonē
Njē hap para meje
Motēr bubullimash
Dhe bijē prej rrufeje

Mbi njē varkē tē vjetēr
Pa vel dhe timon
Veç njē bisk prej hēne
Udhēn ma ndriçon

Mē ndrin herē herē
Dhe imazhi yt
Sepse ti je Çirce
Nga fjalēt dhe sytē

Natēn mē ngrin era
Ditēn mē lag shiu
Po kur tē ngroh zemra
S’do t’ja dijē njeriu

Ngado det i egēr
Pērpara dhe pas
Do tē tē gjej patjeter
Dhe sikur tē plas

Do tē gjej patjetēr
Mos ki hiç dyshim
Netēt edhe udhēt
Janē portreti im


….



Varja nē litar e Haxhi Qamilit,

Ja kishin lidhur duart
Ta çonin nē litar
Siç kish bërë dhe ai
Me të tjerë , pak mê parê

Nje erē e rēndē i dilte
Nga mjekra e llangosur
Si kutërbim.kufomash
Harruar pa varrosur

Pa ngjyrē ajri i mesditēs
Dhe qielli krejt pa sy
Ai kish ardh në jetë
Të mbillte vetēm zi

Dìçka thosh nëpēr dhēmbë
Dhe klithte nē çdo hap
Dovleti kishte vdekur
Ai desh ta ngjallte prapë
f
Dhe s’ish pēr tu çuditur
Pēr tu habitur s’ish
Ai kish dalē nga terri
Nga kohëra marrēzish

Tashmē kish ardhur ora
Tē kthehej prapë aty
Pa tinguj dhe fanfara
Pa ndere dhe lavdi

Ca sorra vrisnin heshtjen
Me zhurmë e hakērrimē
Nën qiejt si ngêrdheshje
Dhe ajrin mbushur tym

Përballē tundet litari
I shtyrē nga njē erë
Si fati i atdheut
Atē vit tē zi ,tē mjerē

Si dēshifrim mallkimi
I dalē nga njē humnerē
Shqipërija i lind bijtē
Tē vriten pēr tē tjerē

Ja kishin hedhur lakun
Ta varnin nē litar
Mbas tij ora e atdheut
Nē heshtje hiqej zvarrē

….


Mos u mundo !

Mos u mundo ta fshehēsh trupin pas kēsaj mbrēmje
Dhe mos u bêj me turp
Sonte kam qejf. tē bēj ca gjēra tē çmendura
Bie fjala , të tē ngrej mbi sup.

Ose tē t’ pikturoj me frymë
Ca yj mbi buzē , edhe mbi gji
Nē dashuri kufijtē nuk njihen
Nē dashuri , nuk ka kufi

S’ mē prekin më lutjet e tua
Ky trup qē dridhet si lofatē
Sot do bēj me ty ,atë ç’ka dua
Nata jo mē kot , do jetê e gjatë

Ajo i njeh mirē trillet e mia
Dhe s ‘ngurron tē mē behet aleat
Kur me deh si vera dashuria
Dhe kam qejf , tē rri me ty nē shtrat


Ndaj mos mē kerko tē jem i matur
Sonte gjithçka jotja mē tundon
Nata kērkon rast , tē ndezë ca zjarre
Dhe pa çmenduri kjo gjē nuk

….


Erē

Mē duhej kētē çast kjo erē e lehtē
Qē erdhi si me porosi
Balonat e kaltra ti ngrejē mbi qytet
Dhe vajzave të bukura , ti prekē ca nē gji

Po ndjej dhe unē ca ledhatime
Tē buta , sa tē vēnē nē gjumē
Unē gjithmonē kam qenē qejfli i erēs
Dhe pse për shiun vdes mē shumē

Nē breg dalloj ca peshkatarē
Njērin e njoh , ēshtē fqinji im
Ky ēshtē pēr ta ogur i mbarē
Ndaj po ngrejnē velat me nxitim

Tērē natēn do peshkojnē nē det
Ska gjē se trupi do t’ju mardhē
Unē qysh tani po i shoh rrjetat
Tē mbushur plot me peshq tē bardhē

Mē duhej kētē çast kjo erē e lehtē
(Ajo u shfaq kur askush se priste)
Tē mē ndjek nga pas nēpēr qytet
Dhe tē mē puth si gjimnaziste


….



Ajo !

Ajo u nis
dhe u kthye prapē
S’ish mēsuar tē bēnte
Pa tē asnē hap

Diçka deshi ti thoshte
Por ndjeu se s’ kish mê fjalë
Fytyra e tij nē mjegull
Po zhdukej dalēngadalē

Dhe bashkē me të po zhdukej
Dhe njê peisazh i shkuar
Ata të dy sēbashku
Dikur tē pērqafuar

Njê klithmē deshi tē nxirrte
Por thellē nē grykē ju mbyt
Tashmē gjithçka mes tyre
Kish vdekur , kish dhēnē shpirt

– Si ngjau kēshtu ,? pyeti
Por s’mori kund pērgjigje
Pērveç njē klithme ere
Qē rendte nēpēr brigje

I heshtur bulevardi
Pa zēra dhe pa ngjyra
Nga dashuritē e vrara
Loton edhe natyra

I ngurtē peisazhi vjeshtēs
E ngurtē dhe ajo vetë
Nē qiejt e saj te syve
Vargan grahnin rrufe

….



Vjedhēsit e shpresës

Dje ma vodhēn shpresēn.
Ma flakēn nē det
Ca hije tē zeza
Veshur me pushtet

Ma shkulēn nga gjoksi
Si tē ish njē letēr
Nga njē soj i tillē
Ç’mund tē presēsh tjetēr ?

Mē pas ma prenē gjuhēn
Dhe s’mē lanē tē flas
Nē njē popull delesh
Gjithçka mund tē ngjasē

Askush s’kish guximin
T’mē zgjaste njē dorē
Vetēm blegērinin
Me njē zē nē kor

Tē gjithē shpinē kērrusur
Dhe me kafkē tē ngrēnē
Sikur tē mē thonin
-Sa mirē qē ta bēnē

-Ç ‘tu desh mor i gjorē
Fjala ,Ideali
Kjo ēshtē kohē pēr ujqēr
Dhe pēr minj kanali



Eh c’llogjikē prej turme
Ç’liri gēnjeshtare
Zot me fal pak ajēr
Se s’po marr frymē fare


Dje ma vranē shpresēn
Ma bērēn thērrime
Tash s’di kush ēshtē gjallē
Unē a hija ime ?

….



Bunker i harruar

Nē mes tē fushēs njē bunker
( Nga tē paktēt qē akoma kanē mbetur )
Me gojën nga rruga ,drejtuar pērherē
Dhe trupin e nxirē , e të tretur

Nja dy tre mollē i rrijnē rrotull
Pērkundin degët me mërzi
Ato asnjēherē nuk kanē bērë asnjë kokêrr
Sigurisht nga pranija e tij

Kalojnë nē heshtje udhētarēt
Njē dridhje trupin u’a pērshkon
Nē mēnd ju vjen nje kohë e largêt
Me klithma bishash dhe me klon

Buçima çangash u’a mpijnë trurin
Ulērima komisarēsh perversē
Ata në bark tē tij tē strukur
Me sy pa gjumë gjer në mëngjes

Prisnin armikun që tē vinte
(Armik qē kurrē nuk u duk )
Se dinin qē e keqja e vetes
Ish truri i tyre eunuk


Nē mes tē fushēs njē bunker
Prej kocka skllevērish i ndērtuar
Pranë tij mēngjesi lind i mjerē
Dhe dielli ngjan me sy tē shuar


….



Rosa tē egra nēn urēn Giancarlo Ruffini (Savona)

Rosa tē egra nē lumin e tharē
Qē mē shoqēroni me vēshtrime
Mē kot prisni ndihmē nga çdo kalimtar
Tju hedhē ndonjē thērrime

Poshtē urēs ecni dalngadalē
Pa qejf edhe dēshirë
Rreth jush ka vetēm zall tē bardhē
Që s’premton gjë të mirē

Çdo çast mē shumē ju vret urija
Dhe njē merzi pa fund
Ju s’keni krahē tē fluturoni
Tu shkoni tjetērkund

Nē pellgun pranē pak  ujë i mbetur
Vetveten ha cdo ditë
Nē to s’ka peshk mē si ateherē
Por njē llum qē tē mbyt

Askush drejt jush s’i kthen mē sytē
( Kētu s’egziston mēshira)
S’ju mbetet vec tē shani fatin
Dhe kētē sezon pa shira

Poshtë urēs ecni dalngadalē
Pak forca ju kanē mbetur
Rosa tē zeza  , tē zallit tē bardhē
Dhe kētij lumi tē etur

….



Vrasēs !

Ky burrē i pêrkulur mbi kafen ekspres
Qē diellit i buzëqesh për sē largu
Si bie ndēr mend , që pas pak do të vdesē
Në njē pellgaçe gjaku

Vështrimi i tij si dallon vrasêsit
S’ sheh  gjē për tē dyshuar
Ata qêndrojnē mbas derēs gati
Me gisht nē kēmbëz shtrënguar

Tē ftohtē , tē heshtur dhe tē qetē
Drejt tij kanē ngulur sytë si nata
Pēr ta ky burrē ēshtē thjesht klient
“Njē grusht parash tē thata “

Kanē kohē qē presin të vij çasti
Tju dale “xholi “nē derē
Dy shkrepje plumbi nē mes ballit
Dhe mbarojnē menjeherē

Ndaj nuk ja falin dot vonesën
Nga nervat sa s’po “plasin”
Ata janē vrases me pagesē
Dhe s’kane kohë tē humbasin

Tē tjerē pas tij nē llstē janē shkruar
Pēr tu qëruar sot
Kjo kohē prej krismash ēshtē krijuar
Dhe pa gjak nuk bēn dot

Ky burrē i pērkulur mbi kafen ekspres
Mes smogut i rrethuar
Sigurisht e ka ndjerë ,se pas pak do tê vdesë
Ndaj mban njē varr në duar

….


Dimer !
( Ma rikujtoj fb )

S’po më le kohē ky dimēr, të mendoj pēr ty
Eshtē ftohtē dhe gripi po mē qaset
Çdo ditë nga qielli rigon shi
Dhe era e ngrirē ngado përplaset

S’po më le kohë ky dimer , të të ndjej brenda vetes
(Të t’pikturoj me diell sytë )
Acari i mbrēmjes ngriu gjithê sheshet
( Pas pak do nisin dhe stuhitē )

S’po mē le kohē ky dimēr, me ty tē takohem
Nē shkallē këpucët dergjen bosh
Nga terri rrugēt zēnē verbohen
Dhe nuk ēshtē mirē tē udhëtosh

S’po më le kohē ky dimēr, ca radhë tē tē shkruaj
(Dhe bēn të më dridhet njēra dorē )
Çdo varg mē ngjan si mish i huaj
Në fyt mē “ngec”çdo metaforē

S’po mē le kohē ky dimër , tē tē shkrij nē retinē
Tē të ruaj si imazh pēr së paku
Se era qepallat mi mbyll me rrēmbim
Dhe ty menjëherë të ngrin gjaku

S’po mé le kohë ky dimēr, tē ndērtoj një parajsë
Prej puthjesh dhe sysh ēndērrimi
Prandaj nga inati më vjen tē ” pēlcas”
Dhe dimrin ta shaj me fjalē dimri

S’po më le kohë  ky dimër ! ..

….


Ullinj Camêrie

Ullinj tē vendlindjes
Anekēnd shpërndarë
Sa vite u bēnê
Qē jetojmë tē ndarë

Në dy harta dhimbjesh
Prej gardhi dhe kloni
Mu ka çarë shpirti
Zemra më besoni

Ballin larë nga shirat
Trupin vrarë nga shqota
Por sytē ju kanē ngrirē
Vetëm nga Qafē bota

Diç ju thotē në vesh
Dhe ju pêshpërit
Se  zotërit e vjetērit
Do kthehen njē ditë

Do vijnē me patjetēr
Pa frikë e pa drojë
Se lumenjtē kur fryhen
Ska digë ti pengojë

Përmbi krahë zogjsh
A mbi vetētima
Bijtē e Pirro burrit
S’fshihen nëpēr vrima

Ende s’ju besohet
Ndaj pyesni veten
Çu bē vallē me etrit
Gjyshrit ku po treten ?

Nēn teh bajonetash
I shkuan tê gjithë
Gjaku i Çamêrisë
Ende klith e klith

Rēnë pranē njëri tjetrit
Foshnja e baballarë
Ca me netë mbuluar
Ca me plagē acar

Askush s’mund të ngrihej
T’ju jepte një dorê
Ish njē kohë demonêsh
Pa data dhe orë

Kalendarët fletët
Çorrën të tmerruar
Përroi i Selanit
Golgotë e pashkruar

Nën njē hēnë tē vrarë
Të verdhē si meit
Vetēm ju guxuat
Që t’ju mbyllnit sytë

Dhe nē trup i futët
Mes trungjesh i shkritë
Tē ishit sēbashku
Nē gjithë historitë

Ullinj të vendlindjes
Kronika prej gjethesh
Çamërija jonē
Prapë digjet prej ethesh

…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *