NJE RRJEDHE VARDARI NE KRIJIMTARINE E NJE ATDHETARI

ZEF PERGEGA

       Foto: Baki Ymeri   

           Njё krijues nuk ёshtё shumё e nevojshme t’a njohesh fizikisht. Vepra ёshtё testamenti mё i mirё i njohjёs e, sidomos pёr njerёzit, qё kanё arritur t’a marrin pasaporten e kultures kombёtare me kontributin e tyre. Ne, pёr shumё vite apo dekada nuk kemi qenё tё njohur as nёpёrmjet shkrimeve me shkrimtarё, poet, pёrkthyes nga trevat shqiptare tё cunguara nё trungun amё. Madje edhe kur fryu ajo pak ere e demokracisё, nuk e tregua e dashur me kulturёn dhe njerёzit e tij, por pёrqafoi mё shumё politiken, mashtrimin, inkuziconin artistik, duke pёrdhosur vlerat e pёrbashketa si komb. Nje komb nuk shuhet nga luftat se ne kemi bёrё qindra tё tilla me 56 herё pushtime, qё ia jane bere Shqipёrisё, por mё zhdukjen e kujtesёs kombёtare, qё sot mund tё them se ёshtё bёre njё tabelё shoshё nga plumbat e huaj e tё vetvetёs. Njё njeri qё kёrkon tё lartёsojё mitin e cultures ilire dhe tё gjuhёs se saj, nё Rumani ёshtё edhe Baki Ymeri, tё cilin e njoh vetёm nёpёrnjet shkrimeve. Kjo nuk do tё thotё pёr mua njё pengesё, pёr tё paraqitur disa spekte tё veprimtarisё e tij, nёpёrmjet tё tjerёve, qё shqiptarёt e Amerikёs t”a njohin mё shumё.

    Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës, me 1 gusht 1949, nga një baba shqiptar, Ajvaz Voka, dhe nga nana rumune ,Aurelia Graur. Kreu studimet e larta per, gjuhë dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës  në Prishtinë me 1973.   Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani, 1973, vazhdon studimet e specializimit në Vjenë 1974 dhe   në Bukuresht 1975. Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj estudime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literature shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë. Arrestohet me1975 dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë me1976, me motivacionin: “Veprimtariarmiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste!” Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe   anasjelltas,  jep   provimet e   doktoratës  në  Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare tëKosovës në shtypin rumun dhe atë   shqiptar, merr   pjesë   në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon   diasporën shqiptare,  bombardon mesazhet raciste të kriminelëve të gjuhës   shqipe,  fshikullon propagandat serbe në median rumune, bashkëpunon me një   varg  revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dh epërkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. Gjatë viteve të fundit ka përkthyer dhe botuar dhjetra poetë nga Kosova në gjuhën rumune si: Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Keçmezi-Basha, Shaip Beqiri, Nexhat Rexha, Flora Brovina, Sabit Rrustemi,Halil   Haxhosaj,   Edi   Shukriu,   Engjëll   Koliqi,   Brahim   Avdyli, Fatmir F. Salihu, Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Hysen Këqiku,Jeton Kelmendi, Agim Vinca, etj.

      Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe bashkautor i dy monografive si “Vëllezërit tanë në veri të Danubit”, “Shqiptarët   e   Rumanisë”, bashkautor,   Tetovë,1994,  “Emigracioni   nga   Maqedonia   Perëndimore   në   Rumani” , bashkautor, Shkup, 2004. Ai është njëherësh njohës i njohur i gjuhësh  të  huaja, zbulues thesaresh të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): “Njeriu i Vitit 2001”.

  Jeton dhekrijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vleraveletrare   të   Kosovës   në   gjuhën   rumune,   boton,   udhëheq   dheshpërndan revistën  Shqiptari/Albanezul dheKosova. Bibliografil irike: “Kaltrina” (poezi, botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Editura KRITERION, Bukuresht, 1994, “Dardania”,  botim  dygjuhësh,  Bukuresht, 1999,  “Zjarr i   Shenjtë” Poezi, “Drita e Dardanisë”  Poezi në gjuhën rumune, Botoi   Muzeul  Literaturii   Romane,  Bukuresht,   2004, “Rruga e Ferrit përnë Parajsë”, Bukuresht, 2005, etj.

       Mirënjohje nga Kombet e Bashkuara, Qendra për të Drejtat e Njeriut, 1994,   Laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë 2006, Laureat   i   çmimit të Mirënjohjes  për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria eRevistës letrare “Pelegrin”  në   Athinë   (2006).  Mirënjohje  nga   Biblioteka   Kombëtare   dhe Universitare e Kosovës 2007, etj. Që nga viti 1971, Bakiu përkthen letërsinë tonë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas!

        Një   model jetësor që t’i   përkujton idealet e Rilindjes Kombëtare

          Zëri i tij është i pranishëm në gjithë hapësirat shqiptare, sepse mendoj se ka tejet të zhvilluarndjenjën qytetare të atdhetarizmit, dhe është një gazetar aktiv që reaksionon për probleme të ndryshme që lidhen me kulturën tonë, me politikat ballkanike, e më gjërë.

             Baki Ymeri  përbën  një  model  jetësor që   t’i   përkujton   modelet   e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar për një ideal të lartë. Bakiu është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.                                 

                                                                                               Luan Topçiu, 2004

             Nuk i ndala dot lotet kur e lexova edhe poezine “Shipkovica”  qe ishte nje pjese e mozaikut te humbur nder vitet e tmerrit, por edhe te krenarise sone. Ju   pergezoj, duke iu deshiruar shendet dhe mireqenje Juve dhe te gjithe atyre qe Ju I doni dhe respektoni. Une i percjell te gjitha shkrimet tuaja dhe ua dergoj atyre qe i dua dhe e respektojne fjalen e shkruar dhe ikonsiderojne njerezit e pendes dhe shkences, misionare te popullit, qe i perkkasin, por edhe njerezimit. Paçi fatin e mirë dhe Ju priftë embara!

                                                                                        Prof. Dr. Isuf Dedushaj

       Ka kohë që nuk kam lexuar një studim kaq të përkushtuar dhe të thelluar me dokumente e sintetizues në mendime. Le të jetë kërkimi juaj, puna juaj dhe analiza jua jhistorike, etnike, etnografike e kulturore një sinjal i mirë i brezit tëri  të  studiuesve.

                      Begzad Baliu, ekspert  shkencor në InstitutinAlbanologjik të Kosovës.

                 Baki Ymeri duhet të ndihmohet ngase është në rrjedhë të çështjes kombëtare. Puna e tij është e çmuar dhe si e tillë duhet tëvlerësohet, prandaj çdo ndihmë ndaj zotit Baki është ndihmë ndajçështjes  sonë.

                                                                              Ali Podrimja

        Afirmimi i letrave shqipe në diasporë. Baki Ymeri, një veprimtar i shquar i diasporës në Rumani Veprimtaria atdhetare në fushën e artit dhe të kulturës – drejt njohjes sëidentitetit kombëtar të një populli – është një rrugëtim i gjakimit tëengjëjve këmbëzbathur, një rrugë e gjatë nëpër egërsitë e kohërave tëthinjura të shtruara me jargë ujqërish. Nëpër këto rrugë, si shumë të tjerë, nga rendi edhe shkrimtari ynë – Baki Ymeri, i cili me tërë qenien e vet iu dha kauzës sonë madhore për të sotmen, i mbështjellë mengrohtësinë e ngjyrave kombëtare si harku i ylberit triumfal mbirrjedhën e lumit – duke kuptuar se arti dhe kultura, janë substancat kryesore, thelbi dhe shpirti i një kombi a i një etnosi.

           Baki Ymeri i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist, tash me vendbanimnë Bukuresht të Rumanisë, me veprimtarinë e tij prej një atdhetari tëdevotshëm dhe krijuesi të mirëfilltë të letrave shqipe, qëmoti u vesh me petkun kombëtar të cilin s’e hoqi kurrë nga mendja dhe shpirti. Pra, I mbështjellë me ngrohtësinë e atdheut, ky krijues, me shpirt altruisti, vazhdon rrugëtimin e tij drejt rrjedhës së lumit, për ta shuar etjen tonëme imazhin e së vërtetës shqiptare, duke i shtruar vlerat tona kombëtareanëpëranë botës së qytetëruar. Ky njeri veçan, kurrë nuk u pajtua me të bëmat e së kaluarës dhe me ato të sotmes, duke e luftuar në vazhdimësitë keqen, e cila akoma shpurdhë me tendencë për t`i njollosur vlerat dhetë arriturat tona, që tashmë janë të padiskutueshme.

       Krijuesi ynë, Baki Ymeri, me plot dinjitet njerëzor dhe pa e kursyer shpirtin që na e fali, mbeti I paluhatshëm në shërbim të artit dhe të kulturës, sepse të gjitha historitë fillojnë nga arti dhe nga kultura, si arma më e fuqishme për mbrojtjendhe njohjen e identitetit tonë kombëtar. Prandaj, me shkrimet e tija tëshumta nëpër shumë revista, gazeta dhe në masmediat rumune, e vazhdoi luftën e tij prej intelektuali të dëshmuar kundër poligonit qitës, qe në vazhdimësi rrjedhë nga ujërat e zeza që burojnë nga toka e bajlozit të zi dhe agjenturave të tjera sekrete të orkestruara nën psikozëne shkencës dhe të urrejtjes për të zhvlerësuar çdo vlerë që shkëlqen në gjerdanin tonë të kulturës shqiptare.

                                                                                      Remzi Limani

              Baki Ymeri dhe gëzimi i dritës që mund ta prekish me shpirt

             Pëllumbi i fjalëve të bukura është shqiptari që e dashuron vendlindjen, por pa e harruar edhe Kështjellën e Bukurisë, Bukureshti sipastij   duke   qenë   kryeqendra   botërore   e   frymëzimit.   Brishtësia   e   femrës   dhedielli i fjalëve të tij e shtojnë etjen për jetë, kombi dhe dashuria duke qenëtema të shenjta mbi ikonostasin e tij poetik.                           

                                                                                Monica Mureşan

         …Ai shkruan duke e mbajtur ritmin e melosit të brendshëm, ekzakt siç e intrepreton pas veshit muzikanti i dhuruar me një talent gjenial një partiture të muzikës klasike, apo siç e mban nga instinkti penelin ai që është i pajisur me dhuntinë e pikturës. Mahnitja e udhëzon përmes përvojës personale të jetës, ndërsa këndi i trajtimit të maturitetit mban llogari ndaj fëmijës nëvetvete, zërin e së cilës nuk e gulçon, dhe mu për këtë rigjenden në tekstet etij tonalitete të ndryshme, subjekte dhe tema të kundruara nga kjo prizmë,baza dhe paralelet e barabarta të të cilit janë këto dy identitete apo moshabazë e autorit: fëmija dhe njeriu i rritur.Në njërën anë, zemërdlirësia më optimiste, në anën tjetër optimisti mëi dashuruar. Ndërmjet dashurisë te paster, të pafajshme të qenjes së brishtë dhedelikate, dhe asaj   pasionale të burrit të përsosur,  ekziston një raport i   çuditshëm legaliteti nëpërmjet aspiratash që evoluojnë paralelisht. I pari do t’i rindjejë impresionet e bukurisë së botës me epshin e eksplorimit përballëzbulimit të së parës, pra efektet e kënaqësisë në pjesën e parë të poezisë. “Perla e kënaqësisë”: “

Thuase je një ëmbëlsirë

Pëshpëritjesh të etshme

Ti ndez zjarrin  e shenjtë.  

     …Ajo që është përsëri interesante, është sepoeti i dashurisë jo vetëm që e sheh, por edhe e dëgjon botën. Duke e dëgjuar botën, jehona kaplon konture në veten e tij poetike përmes metamorfizimit të atyre zërave të padëgjuar në mënyrë normale: /Kush është ky engjëll/ Që rri duke priturnë dritare/…/ E pyeta hënën/ Dhe ajo m’u përgjigj:/ Më mirë është mos tadish!” (Fryt i ndaluar).

          Kjo pjesë është një determinativ tjetër i poezisë së tij, qoftë se është fjala për Ilirinë, për fondin e përbashkët të fjalëve rumuno-shqiptare, qoftë për   hymnizimin e vendlindjes apo të një vashe të bukur – kombi  dhe dashuria duke qenë tema të shenjta ne tharmin e tij poetik.

                 Ky ishte njё shёnim i shkurtёr sa pёr tё krijuar nje ide pёr krijuesin e diasporёs nё Rumani, kolegun tonё Baki Ymeri…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *