…nje bisede spontane me aktivistin e diaspores Vasel Juncaj ne Detroit
ZEF PERGEGA
Me çdo njeri qe te flasesh mes shqiptareve te merguar pytja e pare pas shendetit e familjes eshte nje dialog shkurter, por me kuptim:
“-A ke punue?!
“-Po besa, duhet se ndryshe pa pune nuk i dilet jetes!”
E pastaj zhvillohet biseda rreth çeshtjeve qe preokupojne individin, familjen dhe komunitetin. Nuk mungon as tema e harrakoqave te komunitetit, qe ne çdo situate jane ne lartesine e duhur, sidomos kur vjen ndonje feste fetare e kombetare…me ndrru ngjyre e kollare, por kjo kohe pandemike ua ka ul bishtin. Biseda me Vasel Juncaj, me origjine nga Malesia e Madhe e Hoti i sofres se pare nuk perfshihet ne llojin e krenarise dhe dukjes, por e thjeshte, njerezore se si me e bere punen ne heshtje dhe ajo kur eshte nevoja te flase vete. Se ç’eshte e drejta jeten e komunitetit e ka mbulue nje hije lavdi i rreme sa ka shkuar ne kufijt e nje shkermoqje te pa ndalshme. Tash jane perhap si vaj ne lakna ne qedra amerikane si ato kulturore, sportive dhe se fundmi edhe featre, çka tregon dramen e shkeputjes ndodhta perfundimisht nga gjuha dhe tradita shqiptare. Loja e demave te globalizmit per deri tash eshte fitimtare dhe fatale, derisa te na derdhin ne damare lengun viroz se gjoja na shpeton, por jo prej vorrit…
…sa do pak nje ndihme eshte drite
Vaselin e kam njohur prej vitesh ne komunitet. Njeri i dashur, vullnetar ne angazhimet kishtare sidomos ne festa e festivale, si ato shqiptare e amerikane. Kur organizohet festa e Amerikes çdo kater korrik, kisha e Shen Palit organizon per tre dite festivalin shqiptar. Eshte nje ngjarje e shenuar per ne dhe amerikanet. Vaseli gjithmone ne sherbim, me nje buzeqeshje, qe tregon shpirtin e tij te dlire. Me ka çuditur menyra e tij prej nje njeriu te kulturuar. Se i qyteteruar eshte ai qe u sherben njerezve me kenaqesi. I qyteteruar eshte ai shqiptar, qe fal dashuri per vellane dhe ketu e gjen edhe sjelljen e Vaselit. Ai eshte nje njeri i dhene edhe pas makinave te vjetra amerikane. Dy here qe eshte organizuar ne parkun e kishes ekspozita e makinave te vjet,a Vaseli ka prezatuar makinen e vet shume te vjeter 50 vjeçare. Te hollat qe jane grumbulluar ne kete aktivitet kane shkuar per Malesine.
Shkova si rastesisht nje dite ne restorantin e tij me qe me ra rruga. E pashe Vaselin me uniformen e personelit qe punonte bashke me ta. Ne banak erdhi nje malesor i vjeter, per te kerkue ndihme per nje fatkeqesi qe kishte ndodhur ne nje familje malesore dhe Vaseli me thote: “…Per çdo familje ne nevoja te tilla ne kemi vemdos qe çdo familje te jape 100 dollare. Kete e bejme ne baze fisi dhe ne baze fshati, prej nga ne vijme. Saso pak ndihme eshte drite!”
…per dije e per jete nuk kam kursye asgje
Ashtu me nje gaz qe i gulfon kraharorin, Vaseli flet per historine e vet, te familjes e besa edhe per Malesine. Malesoret nuk i ndjane keto tri gjera, qe per ta jane te shenjta. Ai me tregon: “…Kur u martova bashkeshortja ime Maria jetonte ne Kaliforni. Ajo eshte nga Malesia. Mbraroi shkollen e mesame dhe ishte ne vitin e pare ne fakultet. Nuk doja qe ajo ta nderpiste udhen e dijes. Keshtu u regjistrua ketu ne Detroit, por pagea ishte me e madhe sepse ende nuk i kishim plotesuar letrat e qendrimit famijar martesor ne shtetin e Michigenit. Per udhen e dijes kemi vuajt ne Malesi. Veshtiresi e madhe nen Mal te Zi shkollimi shqip dhe qe as behej fjale per studime te larta per shqiptare vetem ndonje ne te ralle. Nuk doja qe gruja ime qe e kishte me deshire shkollimin te perfundonte ne pune ne restorane, jo se e nencmoi une, por endrra duhet relizue kur jane mundesite. Ajo sot eshte krye menaxhere ne nje fabrike metali ketu ne Detroit. Kam tre femije dhe ato i kemi edukuar te vazhdojne shkollat amerikane, qe te jene dikushi per vete familje, komunitetin, pa e harruar nga erdhen prinderit, Malesine tone qe e kemi ne zemer!”
…o gjalle o deke ne Amerike kam me mberrit
Çdo kush qe niset shtigjeve te kurbetit e merr ne sy rrezikun. Çdo njeri eshte nje rroman me vete, i pa treguar dhe i pa shkruar. Shume kane per te folur e shume jane ato qe i kane te ndryme kujtimet si ne arken sekrete e disa i marrin me vete ne boten tjeter. Vaseli ma tregon historine e tij: “…Ne vitin 1986 ne muajin shkurt me ne fund e shkela token e Amerikes. Nuk doja te shkoja ushtar. Keshtu me nje pasaporte fallco u nisa nga Beogradi ne France e nga aty ne Meksike. U detyrova te kaloj maleve ne kembe naten ne kohe te keqe dimri, duke kaluar perrenj dhe yje te dendur derisa mberritem ne kufi. Aty afer doganes ne kufi me Amerike ishte nje godine e braktisur dhe e pabanuar. Me ndihmen e meksikaneve u strehuam aty. Mes plasaritjeve te derrasave te godines kotrollohej me sy çdo levizje e policise. Thashe me vete erdhem ne goje te ujkut dhe prit kur do te na vene hekurat. Policise nuk i shkone mendja se ne ishim aq afer. E kisha vendos, o gjalle o dek do te hyja ne Amerike. Po te me kthenin me priste burgu. Disa meksikane me futen ne bagazhin e nje makine dhe kalova kufirin pa problem. Isha vetem 16 vjec! Ne Amerike kisha motren e martuar dhe vellane!”
…nisja e veshtire, por jo pa mund arrihet suksesi
Ne Amerike punohet fort. Keshtu Vaseli ne qender te Detroitit filloi pune ne nje restorant grek. Aty piqte Hot dog e bejken ne grill, por pronari kishte deshire ta bente guzhinier dhe keshtu ai shpejt do te vijej ne radhen e pare me specialistet dhe do ta mesonte. Ne restorantin grek “Golden Fllise’” qendroi tre vjet dhe me ato kursime mendoj te ndryshonte pune dhe jeten. Vaseli me thote: “…Bleva tre kamiona te medhenj dhe punova me ta rrugeve ne 30 shtete te Amerikes dhe ne Kanda per 10 vite. Nderkohe edhe nje kamion te rende per transportim hekurash te gjate. Me pas bleva nje restorant per 20 vjet punoi ketu ne fillim per 15 vjet ne “Bravo” dhe tani “Blu star” Ne pune kam shqiptre sidomos kuzhinjere te mire dhe te zot”
Vaseli eshte ne Fondin humanitar “Rapsha” ne keshillin e kishes se Shen palit,. Organizator i piknikut familjar “Juncaj’” si dhe i festave kombetrare e fetare qe zhvillohen ne komunitetin shqiptar. Qe i ri ai ka mare pjese ne demostrata per lirine e Kosoves, per Shqiperine e lire dhe per Malesine sa me tha: “Isha ende i ri, kur ma dhane flamurin ta mbaja, mu duk se pala e tij me ngriti ne qiell!”