SHTEPIA E TIM ETI
ELINDA MARKU
Shtëpia e tim Eti,
Asht-Shpirt i Maries!
Shtëpia e tim Eti
Po bie!
Të gjithë kanë ikur
Fëmijët,
njani mbas tjetrit
Jashtë,
përtej detit!
Im Atë,
shkoji mbas nanës
I Ri!
E gllabëroji malli
I Maries!
Mbas tyre shkoji edhe gjyshja
Një xheloze e krisur
Shkoji t’u mësonte
Se:
-Asht marre, m’u dasht!
…
Shtëpia e tim Eti
Po Bie!
Do t’ kishte ra e rrënu,
Sikur secilin gur të saj
T’ mos e kish mbartur
Në shpinë Maria!
Sikur secilin gur të saj
T’mos e kish larë
Me lot jetimja!
…
Shtëpia e tim Eti
Po bie!
T’bijt kanë ble’ shtëpi
T’huaja,
Tjerakund!
…
Shtëpia e tim Eti
Nuk bie !!
Asht kthy’ Shpirti i Maries
Mbasi ia nxorrën
Kockat prej vorrit!
…
Shtëpia e tim Eti
Nuk bie!!!
Shpirti i Maries
e mban ende n’kambë
Ndoshta ngaqë mua
Ajo shtëpi m’asht’
edhe Nanë!
…
Shtëpia e tim Eti
S’asht ma e jona
S’asht ma,as e Prenges
Shtëpia e tim Eti
Asht krejt shpirt,
Shpirti i Maries
m’pret t’i tregoj
Për të gjallët që la!
T’i thëm: jemi ashtu, si dikur
Unë, prap larg prej Zefit dhe Nestit!
Me një ujë të madh midis!
Dhe një “ Dritë” që na shkon
mallt e Rutës!
…
Të gjitha nuset e djemve
I tremben shtëpisë së tim Eti
I kemi nuset si macet
E ndjejnë eren e robit të djegur
I tremben shpirtit të Maries
Në secilin gur, në secilën tjegull!
…
Shtator, 2020!