DEKLARATE E VATRES PER ÇESHTJEN GJYQESORE

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES  VATRA

PO BOX 622504,  BRONX NEË YORK 10462

“Sipas Gjykates Federale të Distriktit të New Yorkut, numër Court Case SDNY 21- 875  – ( Pan-Albanian Federation of America  v. Pan Albanian Federation of DC) të ashtuquajturit Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA ka hedhur në gjyq Federaten Pan Shqiptare VATRA, Dega  Washington DC që është në shërbim të Vatrës prej dhjete  vitesh.

Në këtë çështje gjyqësore janë përfshirë emrat e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA Z. Ahmet Xhafo, i dalë nga Kuvendi i VATRES me 31 tetor 2020, i cili i ka shërbyer VATRËS dhe vazhdon t’i shërbej për ma shumë se 5 dekada, ish Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj, që i ka shërbyer dhe i shërben VATRES për më shumë se 50 vjet, Kryetari i Degës së Vatrës Washington DC, që i shërben Vatres për gati dy dekada, si dhe Dr. Nexhat Kaliçi, Kryetar i Degës së Newburgh dhe drejtues i Fondacionit të VATRA Inc që i shërben Vatres për 30 vjet. E gjithë puna e Degës së VATRES  Washington DC dhe e gjithë vatranëve të përmendur në këtë çështje gjyqësore është vullnetare dhe pa pagesë.

Kjo është hera e parë në historinë 108 vjeçare të  VATRES që ndodh një çështje e tillë gjyqësore Brenda VATRES.

Këshilli Drejtues i VATRES, vendosi unanimisht, me 20 shkurt 2021, që t’i kundërshtoj akuzat e pabaza, duke ndjekur rrugët ligjore, që sa ma shpejt të dalë në pah e vërteta nëpërmjet ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *