FUNDVIT I ZYMTE, POR FJALA SHQIPE NUK U RREZUE

…pak refleksione nga nata e leterise

ZEF PERGEGA

       20 vjet nuk jane pak….nuk jane 20 dite, por plot dy dekada qe ne Detroit organizohen mbremjet e leterise shqipe ne diaspore, me pjesmarreje deri ne cepin e horizontit , ku degjohet fjala, kenga e gjuha shqipe. Ka qene nje udhetim plot sfida, perpjekje dhe pengesa, por fjala si fjala…eshte si rrjedha e lumit, qe e krijon  shtratin me fuqine e vet. Keshtu pra, Revista “Kuvendi” e krijoi shtratin e vet, jo te flinte mbi te, por te lundronte, duke vozitur me rremat e forte te poezise shqipe, duke krijuar limanin e vet  me busullen dhe spirancen, qe nuk u tund nga bashi i vizionit. Çdo institucion duhej ti perkulej me respekt ketij kontributi… ne vleren e Institucionit letrar!

     Shkuam ne kete mbremje me gjunje te drobitur ne limanin tone te fjales, qe ne fakt e ka krijuar Pjeter Jaku e  Elinda Marku, pa harruar te paret si …..mund te vihen emrat…, te cilet e nisen me perkujtimin e Fishtes, ketij gjeniu te vargut shqip te heroizmit te popullit shqiptar. Mbremjet e letersise kane qene nje oaz i kendeshem blu me nje kopesht gjelberimi, ku secili ka mbjelle pemen e vet dhe eshte vleresuar ne te gjitha menyrat, me çmime e me nderime te tjera, aq njrezore…

 Ne kete mbremje munguan  poetet, qe e kishin bere te udhes te merrnin pjese qe nga Maqedonia, Mali i Zi..Tirana, Prishtina, Franca, Italia…New-Yorku, Kalifornia, Florida…

       Pasi kryetarja e Jurise zj. Albina  Palushi ndau çmimet, isha i vetmi qe ndodhesha aty dhe pasi e falendrova ate dhe revisten “Kuvedi “ dhe botuesin e saj, Elinda Marku mori ne dore çertifikatat e çmimeve te atyre qe nuk mund te vinin dhe, perifrazisht tha: “…I dua te gjithe ata qe jane dhe ato qe nuk moren pjese per aresye te mbylljes pandemike, por per ta e kemi zemren e hapur dhe ata jane me ne, se me ne kane qene per 20 vjet, ndaj ju percjelle urimet per pjesmarrjen ne konkurim dhe fitimin e çmimeve te ndryshme!”

  Pjeter Jaku , duke ndjere mungesen e miqeve te diteve te letersise tha nder te tjera se ne kete udhetim poetik e letrar kemi qene per 20 vjet te pandare. Kjo nate na bashkoi perseri, megjithese me mungesa fizike se letraret i kemi, ne  botime dhe ne revisten tone. Nuk e mendoja keshtu kete 20 vjetor, por ne do ta shprehim gezimin dhe nderimin edhe ne vazhdim edhe ne forma te tjera.

   Ne kete takim foli edhe Rush Dragu, shkrimtar dhe botues mediatik, i cili ne rolin e moderatorit vleresoi kontributin e revistes “Kuvendi” qe, sipas tij, eshte e vetme ne llojin e saj, qe ka bashkuar shume poetë e krijues, duke u dhene

hapesire eshte te rinjeve, si  nje menyre promovimi. Botimi i Bibliografise se Kuvendit dhe Diteve te Letersise Shqipe, eshte nje veper e rendesishme dokumentare per keto dy evenimente te paperseritshme ne diasporen shqiptare. Do te donim te festonim me me shume solemnitet kete ngjarje, por perseri numerat nuk kane vlere perballe veprave.

Paulin Palushi e filmoi takimin per ACTV, te cilet jane te  gatshem gjithmone per aktivitete kultutore dhe promovuese.

Ky takim tregoi se fjala shqipe edhe ne kete kohe te veshtire virusi, nuk u rrezue si jete njerezish. Rrnofte fjala shqipe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *