…ato jane ne art nje oste shugurimi ne dashuri e atdhetari! Gjykoje njeriun vetem kur je mbrenda kallove te tij! Edhe Fani e jehona e bjeshkes rrjedh ne kengen e Nikoll Dedes!
ZEF PERGEGA
Autor ne SHBA
Nese nuk ke me vete celularin e apo sahatin e dores, ne Amerike nuk e merr vesh kur eshte nate e kur eshte dite…ajo ne çdo skaj llamburit. Jeta rrjedh me shpejt se lumi edhe pse njerezve nuk ua lexon ne sy trazimet si dallge…
Po kthehesha naten ne shtepi me binjakun tim Mario. Per te ma bere me te lehte udhetimin autosrades se Detroitit dhe me lehte bezdisjen e trafikut, me ndez me kengen mirditore, duke e shoqeruar fundin e tyre pa fund me ndonje pytje, si shuarje kureshtje per vendlindjen…
“-Cilen kenge po don?! Ate te Preng Markoles, Shpelles se Akullit, apo ate se si e vrane serbet Ded Gjo’ lulin, prijesin e kryengritejes se Malesise?! Hajt se i kam ne radhe, kenget e Gjin Dones, qe kendoj ne kishen e Shen – Palit ne Detroit, ishim bashke ate dite, dolem ne foto me Gjinin e mire. Kam pastaj kengen e Mark Gjokes, Kole zefit, Fran Precit e Nikoll Dedes. Te gjitha po i degjojme se kohe kemi sa te mberrijme ne shtepi!”
Mberrita ne shtepi dhe lexova mesazhin, qe per koncidence me dergonte miku im i rinise Nikoll Dedaj, i cili ishte bere gati te botonte librin e dyte me kenge, por per mua ato jane edhe poezi. E perfytyrova Nikollen te veshur me kostum kombetar dhe me cifteli ne dore e me nje bllok, qe ia shfleton fletet flladi i debores se malit, i cili i vjen enkas nga Guri i Nuses mirditore, ngarkuar me barren e legjendave dhe miteve te lashta e shkruar ne rrasa te rreshkura nga dielli i shekujve. E ai, poeti i Mirdites me emrin Nikolle, qe i thuri kenge shpirti, me doren mbi vetull, vallon motivet heroike te krahines se nje besimi deri ne gur te beses, t’ue i lut lumit, Fanit plak ta ndale valen pak, e te flase disa fjale urate me ia ambelsue shkulmin, qe bashke ne nje simfoni te kendojne eposin e heronjeve dhe figurave mirditore, qe lane gjurme ne histori, sa Mali i Shenjte mbi krye!
Ashtu si ne rini, elegant, spic ne veshje, dicka perzier me kryqin ne veshjen e rrugezuar me gojtana ylberi ne traditen mirditore dhe me mendje te hapur te qytetarise perendimore, ecen bashke me vargun e tij krenar dhe modest shtigjeve te artit, duke zbuluar fenomene te reja. Keshtu edhe pse larg, ne harresen e nje shqelmimi, qe na dhane njerezit e puhtetit ne vendin tone lleregjaku, pas nje takimi ne Lezhe, pas me shume se dy dekada, ne vitin 2016, fillova ti therras vemendjes qe te mos me lere ne balten e thare te syve, per te pare nje drite nga drita e kengeve te tij, ne telat e te ciles dridhet koha dhe historia. Zeri i tij ka kumte te pakrahasueshme me nje flirt te bardhe, ku jehona cel dege e lule edhe ne dimrin e acarte, ne trungun e fjales shqipe.
Ne shekuj e perditshmja eshte nje mbetje. Njeriu mendon vec per vete se si t’i dredhe me mire dredhjet e fitimit, kacurrelat e unit e te lavdit. Kesaj u kundervihet vargu edhe arti e, ne ecjen tone kenga e Nikoll Dedes vjen si nje kujtese kombetare, ne oxhakun e pare te kullave tona sa ne radhe vihen krushqit e lavdise se dheut te lindjes, te Lisit te tamlit e Lisit te Zjarrit, sa arrine te ndezi prushin e mbuluar me hi, nen rrasen e mohimit dhe ti bekoje ato me ujin e pagezimit, brenda ne kishen e shpirtit te vet!
Kur e kam njohur Nikollen ishte vere e fudviteve te dhembeve te krimbur te sistemit sa me eren e tyre shqetesonin, jo vetem njerezit, por edhe pllakat e shetiores se qytetit, i cili ishte mberthyer ne nje akth. Shkoja fundjave ne Rreshen dhe ne tymin e cigareve pinim kafe turke e diskutonim me Gjoken, Zefin, Prengen, Linin, Nikollen…ndoshta brenda peshpehseve tona poetike sa fjalen na dilnin me ngjysma…se besa copa-copa ishte bere jeta e fryma heshtja. Nje gerhane me dhembe te kuq na i lnurte enderrat dhe na vriste shpresat. Cdo gje ishte ne dore te injorantit. E shikoja Nikollen, qe guximi i vlonte ne kraharor, sa nuk ia shperthente zemren, por kaq, se mund te provonte dhunshem thembren! Ecnim si ne kemba druri…temperatura politike e tufzave dhe arezave e kishte mberthyer ne stel edhe njeriun edhe artin.
Rini, gjykoje njeriun vetem atehere kur je brenda kallove te tij!
Nikoll Deda si camerdhok u end zallit, duke u mahnit lojes se yjeve mbi vale, ndalej te kapte enderren e bardhe, si bleta nekatrin e mizeve te veta. Mora vesh se per 45 vjet, qe ky banor i ngjyrave dhe endrrallave pentagrami, si pjetar i grupit te burrave te “Ansamblit “Mirdita” nuk ishte nderuar as me nje flete nderi, nuk ishte i merakusur hiq per kete, por se si do te pritej libri i tij i dyte me kenge e poezi. Ai e kishte kerkuar pertej diellit nje mendim para se te botohej ky liber qe e lexova ne doreshkrim. Gureskalitesit jane kujdesur shume, per ta latuar gurin e kendit e Nikoll Deda fytyren e vargut. Ka dasem kulla e mirditorit, or lum miku! Talenti eshte guri e shkolla dalta, pikerisht kete te fudit ia mohuan, por ai nuk u rrezua…
Prej vitit 1975, Nikolla nuk e leshoj cifteline e kengen nga dora, duke qene aktiv ne grupin e burrave te Mirdites dhe duke i dhene flaken e vet tradites. E pataj Festivalet e Gjirokatres nder vite 1978, kur ai ishte ushtar i qethur pas nje krehje politike, per te vazhduar 1983, 1988, 2005, 2009…pa harruar canten e mergimtarit, qe i rendoi si guri i Sizifit, per ti mbajtur syte nga bregu i atdheut e derdhur fjlalet e mallit, ne kupen e telit te cifteslise ne librin e pare me 2009.
Ia nisa me kresheri te lexoj kenget e Nikolles, qe vijne si nje kolazh referenesh e metaforash qe shkeqejne si rrezja e pare ne sup te malit, sa vijne e rrjedhin krahasimet si pala e veshjes miditore ne vallen e dasmave. Poezia e pare ne kete botim nis me At Zef Pllumin. Vargu eshte nje nderkallje kohes se shkuar ne vargonj te zi dhe dhunes anti-njerezore e anti-fetare. Disa shenja te shkopit te diktatures edhe ne menyre figurative dhe fizike xixellojne ne dhimbje ne lekuren e poetit Nikoll Dedaj. Kohe vrasje besimi e endrrash. Koha perserit kohen me pallto ndryshe!
Me bjen sa te duash, por nderroi vend shkopit
Serish hetuesi turrej dhe me shante
Fale o Zot e nuk dinte c’ka bante!
Nese ulesh ne gjunje, vetem para vargut te pare te shkruar nga Nikolla dhe mediton, mund te mbytesh ne lot. Nje metafore gjysem gjak dhe gjysem lot. Keshtu mbushej boljera e krojeve tona!
Poezite e Nikoll Dedes, qe presin driten e botimit, qe per mendimin tim do te jete dita e nje feste te vecante dhe e organizuar per mrekullin nga safi drejtues e peromovues vlerash te Pallatit te Kultures Rreshen, permbajne edhe shprehje filozofike dhe rrefime te shkurtera, qe nuk i kam ndeshur asnjehere ne botime te tilla. Dhe kjo eshte nje risi e bukur dhe plotesue e mesazhit qe jep autori, pse jo, nje lule arome mire nga legjendat qe shpirti i mban fshehur vetem per raste te tilla. Fjala poetike e Nikoll Dedes cel me heret se pranvera e ne raste te vecanta brengoset me vone se vjeshta, sa bash si pejz i vecante ne kete mori zanoresh te ambla na vjen satira, t’ue ia numeruar plakut e plakes vitet e pleqerise dhe mallin e zjarrte te rinise.
Nikolla eshte melakolik ne kenget e dashurise. S’mund ta kuprosh poetin pa ngjyrat e syve te saj. Syri eshte i vogel per nga madhesia, por gjithe boten e shpirtin e mban brenda. Ja nje varg i bukur e perbukuri…
Si floriri i ndrisnin syte
Rrine brenda shtate mrekullite
Sy ma te bukur s’kisha pa…!
Duke lexuar me kresheri poezite e Nikolles, pa dashje me ka futur ne nje gracke nostalgjie, qe po e kam te veshtire te ndahem prej saj. Si mund te largohem prej Oroshit te te pareve te mi ne lagjen Lagje pak poshte gurit te Sarajave te Kapidaneve te Mirdites, kur ai i kendon vashes se bukur mbi qiellin e Uldinit te shenjte, me qiellin e dashurise se shprtit te vet, si nje oaz i gjerbert miditor, plot me mjelma!
Ia ke marr shkelqimin diellit
Kur ai bie mbi fytyren tende
Merr shtate ngjyrat e ylberit…!
Kush ishte ai qe e pa bukurine lozanjare te oroshianes ne ato male dhe nuk u mahnit e nuk shkroi si Zef Serembe…e konsuj te ndryshem?! Si misionaret biblike edhe Nikoll Deda nuk eshte kalimtar i rastit, por qemtues ne femomene e bukuri te rralla, sa ato ne vargun e tij celin shtiqe hymnesh!
Pikmenti i shpirtit te Nikoll Dedes ka ngjyra shume. Ndoshta pa e marre vesh me syrin e imte sfidon edhe ylberin, kur poeti perjeton te bukuren, sepse ai ka zgjedhur nje udhe tjeter jo ate te gjuetise se shtrigave. Ai don ta shikoje boten nejrezore, pa arme e rraketa, qe kerkojne qe njrezve t’u merret jeta. Ate ia ka dhene vete Zoti e ai duhet te ia marre. Ai ne brengen e vet poetike nuk don me lot ne syte e nanve dhe dheu i arberit te mos linde me sulltana, apo kuptoni ju o jarana, qe shpinen e shqiptarit e kane perdorur si rrogoz haremesh!!! E ai me dufin e triumfit shkruan: “…kurre s’ngopem se shkruari, per vendlindjen time Mirdite, si bir i sakrametit te kesaj toke te bekuar, qe me Shen Palin. Jam Mirdite e k’shtene, nuk nderroj gjak as fe me krajlnite e botes e ka rrah telin, per shtetin e arberit me gjak e ka la themelin!’”
Triumf i tij poetik eshte nje memorandum paqe, dashurie e vetmohimi te palekundur!
Nikol Dededa eshte nje istitucion artistik, ne themel te dheut te te pareve, dhe kurresesi mjegull tinzare e erret, qe po zen kryet ne skenat e sotme. Ai eshte sfida e pare ne promovimin e vlerave, duke thirrur zerat rinor, ashtu si lumi qe thahet pa shi edhe kenga shterr pa rini, por kurre ne shpirtin dhe vizonin e tij!
…eshte dite e dielle. Jam nisur me femijet e mi binjake, Marion e Lorencon, per te marre pjese ne meshen celebruse te Krezmimit te tyre ne qendren fetare ne Detroit “Zoja Pajtore” Ka trafik dhe udha eshte pak e gjate. Mario me lexon ne rrudhe te ballit shqesimin. Ne te tilla raste ai eshte i vemendshem dhe me leshon kenge mirditore, qe te qetesojne shpirtin dhe te sherojne brengen e mallit. E tingulli i ambel pushton qenien dhe atmosferen. “Brezat bashke kendojne kengen!” Eshte Nikoll Dedaj dhe vajza 10-vjecare ne ate kohe, Dalina Koka. Pasi perfundoi Mario me tha: “He po te pelqen a, mos me thuaj jo se ta lexoi ne sy gezimin!” E me pas vijoi: “Kam qene ne Rreshen para tre vitesh. Po jepej nje koncert ne sheshin e qytetit. Me ka mbetur ne mendje kenga e Nikolles me nje vajze te veshur me kostum kombetar. E duatrokiten shume. He ti e njeh Nikollen.?! Mos thuaj jo te te kam pa ne nje foto ku ke dal bashke me me te dhe te vellane Martinin, qe te dy mbajne ne duar librin tend “Malesoret’ A e din ti babe se une i mbaj permendesh disa vargje. A don me ti recitue?!’ Dhe pa ia pohuar, ai ia nisi:
Zemra me rritet e me bahet mal
Ti moj bija ime
Kenge me te bukur s’kam kendue
Kurre ne jeten time!
Bashkepunimi me te rinjt nuk eshte per Nikollen nje paraqitje skenike, por nje motiv i madh i promovimit te verave dhe brezave. Nga Kosova ne Cameri e deri ne Europe e Amerike zani i tij na qeteson zemrat. Ta leme lexuesin te ndalet varg per varg e pike per pike ne 136 kenget dhe poezite, por si emrigrant nuk mund ta mbyll kete shkrim me piskamen, qe leshon Nikoll Deda, per ta ruajtur gjuhen e traditen shqiptare ne boten e lire.
Kuh ka zot e kush ka fe
Edhe ne skaj te planetit
Ruan gjuhe dhe kujton atdhe
Zgjohet ne kembe prej amanetit…!
Do te kisha deshire te vazhdoja me teper, por le ta leme zogun e shqipes te fluturoje ne cerdhen e poezive dhe te kenges se Nikoll Dedes dhe te marre ushqimin e dheut te vet!