RAKIP BABQORRI – Proze per Konkursin

Fragment romani “ Rrefimet e Andit “

     Me Aulonën u njoha në faqet e internetit dy muaj mbas divorcit me Enxhin. Ishte shumë e bukur. Vazhdonte Universitetin e banonte në Bronx. Dy muaj vetëm telefonata e komunikim në kompjuter pa më krijuar mundësinë të takoheshim. Një natë, pasi nuk mu përgjigj, i shkruajta:

   – Pse të dua fort, mos u zemëro. Mos thuaj për mua gjëra që si meritoj, të lutem! Unë jam i bindur se meritoj vetëm një gjë prej teje; Dashurinë. Je shumë e ndjeshme, e do të pyesesh; “Pse”? Se unë kënaqem më shumë me ty kur të shikoj në ëndërr se sa kur fle me një tjetër, qoftë edhe gruaja me të cilën jam ndarë. Fatmirësisht, siҁ e di kam një djalë me të që është si hark ylberi. Do të thuash; “Pse fatmirësisht”? Se fëmijët janë engjuj dhe nuk gjykohen. Gjykimi rëntë prej të madhit Zot mbi ata që gjykojnë fëmijët dhe dashurinë e përkujdesjet që ata meritojnë. Kur kujtoj fëmijët harroj veten. Po, po harroj veten. Më fal…! Se për çfarë kërkoj falje, nuk e di. Apo          për atë dashuri që ti kurrë nuk ma ke kthyer. Nuk të gjykoj, por dije se kam një bllok shënimesh sa “globi”, që shkruaj emrat e borxhlinjëve. Duhet ta kuptosh se do të pres edhe pak ditë, e po nuk mu përgjigje me një mundësi për tu takuar, emri yt do të shënohet aty, kështu që do të përzihesh e do të zihesh me borxhli. Ndoshta do të thuash se deri këtu paska vajtur puna? Po, kështu ndodh me njerëzit që llogjikojnë si majmuna.

     U ngrita se më pihej dçika. Bëra nje kafe, mbusha një gotë fërnet dhe e vendosa mbi tavolinë. Sa piva dy gllënjka ajo u shfaq në ekran e xhindosur. Durimi i shtirur i kishte shterruar, e gjithë inat tha:

   – Ehh, deri këtu paska arritur gjykimi?

   – Më fal, tani jam i lodhur, të sqaroj sa të mbaroj kjo natë.

     Stakova kompjuterin. Mora kafen e fërnetin dhe u ula në korrnen tjetër përballë televizorit. Në mengjes u zgjova pa rënë zilja e zgjimit. Pa bërë asnjë veprim u drejtova te komjuteri. Sa e takova, në ekran doli shprehja “Kujdes përdorimin”. U përgatita për punë. Bëra me nge kafen. Sa e rrufita herën e parë, ra zilja e zgjimit. Kisha me shumë se tridhjetë minuta për tu nisur për në punë. Hyra në internet. Të varfërën në ndjenja e kishte zënë gjumi me kufje në vesh, aty në karrigen e kompjuterit. Sinjali e trembi, e tha:

   – Budalla je që as gjumë nuk me lejon të fle?

     Pa pritur përgjigjen, u ngrit, u shtriq pa e kontrolluar veten dhe u largua. Unë i qetë vazhdova të rrufis kafen. Kur u kthye mbas nja dhjetë minutash, tha:

   – Ti po më çmend, çfarë faji kam bërë? A mund ta di?

   – Ah, ti nuk ke asnjë faj, fajet i ka perëndia që në vend të trurit të vendosi lajthia, e ty moj lozonjare të rrnoftë bukuria.

     U shkreh në lot sikur ti kishte vdekur gjithë fisi, kurse unë pa e stakuar kompjuterin, i shkarkuar emocionalisht, u fillova për në punë. Roja i parkilladës sa më pa, hapi portën e tha:

   – Andi, çfarë ke që po qesh?

   – Ah more Rroku, kjo buzëqeshje ka dy javë që me ka ngrirë në fytyrë.

     Ai tundte kokën, kurse unë po parkoja makinën. Sa zbrita, u ndodha përballë tij. Ishte ngrysur në fytyrë e pa hezituar më tha:

   – Andi, të kam respektuar si shqiptarë pa e ditur se ti qesh me fatkeqësitë e të tjerve. Pse tallesh me mua? Kush kujton se jam, pse u ndava me nusen para dy javësh?

   – Puna jote, unë nuk jam gazetar e as humorist. Mirupafshim!

   – Pse je tjetërsuar, Andi? Më tha menaxheri pa u përshëndetur. Ke rreth pesë vjet këtu, e nuk të kam parë asnjëhere të vrenjtur.

   – Ah, Majku! Ndodh edhe kështu. Unë u përshëndeta me Rrokun, kurse ai nuk e di përse u zemërua me mua.

   – Ti nuk ke faj more Andi, pse atë e ka ndarë gruaja? Gjashtë vjet martese dhe e fajsonte atë pse nuk kishin fëmijë. Pa e menduar se ishte rreth njëzet e pesë vjet më i madh se ajo. Arjetën e detyroi varfëria të martohej me Rrokun kur ai fitoi llotarinë. Këtu është njëshi i botës, Amerika. Harroje, të lutem shumë, atë njeri!

   – Ke të drejtë  Majku, faleminderit!

     Ai tundi kokën, ndërsa unë u drejtova për te makina e shablloneve… Sa fillova punën me erdhi pranë një shqiptare pesëdhjetë a më shumë vjeçare e gjithë inat me tha:

   – Hë more djalë, çfarë ke me Rrokun? Pse i bie më qafë? Apo e ke syrin te Arjeta e bukur që ai e ndau për kurvëri…

     Ndalova makinën dhe i ktheva përgjigje:

   – E di që je shqiptare edhe pse po më flet anglisht. Nuk është në nderin tënd të flasësh me këtë gjuhë. Unë vërtet nuk i kam mbushur akoma tridhjetë vjet, po ama kujt më qafë nuk i bie. Këtë ta dish mirë e ta varësh vëth në vesh!

   – Jo more djalë, jo. Pamja jote le shtigje dyshimi. Buzëqeshja që pretendon se të ka ngrirë në fytyrë  para dy javësh, është ironi. Me kë tallesh? Me fatziun…!

     Majku që rastësisht u ndodh prapa saj e dëgjoi gjithë bisedën. Sa përfundoi ajo dërdëllitjet, i tha:

   – Veronika, çfarë ke? E bëre çorbë gjithë Fabrikën. Je rreth gjashtëdhjetë vjeçe, e pushimin e drekes e kalon në kabinën e Rrokut që është pesë a më shume vjet më i ri se ti. Vetë e ndave nga nusja.

     Ajo u largua duke qarë e nuk e pashë më në Fabrikë.

                                                                   ***

     Isha i lodhur si asnjëherë tjeter nga koka. Sa mbarova çfarë kisha për të përgatitur, u nisa për në banesë. Zoti më ruajti pa shkaktuar aksident në ato dhjetë kilometra rrugë që i bajë ҁdo ditë. Sa parkova e zbrita prej makine, pa ba as dy hapa drejt hyrjes së pallatit nga pas dëgjoj një zë engjellorë.                                                                                                                                                          – – Hë Andi, të kanë ngarkuar mbi kurriz kangjellat e Ferrit që nuk e kthen kokën si herët e tjera?

     U ktheva si i ballsamosur, pa e levizur kokën. Kur e pashë u rënqetha. Ajo më shikonte e habitur. Unë dridhesha lehtë. Arjeta, Arjeta… thosha pa za. Nuk e di pse lëkundësha ndersa ajo qeshte dhembshurishtë me mua. Doja të flisja po nuk i gjeja fjalët e duhura. U bana si memec. Kush? Unë, që në rrethin tim shoqërorë më mbajnë për orator. Ajo zbavitej e ndoshta harronte ndonjë dhimbje që ndjente duke më vështruar mua që isha tjetërsuar. U kujtova që femra më e bukur që kisha parë në jetën time qenka sherri i ditës sotme. Për gjashtë vjet nuse e Rrokut që e linte mbas dore duke i shpenzuar energjitë me Veronikën, që ashtë tetë vjet më e vjetër se ai. Mallkova vetën për këtë përzgjedhje që kisha ba para dy a më shumë vitesh. Isha i bindur në vetvete ose i vërbuar nga bukuria e saj që mendoja se ajo është vajza e Rrokut, rojes parkimit të Fabrikës ku unë punoj. Thosha shpesh, kur ta kërkoj dorën e saj do ta kem më të lehtë komunikimin me ta. Njëkohësisht flisja tre herë në javë me Aulonën që në jetën time ka mbetur si hije e zbehtë që koha do ta tretë. Ja ҁfarë ndodhë kur nuk pyet në kohën e duhur megjithëse makinën e Rrokut kisha disa ditë që nuk e shikoja në parkimin e  pallatit. Arjeta pa folur më, hyri brenda duke e tërhequr derën e ballkonit pas vetës, ndersa mua më ranë ҁelsat nga dora. Shoku që banonte në një apartament me mua e kishte vënë re tundimin tim e në kohën e duhur u gjend pran meje. Pa u përkulur me i marrë ҁelsat, mi ngjeshi në dorë. Më futi krahun nën krah e duke u ngjitur shkallëve për ne katin e dytë më tha:

   – Andi! Nuk të paskam njohur. Po më vjen keq! Nuk e kisha menduar se si një djalë si ty bie victim e një femre të ndarë nga burri. A nuk më thua, ҁfarë shqetësimi pate?

   – Isha ma shumë se i shqetësuar, i thashë, duke mu dridhur lehtë buzët. Në një ditë qenkan mbledhur të papriturat si lëkundjet e tërmetit e më dëmtuan  mua që kam konstruksion të dobët emocional…

     Hymë në guzhinë. Unë  u drejtova për të bërë dush, kurse Viktori më tha:

   – Ku shkon? Je i tjetërsuar. Qetësou fillimisht! Të pim nga një kafe turke sade siҁ e ke qef e pastaj vazhdo me veprimet e tjera… 

   – Hyri në aneksin e guzhinës ndersa unë u ula në një karrige e po përjetoja një notim mbi re. Nuk vonoi e doli prej atje me një tabaka në dorë. E vendosi  në mes të tavolines. U ul i qetë përball meje e po më vështronte jo pa dhimbje. Instiktivishtë mora kafen dhe e vendosa para vetës. Pastaj  gotën e fernetit e i thashë:

   – Gëzuar Viktor! Në dasëm ta shpërblefsha!

     Trokëllitëm gotat në  heshtje të thellë e pasi pimë nga një gllënjkë, ai më tha:

   – Qofsh e ardhshë o Andi! Të gjitha mirsitë deshiroj edhe unë për ty! Jam pesë vjet para teje. Por jemi siҁ thuhet një grup moshe. Ҫdo ditë që kalon për moshën tonë pa krijuar familje është një javë jete e humbur për ne. Krijimi i familjes është detyrë prej të madhit Zot. I kjofshim falë!     

     Ai vazhdonte të fliste, ndersa unë  mendoja se si do ti përgjigjesha. Ndjehesha si në pranga, ku një fjalë e vetme të dhuron lirinë… Kur më shikoj e kuptoj si duket dhe e ndërpreu bisedën. Rrufiti kafen e piu një gllënjkë fernet me vështrimin tretur në dritare. Të njëjtin veprim bëra edhe unë. Pas pak nisa rrëfimin:

   – Viktor, kemi shumë vjet që jetojmë në një shtëpi bashkë. Të mirat e të këqijat i kemi përjetuar barabar. Kemi punuar aq shumë sa nuk na besohet se si i kemi përballuar gjithë ato orë pune. Kurse unë sot u tjetërsova për asgjë. Ti je shoku, vëllai e miku im, prandaj duhet ta dish ҁfarë më ndodhi. Arjetën që kur e kam parë para disa vitësh, diҁka ka ndryshuar te unë. E ëmbël, e thjeshtë, e bukur, vajzë shtëpie thosha me vete… Nuk e dija se ishte nusja e Rrokut, sot e mora veshtë e më ra pika. Për zemër e kam, po jo si më përpara.  

   – Andi, ti nuk je invalid as i humbur që të martohesh me një grua të ndarë nga burri edhe pse ashtë më e re se ti. Ama, për dashuri po, deri sa të zgjedhësh shoqen e jetës, ajo nuk ka të paguar, ka shoqe vetën.

   – Sot jam shumë i lodhur. Nuk mund të llogjikoj saktë për asnjë problem. Falimininderit e me fal se të vonova për në punë. Mund të shkosh! Nuk kam asnjë shqetësim. Tronditja më kaloj. Ndjehem mirë.

   – Mirupafshim nesër Andi; -tha e doli duke e tërheq derën lehtë.

   – Mora shishen e fernetit dhe e shkunda mbi gotë. Duart  nuk më bindeshin për të bërë një kafe. Isha në mëdyshje kur trokiti dera. U ngrita shpejt dhe e hapa. U befasova kur pashë Arjetën. Ajo ma vuri dorën e djathtë mbi  gjoks e më shtyu lehtë. Pa folur asnjë fjalë u fut brenda, shtyu derën e më tha:

   – Mbylle! Pse rri si mumje? Ke disa vjet që ma bën me shenja. Ja ku më ke. A të rri, a të iki?  

   – Pa than asnjë fjalë e zura për dore e u ulem në divan. Ajo, pa e pritur mi mbështolli krahët rreth qafës e po më puthte; në veshë, në hundë, në faqe, në buzë po ama gushës nuk i ndahej. U ethëzova e iu përgjigja duke ja ulur supet e fustanit. Mbështeta kokën në gjoksin e saj, puthjet nuk kishin të sosur. Ajo filloj të dridhej e me ëmbëlsi më tha:

   – Më lejo të zhvishem se këto të flamosura rroba ma bllokuan frymëmarrjen.

   – U zhveshëm të dy e u drejtuam për në dhomën e gjumit. Kontrollova derën… Sa u shtri ajo, u shtriva pranë saj e i bashkuam trupat në një dehje të paparë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *