Një lajm jo i mirë! Ndrron jetë në New York Zef Perndoca.

Ishte mbasdite e datës 24 gusht 2020, kur Doktor Gjon Buçaj më thirri. Kësaj here, jo për një bisedë normale miqësh, por për një njoftim

jo të mirë, për mikun e tij dhe të afërmin tim ,patriotin e mirë dhe njeriun e mirë, Zef Ndue Përndoca. “Zefi na la, – më thotë Doktor Gjoni, duke iu dridhur zani. Sot ndrroi jetë!” E dija së është sëmurë që para një viti, por nuk e besoja se do shkonte kaq shpejt. Zefi , deri në prill të 2019, gëzonte shëndet stabil për moshën, por pas një hemoragjie të pëpritur në tru, pothuajse mbeti. U lind në fshatin Sang të Fanit, në Mirditë. Komunizmi i ndau vëllanë me vëlla, nanën me të bijtë, burrin me gruan, për ma keq, nana e Zefit, Dila e Ndue Bibes ( Përndoca) u interrnua me dy fëmijët e mbetur në Shqipëri, Pjetrin dhe Gjonin në Tepelenë. Ndue Bib Përndocaj, u desh të largohej më dy djemtë, Biben dhe Zefin, veç pak vite pas fitores së komunizmit.

Zefi ishte vetëm 12 vjeç, në vitin 1951, kur u arratis nga fshati Zogaj. Pas shumë kohësh në arrati e jetë malesh, u vendos në Gjakovë e Gjilan e, më pas, shkoi në Prishtinë për të mbaruar gjimnazin e Prishtines, si dhe për të vazhduar aty edhe dy vjet universitet në ekonomi.  Pasi i kishin vra axhen, me 3 maj të vitit 1948, Baba Ndue ishte i detyruar tw largohej. Zefi,  nuk mund t’i përcillte Nanën Dilë dhe vëllain Gjon për në jetën e përjetëshme, por edhe të mbeturit në Atdhe nuk mund t’i shihnin njerëzit e tyne të zemrës. Biles , në shumë raste, as ata që jetonin brenda dheut të atdheut ( për të mos u prishur biografinë)! Me ardhjen në Amerikë, Ndue Biba Perndocaj me Biben e Zefin u vendosen në New York, dhe menjëherë ranë në kontakt me levizjet patriotike për  një Shqipëri të lirë e demokratike, duke dhanë tanë kuntributin e  tyne në vazhdimësi, deri sot. Zefi, fal punes se tij ne diasporë kishte pasë rastin disa herë të takohej e bisedonte me shkrimtaret e njour, Ernest Koliqi e martin Camaj, si dhe kishte miqesi me Dom Zef Oroshin. Në Vatrën e Nolit dhe Konices, e shumë patriotëve të tjerë, Zef Përndoca u gjet për ma shumë se 50 vjetë, që nga viti 1967. Me një dashuri konstante, pa luftuar kurrë me u duk, as me pozua në rreshtat e parë. Zefi, ishte gjithëmonë në përkrahje të inisiativave patriotike, si për Lirinë e Kosovës nga sundimi serb, ashtu edhe për Lirinë e Shqipërisë nga vargonjët komunist të Diktatorit Hoxha.

 

Paç dheun e lehtë dhe pushofsh në paqe, Njeriu i Mirë, Zef Ndue Pernoca! Fëmijëve dhe të afërmve Zoti u dhantë forcë!

Pjeter Jaku, 25 Gusht 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *