PROF. DR. GJON KELMENDI I FUNDIT I NACIONALZMIT DHE FRYME E PARE E SHQIPTARIZMIT…!

ZEF PERGEGA

          Prof. Dr. Gjon Kelmendi eshte nacionalisti i fundit ne mergaten e Detroitit e ndoshta nga me te rallet ne Amerike, i cili e manifeston dhe e mbron me frymen e vet gjithe kontributin e figurave nacionaliste shqiptare ne boten e lire, per nje bashkim kombetar,

per çlirim nga ajo mortaje dhe per Pavaresine e Kosoves. Te shkruash per te kerkon nje impenjim kohor e profesional, mbasi Gjoni eshte nje arshive e gjalle e nacionalizmit, me nje kujtese  nga me fenomenalet qe kam njohur ne jeten time gazetareske, dhe nje nga me te zjarrtit, zjarr qe nuk i shuhet kurre, per te ndihmuar çdo njeri qe eshte ne rrugen e drejte te çeshtjes kombetare. Por, Gjoni eshte i ndjeshem, madje thellesisht i ndjeshem dhe vlug shpirteror dhe, si te gjithe burrat idealist, ne nje moment edhe mund qe loti ta tradhetoje burrin…, por ne kete rast tradhetia eshte pozitive!

    Keshtu ndodhi kur  kaloi papritmas ne jeten e pasosur Mark Martini, nje nacionalist dhe nje njeri atdhetar, qe kishte punuar ne sherbimet Amerikane. “N a iku Marku, iku nje nacinalist me pak, por frymen e ka lene nder ne “ – sikur Gjoni po fliste me te tek shikonte fotot nga veprimtarite e shumta ne nje stende ne Funeral Home. Edhe Marku, edhe shoket e tij nen moshe kishin kaluar kufirin dhe kishin mberritur ne Amerike, ashtu siç mberriti familja e tij. Vuajtjet i kthyen ne motiv kombetar. Keto ishin edhe njerezit e dijes  dhe Prela, babai i Gjonit, duke e pare se mungonte nje ambjet per shkollen shqipe ai i adapotoi dy dhomat e veta per nxenesit qe te mesonin gjuhen e nanes, se me ate gjuhe, fshehtas i kenduan Lahutes nen ish Jugisllavi. Ne ato dhoma dha mesim bashkeshortja e Kolec Pikolinit per disa vjet.

   Gjoni ka brenga shume qe i mund me impulsin e vet, me vrullin e vet dhe mese shumti me bukurine e shpirtit dhe te fjales se vet. Nje nga ato eshte se ka mbetur ende i plotesuar amaneti i Ernest Koliqit, Martin Camajt e Arshi Pipes, si dhe i perkthyesit Petro Zhejit, te cilet e donin Gjonin , qe kur ishte i ri, per mendimet e pjekuara dhe deshiren qe ai kishte per vendin dhe shkollimin, per te bere te mundur qe vepra e tyre te shkruhet dhe te botohet. Ndoshta me daljen ne drite e projekteve te tij, historia e emigracionit do te jete disi ndryshe. Fitorja e komunizmit mbi nacionalizmin, i dyti ka vepra te medha  e ai gjakatari  ka nenshkrime me plumb e gjak, eshte e perkohshme dhe  e verteta do te triumfoje. Nacionalizmi eshte sulmuar ashper eshe nga pseudopatriotizmi, qe Gjoni nuk e honeps ne asnje aspect. Gjoni, ky specialst i diplomuar dhe me kurse edhe jashte Amerike, eshte nje nga ekpertet me te dalluar te arsimit ne Amerike. Studimet dhe mendimet e tij per revolucionin arsimor ne Amerike eshte vlesuar me dekorate edhe nga Shtepia e Bardhe. Familja e tij ka nje kontribut  per katolicizmin shqiptar dhe pervuajtjen gjaktare te klerit katolik nga regjimet diktatoriale shqiptare dhe jugosllave, pervoje qe Gjoni e ka çuar me tej derisa shteti i Vatikanit e ka dekoruar pikerisht per kete kontribut. Gjoni njihet edhe si heroi i demostratave dhe strateg i udheheqjeve te tyre per demokraci. Me ardhjen e demokracise ne Shqiperi i jane afruar poste te larta, por nuk ka pranuar. “Nuk kam luftuar per poste, posti me i madh eshte prosperiteti i kombit tim!”- ka thene ai

    Gjoni eshte i dretperdrejt ne bisede. Nuk mban rezerva dhe as njeanshemeri. Ka shume miq…miq ata qe jane te drejte dhe atdhetar..ai ndeshet, si sot e sikur dje, po me ate force me çdo armik e tradhetar. Ka shkruar revista “Kuvendi’, e “Albdreams.net”, por nuk e pashe nje media tjeter dhe as nje television ta intervistonte kete mendjendritur te nacionalizmit shqiptar! Gjoni ka patur lidhje te ngushte me figurat meshtarake  si Zef Oroshi, Prek Ndrevashja, Adrea Narkaj dhe ato te klerit musliman si Vehbi Ismaili, Baba Rexhepi etj.

    Ne megrim ai botoj shume artikuj dhe me ne fund revisten “Ora” e cila u kthye ne nje shkolle model te gazetarise shqiptare, duke marre pervoje nga modeli amerikan. Kjo reviste mund te thuhet se ishte ora endrrimtare e demokracise shqiptare e Kosovare, ndaj e priti dhe bisedoj gjate me Rugoven ne Washington. DC. Gjoni i ka te hapura dyert ne Shtepine e Bardhe dhe me dashamiresine e tij, elekuencen dhe menyren e trajtimit te ngjarjeve dhe fenomenve  ne sherbim te çeshtjes kombetare ktheu ne vemendje shume kongresite e senator amerikane. Ai, ne shkrimet e veta dhe ne takimet e demaskoj fytyren gjakatare te ulkonjes serbe  ndaj kombit tone. Kjo reviste u botua ne vitin 1981 ne kohen e demostratave te studenteve ne Prishtine dhe zani saj buçiti neper  auditoret per liri e demokraci. E di se dekoratat i marrin  te tjeret pas lufte, se ky eshte nje ves fundrrine per njerezit qe drejtojne . Ata dine te bejne per poltronin e vet, mohojne punen dhe vepren e te tjereve, por kontributi i Gjonit nuk shkrihet si kripa ne uje, se eshte deti i madh i punes se tij qe e nxjerr ne breg. Ky njeri i ka bere nje sherbim kauzes se lirise  dhe, qe nuk eshte shperblyer ne asnje aspekt. Gjoni u tha shokeve , kur pa studentet qe gjakoseshin ne sheshet e Prishtines se: “Ne jemi te afte, sot ne kete shtet te lire, te bejme dicka per popullin tone!” Nga viti 1986 -1991 revista “Ora” doli dy here ne vit me 45- 60 faqe, ndersa numeri i pare doli me 52 faqe. Ai bashkepunoi ne organizmin e demostratave edhe me patriotin Zef Mehilli. Per 20 vjet dha mesim ne shkollat e Detroit dhe si anetar shkencor i “Albanological Institute Of America”

Me inisiativen e Prof Dr. Gjon Kelmendit si krytar i deges se Vatres numer 33 ne Detroit, u organizue 75 –vjetori i gazetes “Dielli” e tash dalin dielltharet te bejne historine , duke anashklauar elitaret e ketij aktiviteti dhe shume ngjarjeve patriotike me rendesi kombetare, per te cilat eshte protagonist i vijes se pare edhe Gjon Kelmendi. Festimi i 75- vjetorit te Diellit ishte ngjarja me e rendesishme kuturore ne diasporen shqiptare te Amerikes. Me kete rest folen editori Xhevat Kallajxhi, Gjon Kelmedi, Vasel Ujka, Prof. Prek Gruda, Bajram Cunmulaj, Fehmi Kokalari, Gjek Gjonlekaj etj. Me kete rast Gjon Kelmendi, si ktytar i Vatres dhe Fehmi Kokalari si sekretar, botuan nje broshure qe titullohet: “1984 Vatra Conventoin”, ne te cilat jane 36 foto bardh e zi mbi kete aktivitet. Prof. Dr. Gjon Kelmedi eshte syri qe ben drite akoma , ku ne mund te lexojme mesazhet e ngrohta te Rilindjes Kombetare dhe te nacionalizmit shqiptar. Bekime per vepren e tij qe frymon e frymezon akoma. Dite te mira per ty dhe femijet, i nderuar Gjon, edhe si mik te mire qe te kam, se gjithmone ke kontribuar e vlersuar krijimtarine time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *